Të dielën përfundoi në Pekin prova e dytë e përgjithshme për aktivitetin madhështor për të shënuar 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore, bëri të ditur qendra mediatike e kësaj veprimtarie.
Në provën e mbajtur nga ora 17:30 e së shtunës deri më 3:30 të mëngjesit të së dielës në sheshin “Tiananmen”, morën pjesë rreth 40 mijë veta, duke përfshirë si pjesëmarrës në provë, ashtu edhe personel që ofroi mbështetje në vend.
Organizatorët thanë që prova e dytë, duke u bazuar te e para, ka përfshirë më shumë elemente e pjesë dhe të gjitha proceset u organizuan në mënyrë të rregullt e të bashkërenduar, duke arritur synimet dhe duke testuar më tej veprimet organizative, logjistike e komanduese.
Aktiviteti madhështor, i cili do të përfshijë një paradë ushtarake, është planifikuar për në datën 3 shtator në sheshin Tiananmen”./cgtn