• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Edicion Special (Azerbajxhan)

Azerbajxhani dhe konflikti me Armeninë për rajonin e Nagorno-Karabakut!

26 Shtator, 2025
in Edicion Special (Azerbajxhan), FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Dr. Enver Bytyçi| ARGUMENTUM

Azerbajxhani është një vend me një pozitë shumë të rëndësishme gjeopolitike dhe gjeo-ekonomike në rajonin e Kaukazit dhe më gjerë. Për herë të parë, ky vend shpalli pavarësinë në vitin 1918, menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, por dy vjet më vonë u aneksua nga ish-Bashkimi Sovjetik. Nga viti 1920 deri në vitin 1991, kur shpalli sërish pavarësinë, Azerbajxhani ishte pjesë e perandorisë komuniste të Moskës.

Ish-Republika Sovjetike e Azerbajxhanit ishte ndër të parat nga 15 republikat që kishte BRSS-ja, që shpalli pavarësinë në vitin 1991, ndërsa perandoria po shpërbëhej. Pas pavarësisë, Azerbajxhani nuk pati konflikte të mëdha me Armeninë. Megjithatë, gjatë periudhës sovjetike dhe deri vitin e kaluar, Azerbajxhani pati një konflikt të zgjatur dhe shumëvjeçar me ish-Republikën Sovjetike të Armenisë, e cila gjithashtu u bë e pavarur me shpërbërjen e ish-BRSS-së. Shkaku i këtij konflikti ishte rajoni i Nagorno-Karabakut, i cili është i banuar në shumicë nga një popullsi armene. Ky rajon kishte autonomi brenda Republikës Sovjetike Socialiste të Azerbajxhanit.

Por pas shpalljes së pavarësisë, Republika e Armenisë shpalli pretendimet e saj ndaj Nagorno-Karabakut, duke kërkuar që ky rajon t’i bashkohej Republikës së Armenisë. Fillimisht, ishte kreu i qeverisë së Nagorno-Karabakut, Gurkassjan, i cili në vitin 1991 akuzoi Azerbajxhanin për shkelje të autonomisë së kësaj republike. Ai deklaroi se armenët e këtij rajoni, ashtu si edhe ata të Armenisë, e shohin veten si një komb të vetëm, duke predikuar bashkimin e Nagorno-Karabakut me Armeninë.

Republika e pavarur e Azerbajxhanit i mohoi akuzat, jo sepse kishte frikë nga bashkimi i Nagorno-Karabakut me Armeninë. Ky bashkim ishte tërësisht i pamundur, pasi kufijtë e rajonit me shumicë armene dhe ata të shtetit armen nuk përkojnë. Një bashkim i një rajoni, i njohur si pjesë e shtetit të Azerbajxhanit, me një shtet tjetër, në këtë rast Armeninë, ishte absurd për t’u menduar, e lëre më për t’u zbatuar.

Megjithatë, autoritetet armene, si në rajon ashtu edhe në Armeni, ushqyen për dekada me radhë iluzionin e bashkimit të Nagorno-Karabakut me Armeninë. Në këtë përpjekje, ata gjetën mbështetje nga disa vende evropiane, por edhe nga Rusia. Rusia mbështeti ambiciet e armenëve të Nagorno-Karabakut për të mbajtur ndezur një vatër konflikti në Kaukaz. Mbajtja aktive e vatrave të konfliktit ka qenë gjithmonë një strategji e Federatës Ruse, me shpresën se në një situatë të favorshme mund ta përdorë atë zonë konflikti për interesat e saj ekspansioniste. E njëjta gjë ndodh, për shembull, në Ballkan me dy vatrat e konfliktit: atë të Kosovës me Serbinë dhe të Republikës Serbe me Federatën e Bosnjës.

Nga ana tjetër, kërkesat e qytetarëve armenë të Azerbajxhanit ishin jashtëzakonisht të parealizueshme. Me kërkesat e tyre ekstreme, armenët në këtë rast, në vend që të fitonin një autonomi substanciale në këmbim të pranimit dhe respektimit të Republikës së Azerbajxhanit, u përqendruan në refuzimin e shtetit dhe tërësisë së tij territoriale. Megjithatë, pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1991, Azerbajxhani u njoh nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së si një shtet i pavarur, me respekt të plotë për integritetin e tij territorial.

Sidoqoftë, Presidenti i Armenisë, Robert Koçaryan, deklaroi në vitin 2003 se “Azerbajxhanasit dhe armenët nuk mund të jetojnë bashkë, pasi nuk e pranojnë etninë e njëri-tjetrit.” Kjo deklaratë u kritikua ashpër në atë kohë nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, anëtare e të cilit është edhe Armenia.

Mosmarrëveshjet vazhduan për shumë vite dhe dekada. Ato lidhen gjithashtu me të ashtuquajturin kthim të refugjatëve armenë në vendbanimet e tyre në Nagorno-Karabak, çka u kundërshtua nga Baku, kryesisht për shkak të rritjes së numrit të këtyre refugjatëve nga ana e Armenisë. Kjo të kujton numrin e refugjatëve serbë që u larguan nga Kosova, të cilët autoritetet e Beogradit i konsiderojnë si 235,000, ndërkohë që në Kosovë në vitin 1991, sipas regjistrimit të qeverisë serbe, jetonin vetëm 209,000 serbë. Dhe nëse kësaj shifre prej 235,000 ia shtojmë edhe 105,000 serbët që nuk u larguan nga Kosova, atëherë del që në Kosovë gjatë luftës së fundit jetonin 340,000 serbë, pra 130,000 më shumë sesa numri real.

Në vitin 2010, komuniteti ndërkombëtar ndërhyri seriozisht për të zgjidhur konfliktin përmes negociatave ndërmjet dy shteteve. Këshilli i Evropës, përmes rezolutës 2216, mirëpriti vendimin për bisedime të drejtpërdrejta ndërmjet presidentit të Azerbajxhanit dhe atij të Armenisë në atë kohë dhe bëri thirrje për kthimin e refugjatëve armenë në Nagorno-Karabak. Gjithashtu kërkoi vendosjen e trupave paqeruajtëse në këtë rajon pas arritjes së një marrëveshjeje. Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në tre nga rezolutat e tij, deklaroi se Nagorno-Karabaku i përket Azerbajxhanit.

Që nga ajo kohë, bisedimet kanë vazhduar mes dy presidentëve dhe delegacioneve të të dy vendeve, deri në fillim të vitit 2024, kur u arrit marrëveshja për zgjidhjen e konfliktit në favor të Azerbajxhanit. Gjatë kësaj periudhe 13-vjeçare, pati shumë episode dhune dhe humbje jete. Më 13 mars 2025, palët informuan publikun se kishin rënë dakord për kushtet e paqes dhe se Republika e Armenisë e njeh Nagorno-Karabakun si pjesë sovrane të shtetit të Azerbajxhanit. Ndërkohë, në gusht të këtij viti, presidenti amerikan, Donald Trump, ftoi në Shtëpinë e Bardhë presidentët e të dy vendeve, ku u nënshkrua një marrëveshje shtesë paqeje, në të cilën Azerbajxhanit i njihet gjithashtu e drejta për të përdorur korridorin e Sangesurit, që kalon nëpër Armeni, për tregti me Turqinë dhe vende të tjera. SHBA do të jetë fuqia garantuese e kësaj marrëveshjeje që përfshin përdorimin nga Azerbajxhani të korridorit armen për tregti.

Por arritja e marrëveshjes është gjithashtu një kontribut i Republikës së Turqisë dhe presidentit të saj, Recep Tayyip Erdoğan, i cili me metodat e tij diplomatike arriti të neutralizojë ndihmën ruse ndaj Armenisë. Kjo bëri që Armenia të shprehë një lloj revolte ndaj Moskës dhe të konsiderojë qëndrimin e saj të tërhequr si një “tradhti”. Megjithatë, duhet marrë parasysh se vetë Armenia në këtë kohë ishte afruar shumë me Francën dhe disa vende të tjera evropiane, gjë që binte në kundërshtim me marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet presidentëve të Rusisë dhe Francës.

Mësimi thelbësor që vjen nga ky konflikt është se pakicat duhet të luftojnë për të drejtat e tyre, por gjithmonë në përputhje me kushtetutën e vendit ku jetojnë. Nëse ndodh që një pakicë e caktuar nuk e pranon bashkëjetesën, atëherë zgjidhjet mund të jenë të dhimbshme. Armenët e Azerbajxhanit refuzuan për më shumë se tre dekada të integroheshin në shtetin e tyre, dhe si rezultat, ata humbën përfundimisht edhe autonominë territoriale. Duke u bërë tepër armiqësorë ndaj popullsisë shumicë, një numër i madh i tyre u largua drejt Armenisë pas marrëveshjes. Ky largim ishte gjithashtu një refuzim i bashkëjetesës me azerbajxhanasit.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
NATO headquarters in Brussels with 32 flags
Bota

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026
FOKUS

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026

Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

11 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.