Importet dhe eksportet totale të mallrave të Kinës në terma të denominuar në juanë, u rritën në 33.61 trilion juanë (rreth 4.73 trilion dollarë) në nëntë muajt e parë të 2025, një rritje vjetore prej 4%, treguan të hënën të dhënat zyrtare.
Shkalla e rritjes u përshpejtua nga një rritje prej 3.5% e regjistruar në tetë muajt e parë të vitit, sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës.
Eksportet e mallrave udhëhoqën zgjerimin e përgjithshëm gjatë periudhës janar-shtator, duke u rritur me 7.1% krahasuar me atë të vitit të kaluar në 19.95 trilionë juanë, ndërsa importet qëndruan në 13.66 trilionë juanë, një rënie e lehtë prej 0.2%.
Vetëm në shtator, importet dhe eksportet e mallrave të Kinës u rritën me 8% krahasuar me atë të vitit të kaluar në 4.04 trilion juanë – duke shënuar rritjen më të lartë mujore deri më tani këtë vit.
foto nga VCG
Që nga fillimi i vitit 2025, tregtia e jashtme e Kinës ka ruajtur një trend të qëndrueshëm dhe pozitiv zhvillimi, në një mjedis të jashtëm kompleks, u shpreh gjatë një konference shtypi Wang Jun, zëvendëskryetar i Administratës së Përgjithshme të Doganave.
Zgjerimi i tregtisë së mallrave të Kinës është përshpejtuar tremujor pas tremujori, me shkallën e rritjes që arrin në 6% në tremujorin e tretë të këtij viti, pas rritjeve prej 1.3% dhe 4.5% në tremujorin e parë dhe të dytë tha Wang.
foto nga VCG
Përveç kësaj, Wang theksoi gjithashtu se tregu i tregtisë së jashtme i Kinës është bërë më i diversifikuar. Në nëntë muajt e parë të vitit 2025, tregtia e mallrave e Kinës me vendet partnere të Nismës “Një brez, një rrugë” arriti në 17.37 trilion juanë – 6.2% më e lartë se një vit më parë, zbuluan të dhënat e administratës.
Tregtia me ASEAN, Amerikën Latine, Afrikën dhe Azinë Qendrore u rrit përkatësisht me 9.6%, 3.9%, 19.5% dhe 16.7% nga viti në vit, ndërsa ajo me ekonomitë e tjera në Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor u rrit me 2%./CGTN





























































