• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Bota

Nga Uganda në New York: Ngritja e Zohran Mamdanit

14 Nëntor, 2025
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Matija Sheriç- actualitica.com[i]

“Dielli ndoshta doli sonte mbi qytetin tonë, dhe, sikurse ka deklaruar njëherë Eugen Debs: ‘Shoh agimin e një dite më të mirë për njerzimin’”. E filloi kështu, me citimin frymëzues të socialistit të famshëm amerikan, fjalimin e tij të fitores kryetari i i sapozgjedhur bashkisë së New York Citit (NYC). Kur në natën mes 4 dhe 5 nëntorit u bë e  qartë së Kryetari i ri i bashkisë së qytetit më të madh amerikan u bë socialisti demokrat Zohran Mamdani, pamja politike e Amerikës ndryshoi në mënyrë drastike. Domethënë, në shkimin të parë nuk ndodhi asgjë revolucionare, meqënëse në nivel federal të Shteteve të Bashkuara ende vazhdojnë të sundojnë në mënyrë sovrane Donald Trumpi dhe republikanët e tij. Megjithatë, fitorja e majtistit populist jokonvencional mund të paralajmërojë ndryshime tektonike në ShBA. A mos ndoshta vërtetë do të vinë ditët për të cilat bëjnë fjalë Debsi dhe Mamdani, këtë mbetet t’a shohim, por mund të vinë ditë të mëdha ndryshimesh politike të papara më parë në ShBA.

Nga Trumpi deri te Mamdani

Fiks një vit pas fitores bindëse të Trumpit në zgjedhjet presidenciale, tani një fitore të ngjashme bindëse mori edhe antipodi i tij në zgjedhjet lokale. 34 –vjeçari politikani njujorkez me prejardhje ugando-indiane fitoi me 50,5 përqind të votave si kandidat i partisë demokrate; në vend të dytë doli i pavaruri Andrew Cuomo m 41,6% të votave, ndërsa i treti republikani Curtis Sliwa me 7,1 përqind të votave. Mamdani kësisoj u bë kryetari më i ri i njujorkez i bashkisë pas vitit 1892 dhe i pari indiano-amerikan dhe musliman në këtë pozitë të rëndësishme.

Fitorja e Mamdanit në NYC mund të inicojë lëvizje politike të cilët me kalimin e kohës do të kufizojnë dhe do t’i japin fund sundimit të Trumpit, lëvizjes MAGA dhe republikanëve. Dhe jo vetëm kësaj. Ndoshta pas disa vitesh Amerika mund të ecë në shtigje majtiste te të cilat nuk ka shkelur kurrë më parë. Si është e mundur një gjë e tillë? Përgjigjen ndoshta mund t’a marrim te personazhi i kryetarit njujorkez të bashkisë dhe në përditshmërinë ndezëse politiko shoqërore të ShBA-ve.

Fillime të thjeshta në Afrikë

Kur me 18 teëtor 1991, në Kampala, kryeqyteti i Ugandës, lindi fëmija e antropologut indiano-ugandez dhe akademikur Mohmood Mamdani dhe i bashkëshortes së tij, regjizores indiane të filmave Mira Nair, nuk kishte njeri që mund të parashikonte se kishte lindur kryetari i ardhshëm i New Yorkut. Duket si histori filmi, joreale në jetë; megjithatë, nganjëherë edhe realiteti është më emocionues së vetë filmi. Emri i plotë, Zohran Kwame Mamdani, i lindur në një familje të diasporës indiane në Afrikë. I ati është musliman shiìt nga Gujarata, ndërsa e ëma hinduiste nga Panxhabi. Pra lindje në një familje multietnike dhe multifetare e cila përcaktoi flurudhën e tij jetësore, njësoj si edhe banimi në shtete të ndryshme gjatë rrijtes së tij.

Qëkur ishte i vogël, Mamdani i ishte vënë epiteti “njeriu i botës”. Që pesë vjeç familja e intelektualëve nga Uganda shkoi për të banuar në Republikën e Afrikës së Jugut, më saktë në kryqytetin e saj Kejptaun. Atije i ati, Mahmoodi fitoi një vend pune si kryetar i studimeve afrikane në universitetin e këtij qyteti. Në fund të viteve 1990-të, menjëherë pas heqjes së aparteidit, Zohrani për dy vite me radhë mësoi në një shkollë tetëvjeçare private. Për herë të parë në jetën e tij ai mundi të shihte pabarazinë në jetën e fëmijëve dhe të të rriturve në vend. Ai pati fatin se ishte fëmijë i një familjeje të kamur, gjë që, për fat të keq, nuk janë shumica e fëmijëve të Kejptaunit dhe Afrikës së Jugut. Shumica jetonin  në kushtet e varfërisë së rëndë dhe mungesës së perspektivës. Megjithëse apartiedi u hoq, pabarazitë nuk u zgjidhën atëherë, e nuk janë zgjidhur as sot e kësaj dite.

Zhvendosja me banim në Qytetin i cili nuk flen kurrë

Familja kaloi vetëm dy vite në Afrikën Jugore të paqëndrueshme dhe në vitin 1998 shkuan për të banuar në New York City. Familja u zhvendos me banim në lagjen Morningside Heights –ana perëndimore e Manhatanit të Sipërm. Sipas fjalëve të vetë Mamdanit ai kishte një fëmijëri të privilegjuar: “Kurrë nuk më ka munguar asgjë, por gjithsesi e dija se kjo në asnjë mënyrë nuk është realiteti i shumicës së njujorkezëve”. Në lagjen ku banonte mësoi në shkollën private për fëmijë (Shkolla bankare për fëmijë) i cila nuk ishte e aksesueshme për të gjithë për vetëm për fëmijët nga familjet e pasura. Në një palë zgjedhje shkollore kandidoi si kandidat i pavarur. Agjenda e tij “politike” ishte ajo kundër luftës dhe mbështetja për të drejta të barabarta dhe përgjegjësi për të gjithë nxënësit. Në moshën 12-vjeçare përkohësisht u rikthye në Ugandë ku kaloi një vit sëbashku me të atin (i cili ishte atje me pushime zyrtare), por edhe me gjyshin dhe gjyshen. Me ata pati rastin të mësonte më mirë dhe të dinte trashëgiminë familjare. Gjithsesi ishte një banim për një kohë të shkurtër. Flurudha e tij jetësore mbeti e lidhur me New Yorkun.

Ditët studentore

Në moshën 19 vjeçare përfundoi shkollën e mesme në Kingsbridge Heightsu në lagjen Bronx. Gajtë shkollimit në këtë institucion themeloi ekipin e kriketit, luajti futboll dhe kandidoi për president të organizatës së nxënësve. Pastaj shkoi në fakultet në Bowdoin College në shetin federal Maine, kur themeloi degën e organizatës studentore propalestineze Studentët për drejtësinë në Palestinë. Duket qartë se qysh atëherë u zhyt thellë jo vetëm në politikën amerikane por edhe në atë botërore. Kjo është e dukshme edhe nga fakti se ishte reporter/bashkëpuntor i rregullt i gazetës studentore The Bowdoin Orient, ku shkruante për politikën, kulturën dhe sportin në rubrikën e tij “Kolumna e Kwames”. Është interesante se emrin e mesëm Kwame e mori sipas emrit të presidentit të parë të Ganës, Kwame Nkruma. Sikur që atëherë, në fillim  të jetës, të ishte i paracaktuar për gjëra të mëdha.

Formimi i qëndrimeve politike

Megjithëse vinte nga një familje e pasur dhe kozmpolite, ecja përpara socialo-politike e Mamdanit gjithsesi nuk ishte e garantuar. Si do të ishte sikur prindërit e tij të mos ishin indianë por amerikanë. Gjatë ditëve studentore nëpërmjet punës së tij gazetareske dhe publicistike ai lëmoi qëndrimet e tij politike të cilët në përgjithësi hynë në rrjedhën e obsionit të matur radikal majtist. Në fillim të vitit 2014, shkroi artikullin e tij komentues në gazetën amerikane Bangor Daily News. Në këtë artikull ai ftoi Universitetin Bowdin që t’i bashkohet bojkotit të Izraelit të cilin e kishte inicuar Shoqata Amerikane për studime amerikane (ASA) dhe kritikonte dekanin e fakuletit Barray Mill që nuk e kishte bërë një gjë të tillë. U diplomua në viin 2014, duke fituar titullin e shkallës së parë për studime afrikane. Këtu, disi në mënyrë të papritur, ndaloi edhe arsimimin e tij formal.

Hyrja në politikë

Mamdani hyri me ndrojtje në politike dhe këtë e bëri si aktivist politik në vitin 2015. Ato vite punoi si vullnetar në fushatën e kandidatit demokrat Alija Najmi në zgjedhjet e veçantë për këshillin e qytetit. E motivoi fakti se Najmin e mbështeste Heems, reperi njujorkez më prejardhje indiane. Dy vite më vonë i’u bashkuar degës së njujorkeze të organizatës Socialistët Demokratë të Amerikës (DSA). Pastaj punoi në fushtën e socialistit demokrat Khader El-Yamatem (pastor luteran me prejardhje palestineze) për këshillin qytetës të NYC. Meëgjithëse kanidimi ishte i pasukseshëm kjo nuk e largoi idealistin e ri nga politika.

Përfshirja e tij në DSA është pasojë e faktit se qëndrimet e kësaj organizate lidheshin me ato të tijat: socializëm+mbështetje Palestinës. Mamdani nuk ishte i vetëm në këtë drjtim. Këto janë ndrime (lufta për një Amerikë më të drejtë nga ana shoqërore dhe e drejta e popullit palestinez) që motivojnë shumë amerikanë të rinj, jo vetëm ata me prejardhje muslimane, në një aktivizëm politik të një forme tëre.

Kthim në art

Për njëfarë kohe i’u kthye ujërave muzkore dhe filmike, gjë që nuk është e çuditshme po të kemi parasysh prejardhjen e tij, mësoi, kompozoi dhe këndoi muzikë rap me emrin e artit Young Cardamom, veçanërisht në vitit 2016 dhe 2017. Bashkëpunoi me disa reperë ugandezë. Gjithashtu ishte edhe autor i kolonës muzikore të filmit Queen of Katëe (2016.), të nënës së tij regjizores Mira Nair. Ishte ndihmës rregjizori i tretë në këtë film. Për punën e mirë në këtë film u nominua për çmimin Guild of Music Supervisors Awards. Megjithëse shfaqi prirje të adhurueshme muzikore, në vazhdim të karrierës së tij i’u përkushtua plotësisht dashurisë së tij të parë – politikës.

Zohran Mamdani punoi edhe në dy fushata zgjedhore të cilat nuk patën ecurinë e dëshiruar. Në vitin 2018 mori rolin udhëheqës në fushatën e Ross Barkanit në garën kurajoze për senatin e Shtetit federal të New Yorkut dhe një vit më vonë dha gjithçka nga vetja si organizator terreni në fushatën e tensionur dhe pothuajse fitimtare të socialistet demokrate Tiffany Cabán për prokurore të qarkut Queens. Megjithëse këto gara politike nuk përfunduan me fitore, përkushtimi dhe energjia e Mamdanit në luftë për qëllime progresive shfaqën vendosmërinë dhe pasionine  tij për një shoqëri më të drejtë.

Luftëtar për të drejtat e të varfërve për banesë

Para se në fundin e vitit 2019 të hynte 100 përqind në botën e politikës, në kuptimin si politikan i cili kërkon një funksion publik, Mamdani punoi si këshilltar për çështjet e banimit, i përkushtuar për të ndihmuar emigrantët me të ardhura të ulëta në Queens të cilët ballafaqoheshin me humbjen e shtëpive. Dëshmoi në mënyrë ditore për luftën e familjeve që luftonin me ngërç për një çati mbi kokë. Ishte pikërisht kjo eksperiencë, sikurse shprehet edhe vetë, që e frymëzoi për të kandidaur për pozicione politike, në mënyrë që të përballej me efektivitet me krizën në rritje të banimit dhe bërjen e një banese të aksesueshme për të gjithë.

Mamdani bëhet këshilltar i shtetit deferal

Në muajin tetor të  vitit 2019, Mamdani bëri publik faktin se do të kandidonte si deputet e Asamblesë së shtetit të New Yorkut (dhoma e ulët e parlamentit të këtij shteti), konkretisht në  distriktin 36 i cili përfshin Island City dhe Astorijan. Mori mbështetjen e socialistëve demokratë të Amerikës (DSA). Kjo nuk të çudit meqënëse ai kishte marrë pjesë në fushata me platformë e cila propagandonte administrimin publik mbi shërbimet publike, reformën e policisë dhe sistemin e burgjeve dhe reformën e sistemit të banimit. Fitoi në zgjedhjet e vitit 2020, ndërsa në vitet 2022 dhe 2024, nuk pati kundërkandidatë. Funksionin e përfaqësuesit në Asamblenë e shtetit të New Yorkut e mori me 1 janar 2021. Në muajin maj të vitit në vazhdim ai ishte propozuesi kryesor i 20 propozimeve ligjore në Asamblenë e New Yorkut, tre nga të cilët u bënë ligje, dhe si bashkëthemeules mbështeti edhe 238 propozime, duke shfaqur kësisoj angazhimine  tij në krijimin e ndryshimeve konkrete nëpërmjet ligjshmërisë. Është antar i qarkut demokratik musliman në New York dhe antari i 9-të i Klubit të socialistëve njujorkezë – domethënë politikanë antarë të DSA-së që kryejnë funksione publike. Si antar i Asamblesë, mori pjesë në vënien në lëvizje të projektit pilot për shërbim  urban të udhëtimit me autobuzë pa pagesë dhe i’u bashkua grevës së urisë që organizuan shoferët e tyaksive.

Deklaratë për të fituar në qytetin më të madh të ShBA-ve

Meqënse ishte këshilltar i spikatur në Asamblenë e shtetit federal, nuk ishte e papritur që në muajin tetor të vitit 2024 të paraqiste kandidaturën për kryetar bashkie në Qytetin që nuk flen kurrë. Megjithëse në fillim shumë njujorkezë nuk kishin dëgjuar asgjë për Mamdanin, me kalimin  e kohës ai mori gjithnjë e më shumë  rëndësi dhe mbështetje. Shkaku ishte agjendja e tij politike radikale dhe realiteti i mugët, si nujorkez ashtu edhe amerikan. Nga njëra anë, jeta në qytetin me të madh amerikan (me gjithsejt 8,4 milionë banorë) nga viti në vit bëhej gjithnjë e më e vështirë, sidomos për ato shtresa të popullsisë që i quajmë klasë e mesme dhe e varfër. Nga ana tjetër, Mamdani ofronte zgjidhje konkrete.

Jeta në NYC – dështim i ëndërrës amerikane

Mund të thuhet lirisht se në 10-15 vitet e fundit, ëndërra amerikane për shumicën e qytetarëve të NYC ka dështuar plotësisht. Kujtojmë se ëndërra amerikane është një prej ideve kryesore mbi të cilën bazohen ShBA-të, dhe sipas saj secili, pa marrë parasysh prejardhjen e tij, mund të arrijë sukses dhe jetë më të mirë nëpërmjet punës, mundit dhe vendosmërisë. Kjo nuk është më kështu. Plaga kanceroze e NYC janë çmimet e qerave dhe blerja e banesave. Qeraja mesatare mujore e banese një dhomë e një guzhinë në Manhatan i kalon 4.000 dollarët, ndërsa dikur banesa të kësaj madhësie ishih tejet më të lirë. Njëkohësisht taksat për pronat e paluajtëshme dhe shpenzimet për mirëmbajtjen rriten. Çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe ngrohjes në New York janë ndër më të lartat në ShBA. Gjatë dimrit çmimi i ngrohjes mund të arrijë njëqind dollarë në muaj për një familje mesatare. Çmimet e mallrave bazë në dyqane sikurse është Trader Joe’s ose Whole Foods rriten në mënyrë konstante, ndërsa restorantet dhe kafenetë shënojnë  shtrenjtim të shërbimeve me 10-15 përqind në vitet e fundit. Karta mujore për udhëtimin me metró dhe autobuzë shtrenjtohen, ndërsa ndodhin shpesh vonesa dhe defekte të cilët e rëndojnë akoma më shumë jetën e përditëshme të punëtorëve që varen nga udhëtimi publik. Shumë banorë të klasës së mesme duhet të paguajnë me mijëra dollarë në vit për sigurimet, ndërsa ndihma e shpejtë mjeksore shpesh herë është e paarritshme për të varfërit. Shpenzimzet gjithnjë e më të mëdha përfshijnë jo vetëm ushqimin, transportin dhe mjekimin, por edhe veshjet, shkollimin, aktivitetet e fëmijëve dhe shërbime  të tjera bazike gjë që godet në mënyrë të veçantë ata me të ardhura të ulëta. Vitin e kaluar inflacioni në NYC arriti në 4,3 përqind, gjë që është mbi mesataren kombëtare. Krahas gjithë kësaj, president i ri në muajin janar 2025 u bë djathtisti Donald Trump të cilin shumica e njujorkezëve që janë të orientuar majtas (liberalë, progresistë ose socialistë) nuk e duan aq shumë. Është hapur kësisoj një hapësirë për suksesin e ndonjë anti Trumpisti.

Politikani i ri ëndërrimtar ofron ilaç

Mamdani është pikërisht ai soji i politikanëve të cilin shumica e qytetarëve të Mollës së Madhe mezi e kanë pritur. Ka ofruar zgjidhje konkrete për problemet e përditëshme të njujorkezëve, ndërkohë që është në kontrast të plotë politik në raport me Trumpin. Politikani i ri njujorkez me prejardhje indiane i ka dhënë formë fushatës së tij parazgjedhore duke u bazuar në disa postulate bazë: çmimi minimal i orës së punës 30 dollarë deri në vitin 2023, reforma e sigurisë publike, ngrirja e çmimeve te qerave të banesave, transport me autobuzët qytetës pa pagesë për të gjithë, hapjen e dyqanve të shitjeve me pakicë (pesë për çdo qark njujorkez – Bronks, Brooklyn, Manhattan, Queens dhe Staten Island) me çmime të koordinuara, përkujdesje universale për fëmijët (çerdhet, kopështet e fëmijëve, përkudjesja shëndetsore) dhe ndërtimi i 200 mijë banesave të reja etj. Sipas planit të Mamdanit, dyqanet qytetëse do të ndihmojnë për thyerjen e rritjes së çmimit të ushqimeve sepse do të përdorin truallin  pronë e qytetit, do të marrin mallrat me çmimet e shumicës dhe pronarët nuk do të paguajnë taksa për pronat e paluajtëshme. Në mënyrë që të sigurojë ndihmë për mbulimin e financimit të këtyre projekteve Mamdani ka ideuar taksimin e korporatave dhe individëve që fitojnë më shumë se një milion dollarë në vit.

Majtist radikal

Nëse marrim  parasysh të gjithë këto qëndrime politike, politikani 34-vjeçar do të mund të përshkruhej si socialist demokrat, progresist, populist dhe deri diku si majtist radikal. Këto përcaktime përforcohen me faktin se mbështet ligjin gjithëpërfhsirës mbi shëndetsinë i cili do të ndalonte diskriminimin e bazuar ne etni, seks, moshë, përfshirë edhe të drejtat e reproduktivitetit. Megjithëse si aktivist politik në fushatat e demokratëve të tjerë dhe gjatë punës në Asamble ka mbështetur heqjen e fondeve për policinë, si kandidat për kryetar bashkie ka mbështetur punën e Drejtorisë së policisë së New Yorkut (NYPD) me qëllim ruajtjen e sigurisë publike.

Nga outsajderi deri në favorit

Megjithëse në fillim të fushatës ishte outsider total, dalngadalë arriti ish guvernatorin Andrew Cuomo, gjithashtu demokrat, dhe gjatë verës, sipas anketave, u barazuan. Në mënyrë që të bënte për vete trupin zgjedhor shfrytëzoi këngët indiane dhe referencat kulturore që mbështesnin popullsinë e emigrantëve. Deshte t’a paraqiste veten si njeri nga populli i cili shoqërohet me popullin në tubimet parazgjedhore, ndeshjet, manifestimet humanitare dhe ngjarjet e tjera. Dhe në këtë doli më shumë se i suksesshëm. Me kalimin e kohës, fushata e Mamdanit arriti të mbledhë më shumë para se Cuomo sepse kishte më shumë donatorë. U mblodhën  gjithsejt 2,3 milionë dollarë. Mamdani me 1 korrik fitoi nominimin e Partisë demokrate për kryetar bashkie. Cuomo në zgjedhjet e përgjithshme i’u kundërvu si kandidat i pavarur.

Është interesante se megjithëse është musliman, i orientuar pro palestinez dhe kritik i Izraelit, Mamdani arriti të bëjë për vete një mbështetje të rëndësishme të hebrejve njujorkezë. Deri në verë kishte 43% mbështetje në radhët e popullsisë hebré dhe madje 67% mbështetje në radhët e votuesve hebrej më të rinj se 44 vjeç. Zona metropolitane e New Yorkut është zonë me numurin më të madh të hrebrenjve pas Izraelit me 1,3 milionë njerëz. Në javët në prag të zgjedhjeve Mamdani u bë favoriti numur një, ndërsa i erdhi mbështetje edhe nga persona politike të dëgjuar sikurse është përfaqësuesja në Kongresin amerikan Alexandria Ocasio-Cortez (AOC), dhe Guvernatorja e New Yorkut Kathy Hochul.

Fitore bindëse

Ne datë 4 nentor Mamdani realizoi triumf të paparë mbi Cuomon dhe Sliwen. Zgjedhësit të dëshiruar për ndryshime nuk i frikësuan deklaratat parazgjedhore të Trumpit sipas të cilave do t’ia shkurtojë buxhetin e destinuar për NYC në rast se Mamdani bëhet kryetar bashkie (rreth 10 përqind e buxhetit qytetës vjen nga qeveria federale). Trumpi e kërcënoi Mamdanin me deportim, por pa sukses. Qytetarët e New Yorkut, përfshirë edhe hebrenjtë njujorkezë, pranuan me shumicë Mamdanin gjë që është goditje e fuqishme për lobin e Wall Street-it, lobin izraalit, administratën e Trumpit dhe vetë Izraelin. Pas zgjedhjeve edhe ish presidenti Barack Obama dhe Joe Biden lavdëruan  fushatën  e Mamdanit si spektakël i paparë ndonjëherë. Mamdani do të marrë detyrën me 1 janar 2026.

Pikëpyetje mbetet sa do të jetë në gjendje Madani të realizojë premtimet e tij të mëdha socialiste në praktikë. Pritmëritë janë të mëdha mbasi kryetari demokrat i deritanishëm i bashkisë  Erick Adamsi nuk dha rezultatet e dëshiruara, dhe këto në radhë të parë për një jetë më të mirë të njujorkezëve. Do të jetë interesante të shihet nëse Mamdani do t’i plotësojë slloganet e tij parazgjedhore. Do të ishte tejet jokorrekte të jepej ndonjëfarë prognoze sepse i duhet dhënë shansi se sa është i gatshëm të ndryshojë sistemin amerikan në mikronivelin, për hir të së vërtetës qytetit më të madh amerikan.

Pengesa në lidhje me shtetin New York

Politikani jokonvencional do të ketë disa pengesa para vetes. Një nga ato është shteti i New Yorkut. Guvernatorja e shtetit federal Kathe Hochul, megjithëse e mbështeti Mamdanin, deklaroi se nuk do të mbështesë rritjen e taksave për më të pasurit, duke deklaruar se nuk dëshiron që biznesmenët e pasur të braktisin qytetin. Ky kundërshtim do të rëndojë shumë realizimin e projekteve sociale (përkujdesja shëndetsore universale për fëmijët deri në pesë vjeç, udhëtimi në qytet me autobuzë pa pagesë) të cilët synojnë të krijojnë një shoqëri inkluzive. Konflikti me pushtetin e shtetit federal është i pashmangshëm.

Trumpi si kundërshtari kryesor i ndryshimeve

Problem i madh është shteti federal nën kontrollin e Trumpit. Shkurtimi i financimit nga buxheti federal mund të jetë një goditje e fortë për NYC sepse afro 10 përqind e mjeteve buxhetore vinë nga buxheti federal, gjë që nuk është pak. Përveç kësaj, ndoshta Trumpi dërgon ne New York Gardën Kombëtarë e cila gjithsesi do t’a dobësonte Mamdanin, dhe me këtë edhe vetë NYPD-në e cila në qytetin e Mollës së Madhe lufton kundër kriminalitetit të përhapur. Trumpi është i njohur si dashnor i betejave të brendshme politike, qoftë edhe nëse ato kanë pasoja negative për shtetin.

Estabilishmenti demokrat –  sfidë e cila duhet mposhtur

Kryetari i ri i bashkisë do të ketë vështirësi mbasi, pas fushatës cfilitëse, shumë shpejt do t’i duhet të kryejë një punë të vështirë. Buxheti i shtetit të New Yorkut miratohet rreth datës 1 prill, ndërsa buxheti i qytetit diçka më vonë kësisoj Mamdani dhe ekipi i tij relativisht shpejt do të sigurjnë financimin e premtimeve të tyre zgjedhore, gjë që nuk do të jetë e lehtë. Në mënyrë që të realizojë premtimet, Mamdanit do t’i duhet të bëjë luftë edhe brenda partisë demokrate, domethënë krahut të saj të matur, liberal, të estabilishmentit. Krahu i estabilishmentit natyrisht do të mbrojë interesat e korporatave të mëdha, si puna e lobit të pronave të patundshme të cilit, synimi i tij nuk është ulja e çmimit të banesave  ose e sipërfaqeve për shitje.

Fillimi i fundit të erës së Trumpit

Megjithatë, është më se e qartë se fitorja e Mamdanit është një goditje e fortë kundër administratës së Donald Trumpit, trumpizmit si ide dhe lëvizjes MAGA. U tregua se politika e Trumpit nuk shpie në pajtimin e kombit, por sjell ndarje akoma më të mëdha. Lëvizjet e Trumpit si puna e koketimit me mandatin e tretë, mbushja e Gjykatës së lartë dhe e gjykatave të tjera me gjykatës konservatorë, represioni ndaj emigrantëve, dërgimi i Gardës kombëtare nëpër qytetet me kryetarë bashkie demokratë, pushimi nga puna me shumicë i të punësuarve të qeverisë federale (janë pushuar ose janë larguar për shkak të lëvizjeve të qeverisë së Trumpit më shumë se 200 mijë njerëz), heqja e fondeve agjensive federale ose goditjet kundër mediave të lira, kanë shkaktuar rezistencën e një numuri të madh amerikanësh. Në këtë kontekst fitorja e Mamdanit mund të jetë pikënisja e fundit e erës së Amerikës së Trumpit.

Socialistët mund të marrin pushtetin

Po, Trumpi sipas ligjit duhet të largohet nga pushteti në muajin janar të vitit 2029, por llogarit se mund të nominojë si president të ardhshëm ndonjë zog të tij si puna e JD Vance, i cili do të vazhdojë me politikën e tij (ndoshta me Trumpin pas skenës). Duke patur parasysh retorikës agresive dhe konfliktuale të Trumpit plani i tij është në pikëpyetje. Ka më shumë mundësi, sikurse nënvizojnë anlaistë të shumtë, që në pushtet të vinë demokratët radikalë të cilët do t’a ndryshojnë politikën me 180 gradë në krahasim me atë të Trumpit.  Këtyre ditëve një gjë të tillë e pohoi edhe ish këshilltari i Kamala Harrisit, Pablo O’Hana, i cili tha se fitorja e Mamdanit mund t’ia shtrojë rrugës fitores së Alexandrija Ocasio-Cortezit (AOC)  në zgjedhjet e vitit 2028. Duhet të kemi parasysh se Mamdani kurrë nuk do të mund të bëhet president i ShBA-ve sepse nuk ka lindur në truallin amerikan por në Afrikë.  Megjithatë, ka mundësi që kandidatja radikale e rrymës së majtë të cilën momentalisht e përfaqësojnë Mamdani, AOC dhe Berni Sanders mund të vijë në pushtet.

Zgjedhjet kyçe të vitit 2026

Para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2028, vitin e ardhshëm, me 3 nëntor do të mbahen  gjysëmzgjedhjet amerikane për të dyja Dhomat e Kongresit. Do të zgjidhen të gjithë 435 përfaësuesit e Dhomës së Përfaqësueve dhe 35 nga 100 senatorë. Nëse demokratët realizojnë fitore në njërën prej Dhomave të Kongresit kjo do t’a kufizojë shumë fuqinë e Trumpit si president. Në këtë rast Trumpi mund  të marrë vetëm dekrate ekzekutive ose do t’i duhet të gjejë njëfarë modus vivendi, domethënë bashkëjetëse funksionale me demokratët. Kjo e dyta vështirë të mendohet. 

Beteja në Kongres

Edhe në kushtet kur Trumpi dhe republikanët kanë shumicën në Kongres ndodhi bllokimi i qeverisë federale për 41 ditë, sepse demokratët dhe republikanët në Senat nuk arritën të merren vesh për financimin e qeverisë federale për 1 tetorit. Demokratët dëshironin që ligji për financimin të përfshinte edhe zgjatjen e lehtësimeve taksore të cilat e bëjnë sigurimin shëndetsor më të lirë për miliona amerikanë si dhe heqjen dorë nga shkurtimet financiare të agjensive shëndetsore. Në mënyrë që qeveria federale të funksiononte, ligji për financimin duhej nënshkruar nga 60 senatorë. Republikanët kanë 53 përfaqësues gjë që ishte e pamjaftueshme dhje demokratët kanë fuqinë e negocimeve. Megjithëse duket se ka shanse për të gjetur kompromise, përplasje të këtilla do të jenë më të shpeshta nëse demokratët do të kenë shumicën në Kongres.

Shkarkim për Trumpin

Në këtë skenar, fuqia e Trumpit si president do të mund të kufizohej shumë (si ajo e Obamës në një kohë të mandatit të tij), dhe ndoshta mund të përballet me impiçment-in. Demokratët mund të inicojnë procesin e impiçmentit të Trumpit për “tradhëti të lartë, rryshfet ose krime dhe shkelje të tjera të rënda”, sikurse e përshkruan Kushtetuta e ShBA-ve, Neni II, paragrafi 4. Në Dhomën e Përfaqësuesve presidenti shkakohet nëse votojnë 218 nga 435 përfaqësues. Megjithatë, presidenti në këtë moment nuk akuzohet por nis gjykimi në Senat. Gjatë gjykimit akuzues është kryetari i Gjyaktës së Lartë, ndërsa senatorët janë juria. Për shkarkimin e presidentit nevojitet shumica me dy të tretat (67 nga 100 senatorë). Nëse ky prag arrihet, presidenti shkarkohet menjëherë nga detyra dhe detyrën e merr zësvendëspresidenti. A do të ndodhë një gjë e tillë? Sot është e vështirë, por nëse demokratët marrin kontrollin në Kongres dhe duke patur parasysh lëvizjet e Trumpit përgjatë buzës së cepave të ligjeve, ka shumë mundësi.

A do të bëhen ShBA-të shtet socialist?

Nëse majtistët radikalë fitojnë pozicionin e presidentit dhe bëhen dominues në Kongres, Amerika mund të ecë në rrugën e socializmit, neokomunizmit dhe të së majtës radikale. Këto janë  rrugë në të cilat Shtetet e Bashkuara nuk kanë shkelur kurrë mgjithëse socializmi ishte pak a shumë popullor në popullsinë amerikane gjatë gjysmës së dytë të shekullit 19-të dhe gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Megjithëse Mamdani i ka dënuar diktaturat socialiste të Venezuelës dhe Kubës politikat e tij të kujtojnë politikat klasike socialiste që realizohen në këto shtete ose në shtetet e dështuara se puna e ish Bashkimit Sovejtik dhe ish Jugosllavisë. Dyqanet shtetërore dhe shërbimet publike, falas si puna e transportit dhe e banimit janë  shembvull; klasik i politikave socialiste.

Kapitalizmi i pamëshirshëm i ka nxitur njujorkezët, dhe sidomos ata me arsimim të lartë të kthehen majtas për nga parimet e socializmit demokratik që promovon Mamdani. Si dhe në çfarë mënyre do të implementohet socializmi në New York, e ndoshta më vonë edhe në ShBA, shtetin e parë kapitalist të botës, do të jetë interesante të shihet. Puna është nëse dëshiron ndopak AOC ose ndonjë radikal tjetër të përpiqet të fusë socializmin duke marrë parasysh kapitalin e madh që financon demokratët. Në shikim të parë do të thoshim jo, por nuk duhet përjashtuar besimi i sinqertë për ndryshime.

Nëse demokratët, në kuptimin e vërtetë të fjalës, i hyjnë rrugës së socializmit ky do të jetë eksperimenti i parë, i cili në formën burimore, nuk pati rezultat askund, vetëm në Rusi gjatë disa dhjetëvjeçarëve. Ao do të bëhen ShBA-të një Kubë apo Venezuelë e re ose do të tregojë se gjithsesi socializmi është i mundshëm nëse mplementohet mençurisht dhe në mënyrë hibride (modeli skandinav), është një pyeje përgjigjen e së cilës mund  t’a marrim  pas disa vitesh. Jetojmë në një botë të paparashikueshme në të cilën asgjë nuk është e pamundur sadoqë ndonjë skenar tani për tani mund  të duket si fantashkencë.


[i] https://actualitica.com/politika/od-ugande-do-neë-yorka-uspon-zohrana-mamdanija-i-dio/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FILE - In this Nov. 9, 2016 file photo, President-elect Donald Trump speaks during a rally in New York. Here’s the idea: Swiftly pass a repeal of President Barack Obama's health care law, perhaps so Donald Trump can sign it the day he takes the presidential oath. Then approve new legislation restructuring the nation’s huge and convoluted health care system despite Republican divisions, Democratic opposition and millions of jittery constituents. (AP Photo/ Evan Vucci, File)
Bota

Trump këmbëngul se marrëveshja e paqes në Lindjen e Mesme është “vetëm pak orë larg”, fajëson Izraelin për vonesën

14 Qershor, 2026
Bota

National Geographic: Sazani, ishulli shqiptar për të cilin janë përplasur perandoritë për mijëra vjet

14 Qershor, 2026
Bota

Ekspertët amerikanë: Boshti Rusi-Kinë-Iran paraqet sfidë të madhe

12 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

FILE - In this Nov. 9, 2016 file photo, President-elect Donald Trump speaks during a rally in New York. Here’s the idea: Swiftly pass a repeal of President Barack Obama's health care law, perhaps so Donald Trump can sign it the day he takes the presidential oath. Then approve new legislation restructuring the nation’s huge and convoluted health care system despite Republican divisions, Democratic opposition and millions of jittery constituents. (AP Photo/ Evan Vucci, File)

Trump këmbëngul se marrëveshja e paqes në Lindjen e Mesme është “vetëm pak orë larg”, fajëson Izraelin për vonesën

14 Qershor, 2026

National Geographic: Sazani, ishulli shqiptar për të cilin janë përplasur perandoritë për mijëra vjet

14 Qershor, 2026

Në kryeqytet vazhdon për të 15-ën ditë protesta kundër qeverisë

14 Qershor, 2026

Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

14 Qershor, 2026

Pse mediet në Kosovë heshtin për protestën e rinisë në Tiranë?!

14 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.