Kryeministri kinez Li Qiang ka nënshkruar një dekret të Këshillit të Shtetit që shpall një rregullore për parandalimin dhe kontrollin e zjarreve në pyje e kullota, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.
Rregullorja e re synon të ruajë jetën dhe pronën e njerëzve, të mbrojë burimet pyjore e kullosore dhe të garantojë sigurinë ekologjike.
foto nga VCG
Sipas kësaj rregulloreje, departamenteve përkatëse qeveritare u kërkohet të hartojnë plane pune e plane reagimi emergjent për parandalimin dhe kontrollin e zjarreve në pyje e kullota. Ajo gjithashtu bën thirrje për përmirësimin e ndërtimit të brezit zjarrfikës e të instalimeve izoluese, si edhe për forcimin e patrullimeve ditore dhe të kontrolleve të parandalimit të zjarrit.
foto nga VCG
Rregullorja urdhëron që autoritetet vendore të aktivizojnë menjëherë protokollet e reagimit emergjent pas marrjes së një alarmi zjarri, duke përfshirë shpëtimin dhe evakuimin në kohë të çdo individi në rrezik.
Rregullorja përcakton përgjegjësinë e rreptë ligjore për veprimet e paligjshme që shkelin rregullat e menaxhimit të zjarrit në pyje e kullota./CGTN





























































