Në datat 30 nëntor deri më 2 dhjetor do të mbahet në qytetin Guangzhou të Kinës Jugore Konferenca Ndërkombëtare “Të kuptosh Kinën” 2025, me temën “Plan i ri, zhvillim i ri, zgjedhje e re: Modernizim kinez dhe vizion i ri për qeverisjen globale”.
Anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtori i Departamentit të Promovimit të këtij komiteti, Li Shulei mori pjesë në ceremoninë e hapjes të zhvilluar të hënën.
Të ftuarit vunë në dukje se bazuar në eksplorimet dhe praktikat afatgjata, Kina ka çuar përpara dhe ka zgjeruar modernizimin kinez. Harta e zhvillimit të këtij modernizimi në pesë vitet e ardhshme, e cila u sugjerua në plenumin e katërt të Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së që përfundoi në tetorin e këtij viti, ka rëndësi të jashtëzakonshme për ndarjen e mundësive të zhvillimit dhe ecjen së bashku të vendeve të ndryshme në rrugën drejt modernizimit.
Ata janë të mendimit se modernizimi kinez sjell dobi jo vetëm për vetë Kinën, por edhe për mbarë botën. Këmbëngulja e Kinës në hapjen e nivelit të lartë dhe në ndërtimin cilësor të nismës “Një brez, një rrugë”ka favorizuar ndërlidhshmërinë dhe përparimet e vendeve pjesëmarrëse. Ndërkohë, koncepti i zhvillimit të Kinës që vë popullin në vend të parë, ka mbrojtur dhe ka përmirësuar mirëqenien popullore, duke bërë që të gjithë të përfitojnë nga rezultatet e zhvillimit të vendit.
Foto nga VCG
Në konferencë marrin pjesë mbi 800 ekspertë nga qarqet politike, strategjike, të biznesit dhe ato studimore./CGTN





























































