• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Ambasadori Skënder Dyrmishi nderohet me titullin “Nderi i Mirditës”: Një fjalë mirënjohjeje për historinë, qëndresën dhe lidhjen shpirtërore Mirditë–Kosovë

17 Dhjetor, 2025
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Më 13 dhjetor 2025, në një ceremoni solemne, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Skënder Dyrmishi, u nderua me titullin “Nderi i Mirditës”. Ky çmim, i akorduar nga Akademia e Letrave, Shkencës dhe Artit “Mirdita”, iu dha sivjet ambasadorit si shenjë vlerësimi të veçantë për kontributin e tij institucional dhe njerëzor, si dhe për lidhjen e qëndrueshme, të sinqertë dhe të vazhdueshme që ai ka ndërtuar ndër vite me Mirditën dhe komunitetin mirditor.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Dyrmishi shprehu mirënjohje të thellë për këtë nderim, duke theksuar se e sheh çmimin jo si vlerësim personal, por si një përgjegjësi morale ndaj historisë dhe trashëgimisë së Mirditës. Ai vuri në pah peshën simbolike të këtij titulli, duke e cilësuar Mirditën si një sinonim të qëndresës, rezistencës dhe mbrojtjes së identitetit kombëtar ndër shekuj.

Ambasadori Dyrmishi kujtoi me respekt të veçantë rolin e Mirditës gjatë luftës në Kosovë, kur mirditorët hapën dyert për familjet e strehuara dhe dhanë kontribut të jashtëzakonshëm njerëzor e kombëtar. Ai theksoi se këto lidhje, të krijuara në ditë të vështira, janë shndërruar në miqësi të përhershme dhe në një amanet brezash për t’u ruajtur e pasuruar.

Në vijim, ambasadori përmendi me nderim figura të shquara të Mirditës që kanë lënë gjurmë të thella në historinë kombëtare dhe në jetën kulturore e shpirtërore të Kosovës, si Prend Doçi, Gjon Gazulli, Rrok Mirdita, Anton Çetta dhe shumë personalitete të tjera fetare, kulturore e shkencore. Veçanërisht, ai ndaloi te figura madhore e Anton Çettës, duke e cilësuar si një kolos të pajtimit, dijes dhe frymëzimit kombëtar.

Ambasadori Dyrmishi vlerësoi gjithashtu rolin e Akademisë së Letrave Mirdita dhe revistës “Mirdita” si ura të rëndësishme bashkëpunimi kulturor ndërmjet Mirditës dhe Kosovës, duke përgëzuar z. Pjetër Marku dhe ekipin e tij për angazhimin e vazhdueshëm në ndërtimin e këtyre lidhjeve përmes letërsisë, shkencës dhe veprimtarive të përbashkëta.

Fjala e plotë e Ambasadorit të Republikës së Kosovës, z. Skënder Dyrmishi,
mbajtur me rastin e ndarjes së titullit “Nderi i Mirditës”,
13 dhjetor 2025

Zonja dhe zotërinj, mirditorë e mirditore,     

Të nderuar pjesëmarrës,

Në emër të Ambasadës së Kosovës ju përshëndes të gjithëve.

Jam thellësisht mirënjohës për çmimin “Nderi i Mirditës”.

Nuk e di nëse, dhe me çka, e kam merituar, por ju siguroj se e di rëndësinë e jashtëzakonshme dhe kuptimin e vërtetë, simbolikën e këtij çmimi dhe nderimi që po më bëni.

Është vetë Mirdita, historia e saj, janë mirditorët, kontributi i tyre në fondin e madh të trashëgimisë kombëtare, që na obligon të gjithëve për respekt.

Mirdita është sinonim qëndrese e rezistence nëpër shekuj, para çdo lloj kërcënimi e çdo lloj armiku, duke mbrojtur identitetin kombëtar dhe vlerat tradicionale.

Përfitoj nga ky rast, emocional për mua, që të përsëris kënaqësinë dhe mirënjohjen për lidhjet e forta të Mirditës me Kosovën. Janë lidhje të veçanta, janë lidhje të sinqerta dhe janë lidhje të ndërsjella.

Unë, tani edhe si laureat i një çmimi prestigjioz, “Nderi i Mirditës”, por edhe nga detyra e përfaqësuesit shtetëror të Kosovës, shpreh mirënjohjen e thellë për respektin dhe dashurinë që keni dhe që keni treguar gjithmonë për Kosovën. Bashkë kuptohemi mirë e lehtë. Bashkë i shijojmë më shumë e më mirë festat, dasmat e gëzimet. Por edhe në ditë të liga kemi qenë gjithmonë dhe do të jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Gjatë luftës në Kosovë, Mirdita e mirditorët e treguan veten, me angazhimin dhe kontributin e tyre; nuk kursyen asgjë. Të rënët në luftë na lanë shëmbëlltyrën se si veprohet në këto raste, kur kërcënohet një pjesë e kombit. Por edhe familjet e shumta që gjetën strehë ato ditë në Mirditë, këtu i solli halli, por miqësia që krijuan, ka forcuar lidhjet e Kosovës me Mirditën. Të gjithë ne të tjerëve, na mbetet si borxh e amanet brezash të ruajmë e të pasurojmë këto lidhje me vepra e vlera të reja.

Miq të nderuar,

Mirënjohja që më keni akorduar është rast për mua që të shpreh, përveç falënderimeve, edhe respektin për Mirditën dhe mirditorët.

Respekti për Mirditën ka histori e rrënjë të thella. Nga një listë e gjatë me emra të njohur, po përmend vetëm disa: Abati i mirënjohur Prend Doçi, imzot Gjon Gazulli, imzot Rrok Mirdita, martirët Frano Gjini e Marie Tuci, të gjithë emra të nderuar, personalitete e karaktere të forta, me dije, vizion, guxim e integritet që, duke mbrojtur parime të larta, nderuan kombin para botës; na kanë nderuar të gjithëve.

Ata kanë bërë që ta duam e ta respektojmë edhe më shumë Mirditën.

Por ka edhe të tjerë, shumë të tjerë, të cilët fati i jetës dhe, sigurisht, përcaktimi i tyre, i solli në Kosovë, ku lanë përshtypje e sentimente të forta: dom Anton Kçira, Kristë Maloki, Ndrecë Ndue Gjoka, Zef Mirdita, Mark e Gjergj Kaqinari, Lorenc Antoni, Hasan Hasani, Leze Spaqi-Qena e shumë e shumë të tjerë, që kanë lënë gjurmë me veprën e tyre.

I këtyre përmasave ishte edhe i madhi Anton Çetta, një kolos i vërtetë. Po e përmend veçmas për faktin se pata fatin ta takoj e ta njoh personalisht.

Përmes Anton Çettës, dhe nga vepra e tij e përmasave epike, sidomos pajtimi i gjaqeve dhe mbledhja e folklorit, kemi vlerësuar faktin se nga Mirdita është frymëzuar për ato vepra të mëdha që bëri në Kosovë.

Nuk mund të lë pa përmendur, si një vazhdimësi misionare, edhe rolin e veçantë të Akademisë së Letrave Mirdita dhe revistën “Mirdita”. Çdo numër i revistës ka hapësirë të konsiderueshme për poetë e krijues letrarë nga Kosova. Konkurset e revistës “Mirdita” nuk njohin kufij.

Është për t’u lavdëruar bashkëpunimi aktiv me krijuesit letrarë e shkencorë të Kosovës, takimet e shpeshta nëpër orë letrare, simpoziume e manifestime të ndryshme, botime të përbashkëta etj.

Kam fjalët më të mira për z. Pjetër Marku dhe ekipin e miqve dhe të krijuesve të mbledhur rreth Akademisë. Janë model se si duhet të bashkëpunojmë, ne dhe ju. Përmes z. Pjetër dhe miqve të tij njoha e mësova më shumë për Mirditën, mirditorët dhe mikpritjen mirditore. Vizita ime nëpër fshatra, në vende e monumente historike, takimi me personalitete të shquara të Mirditës. Kur takohemi bashkë me këta miq, gjysma e rrëfimeve dhe e personazheve duhet të jetë patjetër nga Kosova.

Ja, pra, kam përmendurkëtu vetëm disa nga arsyet pse jam i nderuar dhe i privilegjuar me mirënjohjen “Nderi i Mirditës”, siç jam i privilegjuar me listën e gjatë të miqve të mi mirditorë, që më kanë bërë shpirtërisht më të pasur.

Mirënjohjen ia dedikoj, pra e ndaj me të gjithë ata që, në ndonjë mënyrë, kanë ndikuar tek unë për njohje dhe respekt ndaj Mirditës, që nga familja ime, me rrëfimet që kam dëgjuar në rini, pastaj profesorët, deri te mirditorët që kam takuar e që e kanë vërtetuar tek unë bindjen e hershme për Mirditën.

Po e mbyll këtë fjalë timen me urtinë e moçme shqiptare:

I ndershmi të nderon.

Qofshi gjithmonë të nderuar! Faleminderit!

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Bota

Bullgaria zgjedh presidenten e parë grua, Iliana Iotova fiton balotazhin me 57.6% të votave

2 Nëntor, 2026
JO VETEM LAJM

FAKTORI CHURCHILL

1 Nëntor, 2026
JO VETEM LAJM

Gjinali: Periudha postzgjedhore në Izrael, negociata të vështira politike

1 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026

SHBA–Iran: Bisedimet në Doha pa marrëveshje, sytë nga zhvillimet pas zgjedhjeve të mesmandatit

2 Nëntor, 2026

Bullgaria zgjedh presidenten e parë grua, Iliana Iotova fiton balotazhin me 57.6% të votave

2 Nëntor, 2026

Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

2 Nëntor, 2026

Qeverisja Gjithëpërfshirëse dhe e Rreptë e Partisë: Mësime nga Partia Komuniste e Kinës për Botën 

2 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.