Zoran Meter-geopolitika.news[i]
Trumpi dëshiron që 200 miliardët rusë në Europë t’i përdorë pjesërisht për projekte të përbashkëta për rindërtimin e Ukrainës dhe pjesërisht për projekte të përbashkëta amerikano-ruse – mes tjerash edhe ata investime që do të mundësojnë kalimin e energjentëve rusë në po këtë Europë, e cila ishte e detyruar të hiqte dorë nën presionin e administratave të Bidenit dhe Trumpit. Amerikanët do të thonin asgjë personale – vetëm biznes. Unë do të thoja, vetëm një shtëpi e madhe e çmendur.
Dy ngjarjet kryesor të javës së kaluar në botën e gjeopolitikës globale ishin miratimi i dokumentit të ri amerikan Mbi sigurinë kombëtare – NSS (plotësisht antiglobalist dhe me karakter antieuropian) dhe ngjarjet shpërthyese në nivelin e lartë politik në kontrekstin e gjetjes së një zgjidhje paqesore për luftën ukrainase e cila po vazhdon prej pothuajse katër vitesh. Që të dy këto ngjarje i personifikon pa dyshim presidenti amerikan Donald Trump i cili duket i vendosur në synimin që t’i operacionalizojë – dhe u’a bën me dije qartazi të gjithëve nëpërmjet paraqitjeve të tij mediatike. Se sa do të ketë sukses – kjo është tjetërgjë.
Paralelisht, të dyja dy ngjarje i karakterizoi paniku i paparë që përjetuan në Europë, si dhe dezorientimi i plotë i elitave të saj politike rreth asaj se çfarë qëndrimi duhet të mbajnë ndaj ngjarjeve të mësipërme duke patur parasysh kartat e dobëta që ka Europa në kuptimin e ndikimit edhe në luftën ukrainase, e akoma më shumë në politikën e jashtme, të mbrojtjes dhe të sigurisë amerikane.
Po e nisim nga dokumenti i parë, i cili ka të bëjë me sigurinë strategjike amerikane.
“Revolucion i ri amerikan“
Dokumenti NSS është plotësisht revolucionar, sepse ndryshon nga themelet këndvështrimin (politikën) amerikane mbi botën e tanishme ose më mirë të themi marrëdhëniet e ardhshme ndërkombëtare në krahasim me dokumentet e deritanishëm të këtij lloji – krysisht ato të pasluftës, në të cilët dominonte kundërvënia ndaj Bashkimit Sovjetik (BRSS) si kundërshtar ideologjik dhe kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare amerikane, dhe në të cilët Uashingtoni e konsidenronte Europën (Europën Perëndimore, NATO-n) si barrierë ose më mirë të themi se zonë tampon në raport me vendet e Traktatit të Varshavës. Përfundimisht, mendoj se nuk gaboj për të them se ky dokument ose pranon detyrimin e kërkimit të rrugës amerikane drejt multipolaritetit, ose këtë multipolaritet e pranon si realitet të dhënë apo nevojë, në kuadrin të cilit tani e më pas do të veprojnë Shtetet e Bashkuara duke kërkuar sendërtimin e nivelit maksimal të mundshëm të interesave të tyre kombëtare. Mendoj se në këtë rast më shumë bëhet fjalë për të dytën gjë që së shpejti do t’a shpjegoj.
Ajo që është më e rëndësishme në tërë këtë punë është gjetja e përgjigjes për pyetjen nëse dokumenti në fjalë është hartuar ekskluzivisht nga ana e ekipit të ngushtë të Trumpit, apo është produkt i skenimit të menduar mirë analitik në të cilin ka marrë pjesë një rreth i gjërë ekspertësh të profilit, ose më mirë – thënë në mënyrë kolokiale – ata të cilët udhëhiqen nga interesat e pjesës më të madhe të shtetit të thellë amerikan, domethënë ata para të cilëve dridhen edhe vetë politikanët nga të dyja partitë dominante – përfshirë edhe vetë Donald Trumpin?
Para përgjigjes është me rëndësi të kujtojmë se Trumpi, një strategji të tillë për NSS, është përpjekur t’a shtyjë edhe në mandatin e tij të parë por pati përjetuar fiasko për shkak të rezistencës së fortë dhe obstruksioneve që i’u bënë që në momentin e shpalljes së saj nga ana e strukturave të fuqishme brenda ShBA-ve dhe mediave liberale nën kontrollin e tyre, por ashtu edhe nga aleatët europianë. Si për njërën palë ashtu edhe për tjetrën kjo strategji përbënte një mallkim-anatemë.
Megjithatë, sëpaku deri tani, nuk vihet re ndonjëfarë rezistence e fortë dhe deklarative ndaj strategjisë së re brenda ShBA-ve (mbi atë në Europë më poshtë). Jo sepse obsionet politike që i kundërvihen Trumpit brenda partisë demokrate dhe një pjesë e asaj republikane tani po bien befasisht dakord me të (pikërisht e kundërta, vazhdojnë t’a konsiderojnë të dëmshme dhe të rrezikshme për interesat amerikane), por sepse duhet qartë se nuk kanë mjaftieshëm forca që qëndrimet e tyre t’i shndërrojnë në mendime dominuese të cilët atëherë do të ndikonin në domosdoshmërinë qoftë të ndryshimeve, qoftë të lënies mënjanë të dokumentit të miratuar që ka shkaktuar një shok të paparë jo vetëm në Perëndim, por edhe në Lindje dhe në Jugun Global.
Me fjalë të tjera, është e qartë se strategjia e re do të funksionojë më së paku edhe tre vitet e ardhshme, qa sa i mbeten Trumpit për të qëndruar në pushtet. (Sepse edhe zakonisht dokumente të këtij lloji përditësohen më sëpaku një herë në tre vite, domethënë deri te administrata e re, por edhe administrata e re nuk do të mund t’i ndryshojë. Kështu ishte në rastin e Bajdenit, dhe përse ajo nuk e ndryshoi, është e qartë nga ajo që sollëm më lart: përpjekja e mëparshme e Trumpit nuk pati sukses dhe kësisoj nuk ishte nevoja për ndonjë ndryshim thelbësor në atë të miratuar para saj). për këtë ka rëndësi se edhe për operacionalizimin e NSS- së përditësuar të Trumpit do të jetë e nevojshme të miratohen edhe një sërë dokumentash.
Shumë shpejt duhet të pasojë dokumenti mbi politikën strategjike të mbrojtjes dhe një sërë nën-dokumentesh si ai që duhet të miratojë Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura amerikane për strategjinë ushtarake, si dhe dokumenti i veçantë mbi sigurinë strategjike bërthamore.
Por më i rëndësishmi është gjithsesi ai mbi politikën e mbrojtjes i cili do të përcaktojë lëvizjet praktike amerikane në nivel global (thënë kolokvialisht, cili është armiku kryesor dhe cilat forca, ku dhe në çfarë forme do të përdoren kundër tij).
Biznesi mbi floskulat ideologjike
Me qëllim që t’i japim një përgjigje pyetjes së parë të shtruar më sipër nëse ky është vetëm dokument i Trumpit, është me rëndësi të përcajtojmë nëse mbartësit kryesorë të biznesit amerikan (ShBA-të bazohen në ligjësitë e kapitalizmit të pastër dhe jo mbi parimet e shpallura demokratike dhe floskulat ideologjike të cilat zakonisht tërhiqen mënjanë kur kapitali i madh ka synim të mbrojë interesat e tij me çfarëdo çmimi) të shqetësuar për interesat e tyre vitale me zhvillimin aktual të situatës dhe raporteve në botë?
Këtu gjithsesi përgjigja e është e qartë: ata as që e fshehin faktin se rënia e ndikimit amerikan, gjë e cila ishte më e dukshme pikërisht gjatë administratës së Bajdenit (Lindja e Afërt, rritja e pandërprerë e Kinës dhe përqafimi i saj i fortë me Rusinë pas fillimit të luftës ukrainase për shkak të sanksioneve të papara të vendosura menjëherë kundër Moskës), nuk është vetëm një prirje kalimtare por një proces i pandalshëm (para së gjithash në formën e forcimit dhe zgjerimit të BRICS-it dhe Organizatës së Shangajt – SCO), gjë për të cilin mendojnë se është e mundur t’a ndalojnë vetëm nëpërmjet rikonstruksionit themelor të marrëdhënieve të deritanishme, domethënë nëpërmjet pranimit të përbashkët të rregullave të reja të lojës me rivalët dhe konkurentët kryesorë të Amerikës. Për këtyë nuk duhen patur iluzione rreth asaj se bash ata nuk do të duan të jenë edhe kreatorët kryesorë të këtyre rregullave të ardhshme. Sepse hegjemonia me siguri nuk ka avulluar nga kokat e amerikanëve, por tani ka dalë në sipërfaqe karakteristika e tyre e dytë e rëndësishme – pragmatizmi, ose më mirë të themi adopitmi me me atë mbi të cilën (sëpaku përkohësisht, deri në ndonjëfarë kohërash më të mira) nuk mund të ndikojnë në mënyrë vendimtare.
Me fjalë të tjera, në strategji de facto pranohet se ShBA-të nuk janë më në gjendje që t’i vendosin tërë botës rregullat e tyre të lojës, madje as nëpërmjet kërcënimit të përdorimit të forcës (e cila vazhdon të jetë mbresëlënëse por gjithsesi e pamjaftueshme) dhe masave të ashpra (doganore) tregtare. Kombinimi i këtyre dy masave të detyrimit janë provuar pikërisht gjatë vitit të parë të mandatit të dytë të Trumpit por në fund nuk dhanë rezultatet e dëshiruara – tërheqjen e konkurentëve kryesorë: Kinës, Rusisë dhe Indisë.
Trumpi, me reputacionin e tij “tmerrues” të buldozerit që shkatërron gjithçka para vetes nëse i kundërvihen – është përzgjedhur si personi ideal në përpjekjen për të ruajtur dominimin, në mos të plotë, sëpaku global (në analizat e mia më përpara kam pas shkruar se Trumpi kurrë nuk do të mund të zgjidhej nëse nuk do të ishte përceptuar si i tillë nga ana e sëpaku një pjese të “shtetit të thellë” kur i’u hoqën nga shpina, të gjitha, dhe brenda një nate, një sërë procesesh gjyqësore që i’a kishte vënë administrata demokrate e Joe Bidenit). Por duket qartë se ka hequr dorë nga dominimi- sëpaku atij global.
Formate të reja të Trumpit për sundimin e botës: C5, G8, G9?
Në të vërtetë – pas një kohe të gjatë dhe periudhës së Luftës së Ftohtë, në Amerikë është pranuar realizmi, domethënë njohja e faktit se bota ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme në lidhje me çështjen e raportit të forcave. Për këtë Uashingtoni i është futur rrugës së rikonstruksionit të rendit të deritanishëm, në të cilin dhe në këto kushte dëshiron të luajë rolin kryesor. Por gjithsesi këtë herë në koordinim të afërt me lojtarët kryesorë në lidhje me interesat më të rëndësishme kombëtare (nuk do të guxojnë më t’ia shkelin njëri tjetrit “vijat e kuqe”, sikurse ndodhi në luftën e rrezikshme ukrainase). Sepse, sikurse shkruhet në strategjinë e re amerikane- hegjemonia nuk është qëllim i vërtetë – ajo është e paarritshme”. (Marrë nga WSJ).
Duket se në lidhje me strategjinë e re të sigurisë kombëtare të Trumpit, po japin mbështetje edhe Moska e Pekini, megjithëse me shumë kujdes, sepse nuk e dinë nëse do të jetojë gjatë. E përse të mos i’a japin? Nëpërmjet saj u ofrohet sëpaku një pjesë e asaj që deri dje e ëndërronin – ekulibri i fuqisë globale. Trumpi u ofroi një “karrotë” ndjellëse – sëpaku nëse i besojmë medias Defence News e cila flet për “versionin e fshehtë dhe të thellë” të NSS-së, e cila ka pas qarkulluar para asaj të publikuarës. Në të gjoja bëhet thirrja “Ta bëjmë Europën përsëri të madhe”, por edhe thuhet se një grupim “bërthamë” vendesh, domethënë Core (C5)- ShBA-të Kina, Rusia, Indija dhe Japonia- duhet të udhëheqin botën.
Shihet qartë në këtë rast se në radhët e “elitës” e cila do të udhëhiqte botën nuk është Europa apo ndonjë prej shteteve të saj kryesore, e cila ndërmjet tjerash, tani bën pjesë në grupimin G7. Por ky klub i cili është themeluar që në vitin 1974, ka kohë që është bërë i padenjë për definicionin e tij (disa vende të G7 ka kohë që nuk janë mes shtatë ekonmive më të forta të botës, si Kanadaja apo Italia) dhe është jo i efektshëm për imponimin e mendimit të tij “pjesës tjetër të botës”. Sikur në radhët e këtij grupimi të mos ishte ShBA, G7 në realitet nuk do të ishte interesant për askend, madje as për vetë mediat. Trumpi nuk ka ndërmend të humbasë kohë me këtë grupim. Prandaj edhe nuk të çudit fakti se para disa kohësh tha se do të deshte që G7 të bëhet përsëri G8 (me Rusinë) madje, pse jo, edhe G9 (me Kinën).
Megjithatë, në gjithë këtë rreshtim duhet të jemi realistë dhe të themi se as Rusia dhe as Kina nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga BRCS-i dhe SCO-ja të cilët Trumpi i ka frikë dhe i konsideron kërcënimin me të madh për interesat amerikane dhe gjeneratorë të procesit të destabilizimit. Nga ana tjetër, as Trumpi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Perëndimi, por dëshiron t’a vërë nën kontrollin e tij, gjë që për Moskën dhe Pekinin nuk është se i ndryshon shumë gjërat. Edhe deri tani Perëndimi dukej i bashkuar që ç’ke me të kur ishte fjala sëpaku për problemin e Rusisë, e kësisoj BRICS-i gjithsesi mbetet vatra më e sigurtë për vazhdimin e konkurencës së ashpër reciproke e cila nuk do të zhduket askund as me strategjinë e re të Trumpit (ajo këto raporte konkurrente definitivisht do t’i relaksojë që të mos rriten në nivelin e krizave, domethënë do t’i vendosë në kuadret përkatëse sipas marrëveshjeve).
“Hegjemonia nuk është qëllimi i vërtetë – ajo është e paarritshme”
Tani do të doja t’i kthehesha deklaratës së përmendur në titullin e mësipërm. Vetë ministri amerikan i luftës Pete Hegseth para pak kohësh ka thënë (dhe këtë e ka bërë disa herë) se Shtetet e Bashkuara tani gjenden në kulmin e aftësive të tyre sipër të cilave nuk kanë ku të shkojnë më tej. Ose, është e nevojshme të ndalet shpërndarja e shtrenjtë (hapërdarja) e forcave ushtarake amerikane në mbarë globin dhe të përqëndrohen në Hemisferën Perëndimore, ose më mirë të themi kthim i pjesshëm në doktrinën Monro të gjysmës së parë të shekulit 19-të. Në këtë zonë, administrata e Trumpit këmbëngul të sigurojë dominimin real amerikan (si shembull mund të merren lëvizjet në këtë moment ndaj Venezuelës) megjithëse edhe në këtë rast jo nëpërmjet pranimit strikt të isntrumentave të doktrinës së lartpëmendur (nuk do të synojë për zgjidhje ushtarake me shtetet e pabindura në të cilët janë tashmë të involvuar thellësisht por do të përpiqet të gjejë kompromis i cili gjithsesi mund të kënaqë interesat themelore amerikane). Në këtë kontekstin e fundit do të jetë interesante të ndjekim se në cilin drejtim do të lëvizë loja e madhe e Trumpit me Venezuelën duke patur parasysh kundërshtimin e Moskës dhe Pekinit për rrëzimin me forcë të pushtetit aktual në Karakas me në krye Nikolas Maduron.
Këtu është interesante të tregojmë sesi republikanët, javën e kaluar, përjetuan humbje të pakëndshme në zgjedhjet lokale – duke humbur kalanë e tyre të fortë e cila deri tani ishte nën kontrollin e sekretarit të shtetit Marco Rubio – qendra e Floridës – qytetin Majami në të cilin bashkësia latinoamerikane është shumë e madhe. Dhe pikërisht ajo e cila tradicionalisht kundërshton ashpër regjimet majtiste dhe komuniste në Amerikën Latine, para së gjithash në Kubë, Venezuelë, Nikuaragua…. Ky është gjithsesi sukses i madh për demokratët para zgjedhjeve të rëndësishme për Kongresin që do të mbahen në fillim të nëntorit të vitit të ardhshëm (para pak kohësh realizuan edhe fitore me rëndësi edhe në zgjedhjet lokale në disa shtete, ndër të cilat më së shumti pati jehonë fitorja e postit të kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut të cilën e mori jo vetëm demokrati, por edhe individi me prejardhje islame ose më mirë të themi muslimane).
Por duket qartë se Trumpi i ka tani zgjedhjet në plan të dytë. Atij tani i nevojitet fitorja gjeopolitike, dhe jo si ato të tipit deklarativ “kam ndaluar shtatë luftëra” të cilat askush në botë nuk di t’i numurojë, ndoshta vetëm atë të Rripit të Gazës ku realisht përfundoi gjakderdhja me ndihmën e planit të tij paqesor (por ende larg paqes së vërtetë). Me fjalë të tjera Trumpi detyrimisht duhet të arrijë një paqe afatgjatë në Ukrainë e cila do t’i sillte famë reale në botë, dhe do t’a kthente besimin e zgjedhësve të tij në ShBA të cilat kanë filluar gjithnjë e më shumë t’i kthejnë shpinën. Sepse në vend të përhapjes së premtuar të paqes “tërheqjes në oborrin e tyre”, e ka shtyrë Amerikën në akoma më shumë luftëra pse ka kërcënuar me to (Irani, Venezuela). Prandaj nuk të çudit fakti se jo shumë kohë pas shpalljes së strategjisë së re kombëtare amerikane (me 5 dhjetor) dhe planit të tij paqesor për Ukrainën Trumpi i’u rrit menjëherë popullariteti nga 35 përqind në rreh 41 përqind (informacion nga Reuters-i) gjë që është kërcim i madh për një kohë të shkurtër. Se çfarë do t’i sjellë suksesi real në përmbylljen e luftës së rrezikshme në Ukrainë (gjë të cilën u’a ka premtuar amerikanëve MAGA të cilët janë antiglobalistët më të mëdhenj) nuk është nevoja të flasim. Piëkrisht në vitin parazgjedhor për Kongresin.
Duhet të thyejë Zelenskin, ndërsa rusët përparojnë në fushën e luftës
Për këtë kam besimin se Trumpi kësaj herë dëshiron me çdo çmim të arrijë sukses me planin paqesor. Në këtë punë i ka shanset më të mëdha me Rusinë, një pjesë të kërkesave të së cilës i ka përfshirë në plan (kurrsesi jo të gjitha, sepse për disa pika Moska është shprehur haptazi se nuk është dakord, por këtë, sikurse thotë – nuk e konsideron pengesë të pakapërcyeshme për bisedime të mëtejshme).
Nga ana tjetër është kryesore për të që të thyejë rezistencën e Kievit se më mirë të themi atë të udhëheqësit të Ukrainës Volodimir Zelenski. Nëse e bën për vete atë, atëherë do të jetë e kotë edhe tërë rezistenca ndaj dokumentit NSS të Trumpit që bën Europa plotësisht e shokuar ose më mirë të themi krerët e shteteve të saj më të rëndëisshme – Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca (E-3). Ata në takimin e javës së kaluar në Londër sëbashku me Zelenskin u’a bënë me dije të gjithëve në Euroipë se vetëm ata vendosin në emër të tërë Europës gjë që do t’a bëjnë edhe në të ardhmen me Ukrainën. Megjithatë, sikurse shkruante me 11 nëntor The Wall Street Journal-i, Trumpi, u tha krerëve europianë të foprmatit E-3 se ata duhet të bëjnë presion mbi Zelenskin që të pranojë kushtet e planit të tij paqesor ku ka përjashtuar çdo mundësi ndryshimi. Le të shohim sesi do të dalin punët në fund. Trumpi para pak kohësh dha afat për arritjen e marrëveshjes deri në Krishtlindje (nuk saktësoi nëse në ato katolike apo ortodokse – por gjithsesi bëhet fjalë për afat të shkurtër).
Ndërkohë, me 11 dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin në takimin e ri me gjeneralët e tij njoftoi opinionin publik rus mbi çlirimin e qytetit të rëndësishëm në Donbas – Severska, pas të ciilit vazhdon lëvizja në drejtim të Sllovjanskut. Ky i fundit është një prej dy qyteteve kyçe nën kontrollin ukrainas në këtë rajon, krahas Kramatorskut. Njëkohësisht luftimet vazhdojnë edhe në qytetin Konstantinovka – njëfarë dere në drejtim të Kramatorskut. Kjo është pak a shumë gjendja luftarake në fushëbetejat e Donbasit, krahas konstatimit se zhvillohen luftime edhe në qytetin plotësisht të rrethuar Mirnohrad diçka më në jug, në afërsi të Pokrovksut të pushtuar kohët e fundit.
Pas përfundimit të gjithë këtyre operacioneve, domethënë fitores eventuale në to (Putini tani thotë se mund të ndalojnë menjëherë nëse Ukraina pranon të tërheqë forcat e saj nga ato zona, të cilat i ka aneksuar në tetor të vitit 2022), do të mund të krijohen kushte më të lehta për Kievin në kuptimin e arritjes më lehtë të marrëveshjes. Atëherë do të dukej sikur ushtria ukraianse ka humbur në luftën heroike me armikun e mbifuqishëm, dhe nëse tërhiqen me një vendim politik – kjo do të dukej si kapitullim ose tradhëti. Edhe njëra edhe tjera janë të papranueshme për pushtetin ukrainas, domethënë për mbijetesën e tij.
Europa u situatë skizofrenike
Sido që të jenë punët, është e qartë se, përveç Ukrainës, edhe Europa do të gjendje në një bluarje të paparë dhe të rrezikshme mes Amerikës dhe Rusisë, e cila, sikurse po duken punët – gjithnjë e më shumë po “i harmonizon orët” dhe ndoshta po i afrohet marërveshjes përfundimtare, Nëse kjo do të jetë pas një muaji ose dy, apo nëse në përgjithësi do të ketë një të tillë por gjithsesi Trumpi këtë dëshiron t’a arrijë para pranverës në mënyrë që të përfshihet fuqishëm në fushatën elektorale dhe t’u ndihmojë republikanëve të rrënuar (kjo më shumë për shkak të politikës së tij) më zgjedhjet e vjeshtës.
Elitat europiane tani thjesht nuk dinë çfarë të ndërmarrin konkretisht, sepse u kërcënohen dy rreziqe të mëdha nbëse refuzojnë planin paqesor të Trumpit:
- tërheqje e plotë e amerikanëve nga ndihma për Ukrainën gjë që do të çonte në situatën të cilën Europa kurrsesi nuk e dëshiron – të mbetej e vetme, si në lidhje me çështjen e vazhdimit të ndihmës për këtë vend, sipas formulës së konsumuar të Bajdenit “derisa të jetë nevoja” e cila nuk është kurrfarë strategjie që ka një qëllim të përcaktuar dhe metoda që mund të të shpien në realizimin e saj – e kësisoj të mbetej “një përballë një” në luftë me Rusinë në truallin ukrainas krahas rrezikut të madh të përshkallëzimit ku do të duhej të përfshinte edhe njësitë e saj, dhe ku ShBA-të me siguri nuk do të përfshiheshin sepse në këtë rast Europa është vetë fajtore se nuk e ka pranuar planin e Trumpit;
- që armatosja e Ukrainës dhe mbajtja e saj financiare në jetë si dhe rindërtimi i saj pas luftës të bien plotësiosht në shpinën e Europës – elitat europiane gjithashtu duan me çdo çmim t’a evitojnë sepse nuk kanë para për këtë as nuk do të donin t’i jepnin t’i jepnin në këtë “gropë pa fund” edhe sikur t’i kishin. Për këtë edhe tani i bien rreth e rreth punës së blokuar ruse si zgjidhje fatsjellëse.
Por, ajo që është e dukshme nga të gjithë nëpërmjet takimeve të pafundme, forumeve, konferencave, me buzëqeshje të përjetëshme, përqafime dhe puthje të zyrtarëve europiane – është mungesa e plotë e materies, domethënë përmbajtjes konkrete që mund të shpinte drejt zgjidhjes së vërtetë të konfilktit ukrainas dhe të gjithë problemeve europiane të lidhur me të. Zyrtarët udhëheqës europianë tani veprojnë pothuajse në mënyrë skizofrenike, iracionale dhe emocionale. Por, pa kokë të ftohtë nuk mund të zgjidhet asgjë, e jo më problemet e thella dhe me pasoja afatgjatë, me investime dhe pasoja të mëdha
Prandaj, për mendimin tim, vlerësimin më të mirë – në fakt të vëretën e dhimbshme të gjendjes së krijuar për Europë dhe Ukrainën e ka dhënë me 10 dhjetor media e dëgjuar britanike The Times, nëpërmjet tekstit me autor Eduard Lukas me titullin “Na fal Ukrianë, të trajtuam në mënyrë të turpshme” (https://www.thetimes.com/comment/columnists/article/sorry-ukraine-treated-you-shamefully-nslrszlbx).
Teksti nis me fjalët: “Të dashur ukrainas, na vjen shumë keq. Britania dhe shtetet e tjera europianoperëndimore, ende kanë dëshirë të thonë ‘jemi me Ukrianën…’. Vazhdon të theksohet se e kanë tmerruar Trumpin i cili kërkon që Ukriana t’i lëshojë Rusisë territoret e saj të cilët ajo ende nuk i ka pushtuar, dhe ‘e vërteta të dalë në shesh’. Rusia ende nuk e ka mundur Ukrainën, por na ka mundur ne… Ne jemi të lodhur… Alternativa për ju (ukranias) është ose paqe ose duhet të vdisni. Na vjen turp”.
Kështu shkurt shkruan gazetari i Times-it. Qartë dhe me zë të lartë – dhe mbi të gjitha të vërtetën. Problemi qëndron vetëm në atë se e gjitha kjo mund të paramendohej që ç’ke me të dhe me këtë edhe dëmet të zvogloheshin nëse vetëm ekzistonte dëshira. Por dëshirë nuk pati.
Dhe për të përfunduar:
Tëe gjithë e kemi marrë vesh dështimin e idesë mbi të ashtuquajturën kredi reparacioni për Ukrainën nëpërmjet përdorimit të aktivëve rusë të bllokuar në Europë, para së gjithash në Euroclear. Por këtu nuk duhen thënë shumë gjëra. Plani i përmendur i presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe i kancelarit gjerman Friedrich Merz i binte ndesh planit të Trumpit gjë për të cilën ai i’u kundërvu ashpër. Këta mjete fiannciare ruse i nevojiten atij për pranimin e planit të paqes. Në të vërtetë, sikurse shkruan WSJ, kërkon që 200 miliardë eurot e bllokuara t’i shfrytëzojë në projekte të përbashkëta për rindërtimin e Ukrianës, dhe pjesërisht për projekte amerikano-ruse në Rusi – mes tjerash edhe ata që do t’i mundësojnë furnizimin me energjentë rusë të po kësaj Europe, e cila u desh të hiqte dorë nga energjentët rusë nën presionin e administratës së Bidenit dhe Trumpit!
Amerikanët do të thonin asgjë personale- vetëm biznes!
Ndërsa unë do të thoja kjo është një shtëpi e madhe e çmendur!
[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera-ovo-sto-je-ucinio-trump-za-eu-je-prava-anatema/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA





























































