• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
6 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

    Konflikti në Vlorë, Rama: Do të shpronësojmë zonën dhe do ta kthejmë në park publik e turistik

    Kuvendi rikthehet më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

    Kryeministri Rama në Itali, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

    Kryeministri Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

    Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të BE-së: “Besoj se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së deri në fund të mandatit tuaj”

  • SOCIALE / KULTURË

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

    Gjashtë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

    Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Editorial

“Është Nafta, Budalla”: Si Interesi Amerikan rrëzoi Presidentin e Venezueles Nicolás Maduro

3 Janar, 2026
in Editorial
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Editorial

Presidenti Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të “drejtonin përkohësisht” Venezuelën duke mbikëqyrur një “tranzicion të sigurt”, në emër të demokracisë dhe stabilitetit. Megjithatë, kjo teori ra menjëherë sapo ai shpalosi para gazetarëve hapat e mëtejshëm.

Një akt i jashtëzakonshëm i ndryshimit të regjimit në Venezuelë, i shpallur gjatë një konference për shtyp nga presidenti i SHBA-së, zbuloji plotësisht këtë strategji. Siç bëri të qartë Trump në konferencën për shtyp, kompanitë amerikane të naftës do të hyjnë së shpejti në vend, duke shpenzuar miliarda dollarë për të rindërtuar një industri të neglizhuar dhe për të siguruar një burim që, sipas fjalëve të tij, u është “vjedhur” amerikanëve.

Kështu, bëhet e qartë se operacioni kundër Presidentit Nicolás Maduro, i kryer në orët e hershme të së shtunës më 3 janar në Karakas, kishte po aq të bënte me kontrollin e tregjeve të energjisë, sa me ndryshimin e regjimit

Presidenti Donald Trump deklaroi qartë të shtunën se largimi i presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, do të krijonte mundësinë për të hapur derën për shfrytëzimin e rezervave të mëdha të naftës që ndodhen në vend. Sipas tij, ky veprim mund të ketë një ndikim të madh në riformatimin e tregut global të energjisë, duke sjellë përfitime të konsiderueshme për ekonominë e SHBA-së dhe kompanitë amerikane të naftës.

Megjithatë, Trump nuk dha shumë informacion se si SHBA do të drejtonte Venezuelën ose kush do të menaxhonte burimet e saj, duke lënë shumë pyetje të hapura për logjistikën politike.

Dimensioni i naftës nuk mund të nënvlerësohet. Përtej marrjes së kontrollit përkohëshëm, Trump tregoi se Shtetet e Bashkuara do të përfitonin drejtpërdrejt nga burimet energjetike të Venezuelës, duke i shitur ato edhe vendeve si Kina, Rusia dhe Irani. Aktualisht, Kina është klienti më i madh i naftës së Venezuelës, megjithëse natyra e fshehtë e disa eksporteve e bën të vështirë verifikimin e saktë. Çdo zgjerim i SHBA-së në sektorin e naftës do të ndryshonte marrëdhëniet tregtare ekzistuese dhe tregjet globale të energjisë. Chevron mbetet kompania e vetme amerikane që operon në Venezuelë me një licencë të kufizuar të dhënë nga administrata Trump.

Është me rëndësi të theksohet fakti se rezervat e naftës së Venezuelës nuk janë thjesht të mëdha. Ato janë më të mëdhatë në botë, me rreth 300 miliardë fuçi të vlerësuara, duke kaluar edhe Arabinë Saudite, prodhuesin kryesor të OPEC. Për dekada, ekonomia e Venezuelës ka mbështetur veten në naftë, dhe rezervat e saj kanë tërhequr vëmendjen e fuqive globale. Megjithatë, keqmenaxhimi, kolapsi ekonomik dhe sanksionet kanë lënë infrastrukturën energjetike në gjendje të rëndë. Prodhimi ka rënë ndjeshëm, tubacionet janë dekada të vjetra, dhe një pjesë e madhe e naftës së provuar është ekstra-e rëndë, që kërkon ekspertizë të avancuar për nxjerrje. Sipas Administratës Amerikane të Informacionit të Energjisë (EIA), rivendosja e prodhimit në nivelet e viteve 1990 do të kërkonte mbi 8 miliardë dollarë investime, si dhe vite punë teknike dhe stabilitet politik.

Megjithatë përtej infrastruktures implikimet gjeopolitike janë të mëdha. Kina e dënoi menjëherë largimin e Maduros si shkelje të sovranitetit dhe ligjit ndërkombëtar, duke paralajmëruar se veprimet e SHBA rrezikojnë paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe Karaibe. Çdo përpjekje për të kontrolluar naftën e Venezuelës jo vetëm që sfidon interesat e Kinës, por rrit tensionet edhe me fuqitë e tjera globale, përfshirë Rusinë dhe Iranin. Në thelb, ndryshimi i regjimit, i paraqitur si promovim i demokracisë, shërben gjithashtu si afirmim i hegjemonisë amerikane mbi një burim strategjik jetik.

Ky nuk është rasti i parë që ndërhyrjet e huaja justifikohen me gjuhën e demokracisë, duke shërbyer njëkohësisht interesave ekonomike. Historia është e mbushur me shembuj: nga Amerika Qendrore në shekullin e 20-të deri në Lindjen e Mesme kohët e fundit, resurset strategjike kanë drejtuar shpesh politikën e jashtme. Situata e Venezuelës ndjek një model të njohur. Duke u fokusuar në premtimin e stabilitetit politik dhe tranzicionit demokratik, SHBA kanë krijuar një narrative që fsheh motivet ekonomike që qëndrojnë pas operacionit.

Ndërsa zyrtarët amerikanë festojnë saktësinë dhe profesionalizmin e operacionit ushtarak, ndikimi mbi popullsinë mbetet i pasigurt. Aksesimi i naftës mund të sjellë investime dhe prodhim, por gjithashtu rrezikon të konsolidojë kontrollin e huaj mbi një burim që historikisht ka financuar programet sociale të vendit. Pasojat politike dhe shoqërore afatgjata të përfshirjes amerikane mund të jenë po aq shqetësuese sa ndërhyrja ushtarake e menjëhershme.

Operacioni gjithashtu ngre pyetje mbi sovranitetin dhe vetëvendosjen. Ndërsa retorika thekson një “tranzicion të sigurt” dhe demokraci, realiteti është se Shtetet e Bashkuara kanë marrë kontrollin e drejtpërdrejtë mbi udhëheqësinë dhe resurset e një vendi tjetër. Për komunitetin ndërkombëtar, operacioni mund të shërbejë si një rast për mënyrën se si ndërhyrjet moderne kombinon precizion ushtarak, koordinim inteligjence dhe kalkulim ekonomik për të arritur objektiva të shumëfishta njëkohësisht.

Padiskutim ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë është një ilustrim i klasifikimit të interesave ekonomike dhe gjeostrategjike si çështje të sigurisë kombëtare dhe demokracisë. Përkundër retorikës për ndihmën ndaj popullit venezuelas, motivet e vërteta që qëndrojnë pas këtij veprimi janë thellësisht të lidhura me burimet natyrore të vendit, pra me naftën, dhe kontrollin që mund të fitohet mbi ato. Në këtë kontekst, veprimi i SHBA-së është një tjetër shembull i politikës ndërkombëtare, ku gjeoekonomia dhe fuqia e tregjeve globale shpesh i japin formë drejtimeve të politikës së jashtme. Si gjithmonë, këto ndërhyrje mund të kenë pasoja afatgjata për stabilitetin politik dhe shoqëror të një vendi, duke lënë shumë pyetje të hapura për drejtësinë dhe motivet e vërteta të veprimeve të mëdha fuqishëm. Siç thotë dhe slogani tashmë i njohur amerikan, “It’s the economy, stupid”, (“Është nafta, budalla” ), një kujtesë e fuqishme se në botën e politikës ndërkombëtare, interesi ekonomik shpesh shërben si forcë shtytëse më e madhe se sa çdo idealizëm për ndryshim demokratik.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

Editorial

ARGUMENTUM: NJË SEZON I RI, NJË VIZION I RI PËR DIALOGUN GLOBAL

1 Shtator, 2026
Editorial

Zoti Kryeministër, interesat e cilit komb përfaqësoni dhe mbroni?

21 Gusht, 2026
Editorial

Revolucioni i Flamingove: Fundi i Tranzicionit të Stërzgjatur Shqiptar

23 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Nga gjaku jam shqiptare

5 Shtator, 2026

Në kulmin e tensioneve, shefat e inteligjencës së Turqisë dhe Greqisë takohen në Athinë

5 Shtator, 2026

Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë, SHBA rikthen përpjekjet për paqe në Ukrainë

5 Shtator, 2026

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë: I kujt është Deti Egje?

5 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

5 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.