• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

    Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

    Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Editorial

Zoti Kryeministër, interesat e cilit komb përfaqësoni dhe mbroni?

21 Gusht, 2026
in Editorial, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EDITORIAL

Dy ngjarjet e fundit, njëra në Pustec dhe tjetra lidhur me qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës, kanë sjellë dy lloj reagimesh nga Tirana zyrtare.

Nga njëra anë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përdorur një gjuhë të përmbajtur, por të qartë dhe përcaktuese. Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama, duke reaguar në rrjetet sociale, ka zgjedhur një gjuhë dukshëm më të butë, ironike dhe relativizuese.

Ky dallim nuk është domosdoshmërisht problem në vetvete. Kryeministri mund të zgjedhë një gjuhë politike të ndryshme nga ajo institucionale e ministrisë që drejton politikën e jashtme. Por kur dy qëndrimet lidhen me të njëjtën çështje, pyetja është e pashmangshme:

A po plotësojnë njëri-tjetrin këto dy zëra, apo gjuha e Kryeministrit po zbeh atë që shteti shqiptar sapo ka thënë qartë?

Në Pustec, Ministria e Jashtme reagoi duke e konsideruar mosluajtjen e himnit kombëtar shqiptar një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e mirësjelljes dhe protokollit. Qëndrimi ishte i përmbajtur, por i qartë, respekti për simbolet kombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk është çështje folklori, por çështje respekti institucional.

Kryeministri Rama, në të njëjtin rast, zgjodhi një tjetër gjuhë. Ai e cilësoi atë që ndodhi si “një parodi domethënëse”, foli për “trupat e cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik” dhe tha se kjo nuk e shqetëson Shqipërinë për sovranitetin e saj. Më tej, iu drejtua atyre që reaguan si “mëmëdhetarë” që hidhen përpjetë para “pasqyrave të tyre digjitale”.

Edhe në çështjen e Kosovës kontrasti është i dukshëm.

Pas deklaratës së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën, Tirana zyrtare ruajti qëndrimin e saj tradicional në mbështetje të Kosovës. Kryeministri Rama, ndërkohë, e zhvendosi pjesën kryesore të reagimit te shqiptarët që kërkonin një rishikim të mbështetjes ndaj Ukrainës.

Ai i quajti disa prej tyre “nacionalistët folklorikë më të zhurmshëm”, duke theksuar se liria nuk është një “marrëdhënie shkëmbimi” dhe se Shqipëria duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Dhe në këtë pikë Kryeministri ka të drejtë në një parim themelor. Shqipëria nuk mund ta kthejë solidaritetin me Ukrainën në një pazar diplomatik.

Të mbështesësh një popull që lufton për lirinë e tij nuk mund të varet nga fakti nëse ai shtet mbështet apo jo çdo interes të Shqipërisë.

Por pikërisht këtu fillon edhe përgjegjësia tjetër e një shteti.

Problemi duhet adresuar, jo relativizuar

Në Pustec, problemi nuk ishte reagimi i shqiptarëve në rrjetet sociale, por vetë ngjarja që e shkaktoi atë. Ndërsa himni shqiptar nuk u luajt në një aktivitet zyrtar në territorin e Shqipërisë, ndërkohë që himni i Maqedonisë së Veriut po, atëherë kjo kërkonte një qëndrim të qartë nga Tirana. Jo përplasje, jo krizë diplomatike, por sqarim dhe respekt reciprok.

E njëjta logjikë vlen edhe për Kosovën.

Shqipëria nuk ka pse ta kushtëzojë mbështetjen e saj për Ukrainën me njohjen e Kosovës. Solidariteti me një popull që lufton për lirinë e tij nuk mund të kthehet në një pazar diplomatik. Por mbështetja për Ukrainën nuk e detyron Shqipërinë të heshtë për një qëndrim të Kievit me të cilin nuk pajtohet.

Mund të jesh mik dhe të kesh një mospajtim të qartë. Kjo nuk është kontradiktë; është diplomaci.

Kështu funksionojnë edhe shtetet europiane. Franca mbron interesat e Francës, Gjermania ato të Gjermanisë, Italia ato të Italisë dhe Greqia ato të Greqisë. Ato i mbrojnë këto interesa brenda Europës, brenda aleancave dhe përmes bashkëpunimit, pa e kthyer çdo mospajtim në konflikt.

Prandaj europianizmi nuk mund të nënkuptojë heqjen dorë nga interesi kombëtar. Përkundrazi, një shtet europian është pikërisht ai që di ta mbrojë interesin e vet përmes mjeteve europiane: diplomacisë, argumentit, dialogut dhe, kur është e nevojshme, një “jo”-je të qartë.

Shqipëria nuk ka nevojë të “bërtasë” për Kosovën, por duhet të flasë për Kosovën. Nuk ka nevojë të “konfliktohet” për një himn, por duhet të kërkojë respekt për simbolet e saj kombëtare. Dhe nuk ka nevojë të rikthehet te nacionalizmi folklorik, por as nuk duhet të përdorë luftën kundër folklorizmit për të zhvlerësuar çdo shqetësim legjitim kombëtar.

Patriotizmi nuk është folklorizëm. Interesi kombëtar nuk është nacionalizëm. Dhe mbrojtja e interesave të Shqipërisë nuk është antieuropianizëm.

Pikërisht këtu lind shqetësimi për mënyrën se si Kryeministri po zgjedh të komunikojë këto çështje. Një gjuhë e matur mund të jetë e dobishme në marrëdhëniet me partnerët dhe fqinjët, por ajo nuk duhet të përdoret për t’i mbyllur debatet e brendshme duke i etiketuar shqetësimet si “folklorizëm”.

Një Shqipëri europiane nuk është një Shqipëri që hesht për të mos shqetësuar të tjerët. Është një Shqipëri që di të mbrojë interesat e veta pa cenuar marrëdhëniet me të tjerët.

Dhe kjo është pikërisht ajo që duhet të kërkohet nga politika e jashtme shqiptare: jo zhurmë, jo nacionalizëm emocional, por qartësi, dinjitet dhe mbrojtje të interesit kombëtar.

Interesat e cilit komb përfaqësoni dhe mbroni?

Jeni Kryeministri i Shqipërisë.

Jo i Ukrainës.

Jo i Kosovës.

Jo i Maqedonisë së Veriut.

Jo i Bashkimit Europian.

Dhe as i ndonjë ekuilibri abstrakt ballkanik.

Detyrimi juaj i parë politik është Shqipëria, siguria e saj, sovraniteti i saj, dinjiteti i saj dhe interesi i saj kombëtar.

Këto nuk bien ndesh me solidaritetin ndaj Ukrainës, me fqinjësinë e mirë apo me integrimin europian. Të jesh pjesë e Europës nuk do të thotë të heqësh dorë nga interesi kombëtar. Përkundrazi, shtetet europiane i mbrojnë interesat e tyre brenda aleancave, institucioneve dhe rregullave të përbashkëta, përmes diplomacisë, dialogut dhe bashkëpunimit.

Në një rajon ku ekuilibrat po ndryshojnë dhe rivalitetet po bëhen gjithnjë e më të dukshme, Shqipëria ka nevojë për më shumë se një Kryeministër që di të komunikojë bukur.

Ka nevojë për një Kryeministër që di të shohë larg, por edhe të dijë qartë se për cilin shtet flet, cilin komb përfaqëson dhe cilat interesa duhet të mbrojë.

Shqipëria duhet të jetë europiane në orientimin e saj, por shqiptare në interesin që mbron.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Rubio në tre pika strategjike të NATO-s: nga Arktiku te Mesdheu dhe Atlantiku

5 Tetor, 2026
FOKUS

Bosnja voton për të ardhmen e saj: Dejtoni, BE-ja dhe hija e Rusisë mbi zgjedhjet e 4 tetorit

4 Tetor, 2026
FOKUS

3 Tetori 1990: Si u bashkua Gjermania dhe si ndryshoi Europa

3 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

5 Tetor, 2026

Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

5 Tetor, 2026

Rubio në tre pika strategjike të NATO-s: nga Arktiku te Mesdheu dhe Atlantiku

5 Tetor, 2026
Journalists raise their hands to ask questions to United States Trade Representative Jamieson Greer during a press conference Thursday, Oct. 1, 2026, at the G20 Trade Ministerial in Milwaukee, Wis. (AP Photo/Kayla Wolf)

Kina dhe ShBA-ja ruajnë komunikimin tregtar në mbledhjen ministrore të G20-ës

5 Tetor, 2026

Ministria e Jashtme e Kinës u përgjigjet kritikave të një komiteti amerikan për zgjerimin e “Starbucks”-it në Xinjiang

5 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.