Në një email tjetër të datës 12 shtator 2018, Epstein i shkruan biznesmenit amerikan Tom Pritzker, duke iu referuar një takimi që përfshinte Macronin. “Jacques po darkon me Macronin sot, kështu që koha ishte perfekte,” thuhet në email.
Në një shkëmbim të veçantë e-mailesh të datës 30 gusht 2018, Epstein gjithashtu pretendon se Macron kërkoi këshillat e tij për “pothuajse gjithçka, duke përfshirë institucionet, politikat dhe shkencën”, duke shtuar se Macron “dëshiron të udhëheqë Evropën, ndoshta botën”.
Presidenca franceze nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar në lidhje me dokumentet.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi së fundmi një koleksion të madh prej mbi 3 milionë faqesh, 2.000 videosh dhe 180.000 imazhesh që lidhen me dosjen Epstein sipas Aktit të Transparencës së Dosjeve Epstein, i cili u nënshkrua në ligj nga Presidenti amerikan, Donald Trump, më 19 nëntor të vitit të kaluar.
Dosjet përfshinin foto të figurave të shquara, transkripte të jurisë së madhe dhe të dhëna hetimore, megjithëse shumë faqe u redaktuan intensivisht për të mbrojtur viktimat.
Agjencia publikoi 30.000 dokumente shtesë të martën e kaluar dhe të mërkurën dhe tha se kishte marrë më shumë se 1 milion dokumente shtesë që potencialisht lidheshin me Epsteinin.
Epstein u gjet i vdekur duke u vetëvrarë me varje në një burg të New York City më 10 gusht 2019, ndërsa priste gjyqin. Ai përballej me akuza federale për drejtimin e një rrjeti trafikimi seksual që përfshinte gra dhe vajza të mitura dhe vdekjea e tij ndodhi ndërsa ishte në paraburgim në Qendrën Korrektuese Metropolitane.
/Argumentum.al


























































