Takimi i ministrave të tregtisë të APEC 2026 u mbyll të shtunën në qytetin Suzhou të Kinës Lindore. Palët arritën rezultate konkrete me një deklaratë të përbashkët, si dhe një hartë rruge të re për sektorin e shërbimeve, të cilat do t’i kontribuohen Samitit të APEC, që do të zhvillohet në fund të vitit, thuhet në një artikull të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
Sivjet është viti i 35-të pas anëtarësimit të Kinës në APEC dhe hera e tretë që Kina shërben si mikpritëse. Në botën aktuale me ndryshime dhe trazira, me rritjen e unilateralizmit e proteksionizmit, po dobësohet motori i rritjes së ekonomisë globale, ndaj palët mbajnë shpresën e madhe tek “Viti i Kinës” së APEC.

Si ndër rajonet më me gjallëri ekonomike në botë, 21 ekonomitë e Azi-Paqësorit u mblodhën për diskutime të thella për të ardhmen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar shumëpalësh dhe rajonal. Rezultatet konkrete kanë rëndësi të madhe, komentoi CMG.
Liu Chenyang, drejtori i Institutit Kërkimor për APEC-un e Kinës, tha për CMG se këto rezultate pragmatike nuk u arritën lehtë. Ato jo vetëm i përgjigjen saktësisht pengesave të zhvillimit rajonal dhe injektojnë fuqi në zhvillimin ekonomik të Azi-Paqësorit, por i japin globit një sinjal të fortë në mbrojtjen e multilaterazilmit në Azi-Paqësor dhe në mbështetjen ndaj bashkëpunimit me leverdi reciproke, duke vërtetuar plotësisht se rajonalizmi i hapur dhe multilateralizmi i vërtetë janë vullneti i popujve.

Aktualisht, tranzicioni i digjitalizimit, i inteligjencës dhe ai i gjelbër, janë bërë pika e re e rritjes në ekonomitë e APEC. Analistët janë të mendimit se një nga pikat e shkëlqyeshme në Deklaratën e Suzhout, të publikuar në këtë takim të ministrave të tregtisë, ishte ngritja e pozicionit të fushave të reja, si tregtia digjitale, tregtia e gjelbër, inteligjenca artificiale etj., në të njëjtin nivel me temat tradicionale tregtare, duke krijuar hapësirë të re për bashkëpunimin rajonal.
Tjetër rezultat simbolik në këtë takim ishte Harta e Rrugës për Sektorin e Shërbimeve të APEC në Inovacion, Aftësi Konkurruese dhe Qëndresë.
Palët ranë dakord që të fokusohen në bashkëpunimin në tetë fusha kryesore, të nxitin inovacionin dhe reformat e vazhdueshme në politikat përkatëse të sektorit të shërbimeve dhe të formojnë bashkërisht mjedisin institucional të hapur dhe të parashikueshëm për investimet në tregtinë e shërbimeve. Aktualisht sektori i shërbimeve zë 2/3 e vëllimit të përgjithshëm të ekonomisë së APEK. Versioni i ri i hartës së rrugës vizaton masterplanin e rajonit të Azi-Paqësorit në 10 vitet e ardhshme dhe nxit këtë sektor të bëhet një forcë e rëndësishme për rritjen ekonomike dhe punësimin e APEK-ut.
CGTN



























































