Panairi i 22-të Ndërkombëtar i Industrisë Kulturore i Kinës u hap të enjten në qytetin Shenzhen të Kinës Jugore.
Panairi i këtij viti fokusohet te digjitalizimi e zhvillimi inteligjent i industrisë kulturore dhe kultivimi i forcave të reja prodhuese.
foto nga VCG
Pjesa kryesore e panairit, me sipërfaqe 160 000㎡, ndahet në tetë zona, ku janë të vendosura pavijonet e 3 306 kompanive dhe demonstrohen mbi 120 mijë produkte kulturore. Ndërkohë, 3 006 kompani të tjera marrin pjesë në panair nëpërmjet internet.
Në këtë panair është vendosur për herë të parë zona e ekspozimit për ekonomitë e APEC-ut, për të demonstruar në mënyrë të përqendruar burimet kulturore e turistike të Azi-Paqësorit.
Panairi do të zgjatë deri më 25 maj.
foto nga VCG



























































