Ministria e Jashtme e Kinës përsëriti të mërkurën se Tajvani është një pjesë e pandashme territoriale e Kinës dhe nuk ka qenë kurrë, e as nuk do të jetë kurrë, një vend.
Zëdhënësi i kësaj ministrie Guo Jiakun i tha këto në një konferencë të rregullt shtypi në përgjigje ndaj një pyetjeje rreth komenteve të fundit nga lideri i Tajvanit Lai Chingte.
Guo tha se Lai Chingte dhe autoritetet që ai drejton, kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur të tërheqin vëmendjen dhe të krijojnë një ndjesi pranie, duke e ekspozuar veten si “krijues telashesh” dhe “shkatërrues të paqes”.
“Pavarësia e Tajvanit” është e papërputhshme me paqen në dy brigjet e Ngushticës së Tajvanit dhe përpjekjet “për të kërkuar pavarësi” duke u mbështetur te forcat e jashtme apo me mjete ushtarake do të dështojnë, vuri në dukje zëdhënësi i diplomacisë kineze.



























































