• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
6 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

    Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

    Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Editorial

Revolucioni i Flamingove: Fundi i Tranzicionit të Stërzgjatur Shqiptar

23 Qershor, 2026
in Editorial, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Editorial nga Marjana Doda

Protestat masive të qershorit, të pagëzuara tashmë nga pjesëmarrësit si “Revolucioni i Flamingove”, mund të shënojnë fundin e tranzicionit më të gjatë postkomunist në Europë. Nëse rrëzimi i komunizmit në Shqipëri u vulos de facto nga revolta studentore e vitit 1990 me thirrjen historike “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, atëherë kjo lëvizje e re qytetare mund të konsiderohet si përmbyllja simbolike e një epoke 35-vjeçare.

Shqipëria ishte ndër vendet e fundit europiane që iu bashkua valës së përmbysjes së regjimeve komuniste pas shembjes së Murit të Berlinit. Megjithatë, vendi ynë hyri në një tranzicion të gjatë, të vështirë dhe shpeshherë të dhimbshëm, që zgjati më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit dhe Europës Lindore. Një tranzicion i mbushur me kriza politike, ekonomike e sociale, të cilat lanë gjurmë të thella në jetën e shqiptarëve.

Pavarësisht vështirësive, populli shqiptar ka pasur gjithmonë një orientim të qartë dhe të palëkundur: integrimin në Bashkimin Europian. Edhe pse shpesh zyrtarë europianë apo ndërkombëtarë na etiketojnë thjesht si një vend ballkanik, ne i përkasim natyrshëm qytetërimit europian dhe kemi qenë kontribuues historikë të këtij kontinenti.

Megjithatë, politika shqiptare nuk ka arritur ende të përmbushë standardet, kriteret dhe detyrimet e nevojshme për t’u bërë pjesë e plotë e tryezës politike europiane. Prej 35 vitesh, Shqipëria është qeverisur kryesisht nga dy partitë më të mëdha politike: Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Herë njëra e herë tjetra kanë mbajtur pushtetin, duke dominuar jetën politike të vendit.

Aktualisht, Partia Socialiste, nën drejtimin e Edi Ramës, ndodhet në mandatin e saj të katërt radhazi në krye të qeverisë. Një periudhë e gjatë qeverisjeje që ka sjellë jo pak pakënaqësi. Sot, mijëra qytetarë protestojnë para godinës së Kryeministrisë dhe në rrugët kryesore të Tiranës, jo vetëm kundër qeverisë aktuale, por kundër një klase politike që ka drejtuar vendin për më shumë se tre dekada.

Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar shpesh politikanë të ndryshëm të mburren me pjesëmarrjen e tyre në protestat që rrëzuan komunizmin. Disa madje i kanë atribuar vetes role dhe merita që nuk u përkasin. Por këtë gjykim le ta bëjë historia dhe ndërgjegjja e secilit.

Ironikisht, pikërisht kjo klasë politike, ku një pjesë e protagonistëve të sotëm e kanë nisur karrierën e tyre në emër të demokracisë, ka dështuar ta kultivojë atë. Demokracia jo vetëm që nuk lulëzoi siç pritej, por shpesh u përdor si mjet për të konsoliduar pushtetin absolut, si nga Partia Demokratike, ashtu dhe nga Partia Socialiste, sigurisht me ndihmën e partive më të vogla që kanë lindur po nën ombrellën e këtyre dy forcave të mëdha.

Katërmbëdhjetë vitet e qeverisjes së Edi Ramës janë shoqëruar me largimin e qindra mijëra të rinjve nga vendi. Studentë, profesionistë, intelektualë dhe punëtorë të kualifikuar, pra truri dhe energjia më e madhe e Shqipërisë sot jetojnë dhe kontribuojnë në vendet më të zhvilluara europiane, në kërkim të një jete më të mirë.

Por drama e emigracionit nuk është thjesht një perceptim. Ajo është e dokumentuar në shifra. Sipas Censusit të vitit 2023, Shqipëria ka rreth 420 mijë banorë më pak sesa në vitin 2011, ndërsa popullsia rezidente ka zbritur në rreth 2.4 milionë banorë. Vetëm në dy vitet e fundit, migracioni neto ka mbetur negativ me dhjetëra mijëra qytetarë që kanë zgjedhur të largohen. Këto statistika demografike janë treguesi më i qartë i dështimit të tranzicionit. Çdo i ri që largohet është një votë mosbesimi ndaj sistemit politik, ekonomik dhe institucional të ndërtuar gjatë 35 viteve të fundit.

Kjo është arsyeja pse zemërimi që po shfaqet sot në rrugët e Tiranës nuk lidhet vetëm me një qeveri apo me një mandat të caktuar. Ai lidhet me faktin se politika shqiptare ka dështuar të mbajë premtimin themelor: t’u japë shqiptarëve arsye për të jetuar dhe për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre.

Ndërkohë, Shqipëria, një vend i bekuar me bukuri natyrore dhe pasuri të jashtëzakonshme, vazhdon të mbetet në udhëkryq. Në vend që këto pasuri të shërbejnë për mirëqenien e qytetarëve, ato shpesh janë kthyer në instrumente të pasurimit të shpejtë të elitave politike dhe ekonomike.

Nga ana tjetër, Shqipëria po varfërohet nga burimi i saj më i çmuar: njerëzit. Sovrani është shpesh i nëpërkëmbur, ndërsa në emër të tij justifikohen projekte gjigante, investime me shifra marramendëse dhe premtime që mbeten vetëm në letër. Sazani, Zvërneci dhe shumë projekte të tjera të debatueshme janë bërë simbol i një tranzicioni që duket se ka humbur kuptimin e tij fillestar.

Por durimi ka një kufi.

Pas 35 vitesh pritjeje, zhgënjimesh dhe premtimesh të pambajtura, qytetarët kanë dalë sërish në rrugë. Dhe ja ku provohet se shqiptarët nuk janë as të nënshtruar, as indiferentë. Ata reagojnë kur ndihen të tradhtuar dhe kur shohin se ata që duhet t’i udhëheqin kanë humbur drejtimin.

Ata që duhej ta udhëhiqnin këtë vend e kanë humbur drejtimin. Dhe ky popull, që për vite me radhë është neglizhaur, sot po ngre zërin për të kërkuar llogari nga ata që kanë administruar fatet e tij.

Por nëse revolta e studentëve të vitit 1990 i dha fund komunizmit, Revolucioni i Flamingove mund të jetë momenti që shënon fundin e tranzicionit të stërzgjatur shqiptar.

Ndaj kjo protestë është shumë më tepër sesa një lëvizje e zakonshme politike.

Prandaj, aty mes atyre njerëzve që dalin çdo ditë dhe protestojnë, ka shpresë. Ka të rinj, prindër, fëmijë, gjyshër e gjyshe, njerëz të zakonshëm që ende besojnë se ky vend mund të bëhet. Por jo me këtë klasë politike. Shqipëria mund të bëhet nga bijtë dhe bijat e saj që e duan vërtet këtë vend, që janë patriotë në kuptimin më të mirë të fjalës.

Dhe patriot nuk do të thotë vetëm të valëvitësh flamurin. Patriot do të thotë të duash çdo cep të atdheut, ta mbrosh, ta zhvillosh dhe të kujdesesh për të. Të mos e shohësh Shqipërinë si një plaçkë për t’u ndarë, por si një trashëgimi që duhet lënë më e mirë për brezat që vijnë.

Pas 35 vitesh pritjeje, premtimesh të pambajtura dhe zhgënjimesh të njëpasnjëshme, shqiptarët nuk kërkojnë më thjesht rotacion politik, por një kontratë të re mes shtetit dhe qytetarit, një republikë që funksionon për shumicën dhe jo për një pakicë të privilegjuar.

Mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje do të arrijë objektivat e saj. Por një gjë është tashmë e qartë, frika, indiferenca dhe apatia që kanë shoqëruar jetën publike shqiptare për dekada po zëvendësohen nga kërkesa për përgjegjësi, pjesëmarrje dhe ndryshim. Për herë të parë pas shumë vitesh, mijëra qytetarë po kërkojnë të jenë protagonistë të së ardhmes së tyre dhe jo thjesht spektatorë të saj.

Sepse Shqipëria nuk është pronë e politikanëve.

Shqipëria është e shqiptarëve.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

Bota

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

6 Nëntor, 2026
JO VETEM LAJM

Pete Hegseth, “kurbani” i parë politik i humbjes së Trump? Lufta në Iran e vendos sekretarin e Mbrojtjes në shënjestër

5 Nëntor, 2026
FOKUS

Evropa rishikon hartën e zgjerimit: Kush po afrohet dhe kush po mbetet pas?

4 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

6 Nëntor, 2026

Eric Wendt prezanton prioritetet e mandatit të tij si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

6 Nëntor, 2026

Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

6 Nëntor, 2026

Protesta qytetare nuk thahet! Mund të ngadalësohet rrjedha, por burimi mbetet i gjallë.

6 Nëntor, 2026

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

6 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.