• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

    Kuvendi i Shqipërisë deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës: Koordinojmë veprimet me Kosovën për korrigjimin e padrejtësisë

    Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tirana politike kundër vendimit të Hagës: “Padrejtësi”

    Presidenti Begaj pritet nga presidenti i EBA, fokus tek investimet dhe bashkëpunimi dypalësh

    Viti i ri shkollor nis në gjithë vendin, liderët politikë përcjellin mesazhet e tyre

    “Prania Besnike”, Rama: Çdo të premte në 17:00, dëgjojmë qytetarët

    Presidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së mbretit të Norvegjisë Harald V

  • SOCIALE / KULTURË

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

    Në Prishtinë vijojnë protestat kundër vendimit të Hagës: Kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale

    Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

    Kryeministri Kurti pas vendimit të Hagës: “Padrejtësi e papranueshme ndaj ish-krerëve të UÇK-së”

    Vendimi i Hagës, reagime të forta në Kosovë: Osmani, Konjufca, Haradinaj, PDK dhe Abdixhiku mbrojnë luftën e UÇK-së

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Nga Saksonia-Anhalt te Berlini e Mecklenburgu: vala e AfD-së trondit Gjermaninë dhe Merz-in

22 Shtator, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Jorgji KOTE

Partia “Alternativa për Gjermaninë ( AfD) shkaktoi  shkaktoi tërmet të vërtetë politik  në zgjedhjet parlamentare të datës  20 Shtator; tanimë në  kryeqytetin e vendit, Berlin dhe në ish Landin lindor të Mecklenburg Pomerisë. Ca më tepër vetëm 2 javë pas fitores së saj të  bujshme në zgjedhjet parlamentare në Landin/Shtetin  Saksoni Anhalt me shifrën rekord  43,8 për qind. Në të dy rastet, por sidomos në Mecklenburg Pomeri,  CDU-ja e Kancelarit Merz nuk e kaloi dot « provën e zjarrit», madje u poshtërua si kurrë më parë, duke mbetur jashtë Parlamentit të landit!   

Ashtu siç pohoi  edhe ai vetë në daljen publike pas mbylljes së qendrave të votimit, CDU-ja pësoi katastrofën më të rëndë në historinë e saj në Shverin, ku me vetëm 4,9 për qind mbeti jashtë Parlamentit të atij shteti. Ndonëse më mirë në Berlin  me 18,8 për qind të votave, CDU humbi përballë  Të Majtës ( komuniste)  partia fituese me rekordin e saj  25,7 për qind. Edhe SPD-ja në Berlin ku dikur “bënte ligjin”  ra në nivelin më të ulët me 12,1 për qind, duke mos qenë më si më parë  “ parti berlineze” Për pasojë, tani SPD/CDU nuk e kanë më  shumicën absolute në Berlin.

Në Landin Mecklenburg Pomeri, SPD-ja e Kryeministres Manuela Schwesig, edhe pse me 35,5 për qind ra përballë AfD-së me Leif-Erik Holm me 38,2 për qind.  

Në të dy rastet fituesja e madhe sidomos morale  ishte AfD-ja, e cila e dyfishoi rezultatin zgjedhor në të dyja landet. Fituesja tjetër e madhe është “e Majta”, e cila, krahas Berlinit  u mbajt mirë edhe  në Mecklenburg Pomeri.  

Me këtë rast do theksuar se fitorja e thellë e AfD-së në Mecklenburg Pomeri dhe rezultati i saj  premtues në Berlin marrin vlera akomë më të mëdha se ajo më 6 Shtator në Saksoni Anhalt. Kjo mbasi ndryshe nga Saksonia, ekonomia në Mecklenburgun me 23.000 km katrore dhe 1,6 Milion banorë vitet e fundit ka ecur mirë, me përjashtim të papunësisë që luhatet ne 9 për qind. Ajo  mbështetet kryesisht në kantjeret detare, turizëm, bioteknologi, tekstile, etj. Por, megjithatë, AfD-ja u përqëndrua dhe preku fort shqetësimet ekonomike dhe sociale të krijuara, sidomos problemet e migrimit dhe dështimet e qeverisë rajonale dhe federale. Ndërkohë, ndryshe nga Saksonia ku rivali i AfD-së ishte  ”peshë e lehte”, në Mecklenburg, kandidati kryesor i AfD-së, 57 vjeçari Holm kishte përballë SPD-në dhe 52 vjeçaren karizmatike Manuela Schwesig, Kryeministre e landit prej 9 vitesh, ish Ministre Federale e Familjes në qeverinë e Kancelares Merkel më 2013 – 2017, vit kur ajo u zgjodh Kryeministre e landit. Edhe në këtë fushatë ” Gruaja kundër Blusë” së AfD-së,  siç u mbiquajt u shqua për  afërsi me banorët,  me hallet dhe telashet e tyre, madje duke i dalë kundër  qeverisë Federale dhe Partisë së saj, me sloganin ” Schverin versus Berlin” çka ia shtonte simpatinë te njerëzit.  Madje  ajo kishte shpallur publikisht se nuk pranonte të  merrte post të lartë në Berlin, duke i qëndruar besnike betimit të saj  ”Do jem në Shverin, dhe jo në Berlin”.  

Nga ana tjetër, si në Mecklenburg dhe në Berlin, AfD-ja u bëri ballë me suskes   SPD-së, CDU-së, forcave të tjera të moderuara   dhe medias të cilat shinjestruan  qëndrimet e saj të rrezikshme pro-ruse, anti-Ukrainë, anti-imigrim dhe anti-Europë të AfD-së. Ato denoncuan bashkëpunimin e saj me Rusinë, takimet, praninë e përfaqësuesve të AfD-së në forume të rëndësishme në Rusi, kundërshtimin e tyre të sanksioneve ndaj Rusisë dhe afirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Mirëpo duket se ato kritika nuk patën efektin e dëshiruar, madje u kthyen në bumerang votash për to, siç ishte edhe mbështetja e tyre për Ukrainën dhe qëndrimet anti-ruse. Ndërkohë, AfD-ja i qëndroi fort kritikave të ashpra ndaj menaxhimit të migrimit, sigurisë dhe gjendjes së rsimit, duke kritikuar efektivitetin e ulët dhe dështimet e koalicionit qeveritar në qendër dhe në atë land.  

Gjithsesi, fushata zgjedhore ishte shumë më e fortë në Berlin. Nga njera anë ishin CDU-ja SPD-ja dhe të Gjelbërit që kanë qeverisur Berlinin në 36 vitet e fundit, me arritjet por edhe problematikat e njohura. Nga ana tjetër ishin e Majta komuniste por edhe AfD-ja që i akuzonin ata për shqetësimet alarmante, veçanërisht rritjen e pasigurisë, prapambetjen në zonat periferike të Berlinit, krimin me burim të azilantët e paligjshëm,  papunësinë dhe mungesat për strehim dhe qeratë e larta, të cilat sipas  të Majtës  e kanë bërë Berlinin të papërballueshëm për të jetuar.   

Politologët dhe ekspertët po vejnë në dukje se në të dyja rastet ndodhi humbja dhe disfata e qendrës së moderuar, majtas dhe djathtas, në favor të ekstremit të Majtë në Berlin dhe atij të Djathtë në Shverin. Kështu, kandidati i SPD-së, Stefen Krach dështoi edhe pse pati mbështetjen dhe praninë e dy paraardhësve të tij social-demokratë, Klaus Wowereit dhe Michael Mϋller. Po ashtu, në mbështetje të tij shkoi në Berlin edhe Kryebashkiaku social-demokrat i Vjenës Michael Ludwig me 35 deputetë austriakë, etj.  Në pozitë akoma më të rënduar ishte kandidati i CDU-së, Stefan Evers, i cili hyri me vonesë në garë, mbasi prej saj u tërhoq Kryebashkiaku në detyrë, Kai Wegner, sepse ai mbasi kishte humbur besueshmërinë politike, për shkak të disa ngjarjeve të hidhura dhe akteve të sabotazhit, si ikja masive e dritave në Berlin dhe mosmbajtjes së premtimeve; kjo dhe mungesa e mbështetjes nga qendra e CDU-së për shkak të mungesës së simpatisë publike  pati ndikim  negativ në rezultatin e CDU-së, që mbeti me vetëm 18 ose 7 për qind më pak se E Majta!

Duke ardhur te ”e Majta” gjermane,  ka disa arsye themelore për fitoren e  saj spektakolare. Fillimisht, ajo fitoi falë kandidates kryesore, avokates karizmatike me origjinë turke, 45 vjeçares Elif  Eralp, me komunikim brilant publik, me qëndrime të matura dhe të moderuara, duke qortuar SPD-në/CDU por edhe duke fshikulluar prirjet e AfD-së. Propozimi i saj kryesor me ndikim tejet pozitiv te zgjedhësit ishte shtetëzimi i koncerneve të mëdha të banesave private, që do të bënte të mundur vëniën  në dispozicion të popullatës të 240.000 banesave, çka sipas Eralp do të zgjidhte problemin e madh të mungesave dhe qerave të larta për banesa në Berlin. Ndërkohë, e Majta ka qeverisur Berlinin në vitet 90 dhe pas viteve 2000 me SPD-në, çka i dha asaj argumente lidhur me përvojën e saj qeverisëse.

Tejet e rëndësishme të theksojmë se krahas kandidatëve të tyre bindës dhe tërheqës, faktori kryesor që i dha fitoren dhe rezultatet premtuese AfD-së dhe Të Majtës në të dy këto zgjedhje ishte simpatia që ato kanë krijuar te masat e gjera të rinisë, studentëve, punëtorëve dhe në përgjithësi te moshat deri në 50 vjeç. Kjo edhe falë ndikimit të rrjeteve sociale, komunikimit dhe popullaritetit të liderëve të tyre si edhe dështimeve qeveritare që ato e kanë shumë lehtë t’i godasin dhe denoncojnë. Sipas të dhënave më të fundit, i vetmi grup moshe që nuk votoi për AfD-në dhe Të Majtën ishte ai mbi 70 vjeç.

Ky fakt tejet domethënës është kambanë alarmi për partitë e tjera, sidomos ato qeveritare që krahas reformave, të mos shkëputen nga realitetet dhe të ndryshojnë nga themelet sjelljen dhe komunikimin e tyre politik dhe publik, sidomos me moshat e reja dhe të mesme, por edhe pa harruar edhe grup moshat e tjera.   

Pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, nëse krijimi i koalicionit të ri qeveritar në Shverin nuk është problem dhe Kryeministrja Manuela Schwesig mund të vazhdojë të drejtojë landin, duke shtuar në koalicionin e saj qeveritar edhe  Të Majtën, sepse AfD-ja nuk krijon dhe nuk pranon koalicion me të tjerët,  gjendja paraqitet më e ndërlikuar në Berlin, ku e para është partia e Majtë. Aty ka tre alternativa: i pari dhe më i dëshirueshmi  do të ishte  një koalicion midis CDU-së me SPD dhe Të Gjelbërit, varianti tjetër koalicioni midis  SPD, të Gjelbërit dhe e E Majta dhe versioni i tretë dhe më i vështiri,  CDU, E Majta dhe të Gjelbërit.   

Nisur nga sa sipër, rezulatet alarmante të zgjedhjeve në këto dy lande për koalicionin qeveritar dhe sidomos në Berlin nuk rezultuan shpëtimtare siç besohej për koalicionin qeveritar gjerman; ca më pak për Kancelarin Merz; madje tani  atij i është mbledhur akoma  më keq  ” laku në fyt” dhe trysnia për largim, edhe pse  nuk ka mbushur ende as gjysmën e mandatit të tij.

Deri tani me premtimin për reforma dhe ndryshime, siç bëri edhe mbrëmjen katastrofale të 20 Shtatorit,  ai ka mundur të shmangë kërkesat për zëvendësimin me një figurë tjetër nga CDU-ja, duke gëzuar mbështetjen e të tetë Kryeministrave të landeve të drejtuara nga CDU/CSU-ja dhe liderëve të tjerë të CDU-së. Kjo më tepër nga halli, sepse ende nuk ka një alternativë më bindëse dhe se do të krijohej një precedent negativ, duke i shtuar shanset AfD-së për të ardhur në pushtet.

Ndaj mendohet se për Gjermaninë, e cila në 80 vitet e fundit ka njohur vetëm 4 zgjedhje federale të parakohshme, ky zhvillim “alla britanik“ do të dobësonte në vend që ta forconte vendin, dhe do të kishte” më pak qar, por më shumë zarar“!.

Mirëpo edhe kjo gjendje ” tërhiq dhe mos e këput” nuk mund të vijojë pa fund. Ca më tepër se duke filluar nga muaji Prill i vitit të ardhshëm do të jenë zgjedhjet parlamentare në pesë lande të tjera, më të mëdha dhe më të rëndësishme, sidomos në   Nord Rin Vestfali me 18 milionë banorë. Rezultatet e tyre dhe veçanërisht në këtë të fundit, nëse  do të jenë zhgënjyese për koalicionin  qeveritar, kjo  do të çonte  pashmangërisht në zgjedhje të parakohshme federale.

Mirëpo në atë rast, rreziku për ngjitjen në pushtet të AfD-së do të ishte  shumë më i madh. Madje  kjo nuk është më hipotetike, por mundësi reale; mbasi nëse dështon koalicioni i tanishëm i madh, i pesti në 20 vitet e fundit, gjasat për koalicione të tilla janë shumë të pakta, sepse këto koalicione të mëdha kanë bërë punë të vogla dhe dëme të mëdha, ndaj dhe  gjermanëve u “kanë ardhur në majë të hundës”!

Ca më tepër kur bëhet fjalë për një parti si AfD, e cila nga vetëm 5 për qind që fitoi në zgjedhjet parlamentare federale të vitit 2017, në zgjedhjet e vitit 2021 AfD-ja siguroi 12 për qind dhe në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2025 AfD-ja siguroi gati dy herë më shumë vota ose 22 për qind. Për rrjedhojë, ajo është partia e dytë më e madhe në Bundestag me 151 deputetë, duke lënë prapa SPD-në tradicionale dhe partitë e tjera të njohura dhe vetëm me 3 për qind më pak se CDU-ja e  Merz.

Edhe në nivel vendor, AfD-ja është e pranishme me grupe të mëdha deputetësh në 14 nga 16 parlamentet e landeve, duke u renditur ndër tre partitë e para.

Mirëpo kjo do të kishte pasoja sizmike edhe në Europë, gjatë vitit 2027, në Francë, Spanjë, Poloni, Portugali, Greqi, etj do të jenë zgjedhjet e  reja parlamentare, ku ekstremi i djathtë do tentojë të vijë në pushtet, i frymëzuar edhe nga AfD-ja.

Gjithsesi, deri atëhere ka kohë që koalicioni federal qeveritar gjerman CDU/CSU dhe SPD të reflektojnë dhe të marrin masat për një performancë sa më të lartë; ama me punë, vision, kohezion dhe reforma, me rezultate konkrete dhe të prekshme. Meqenëse  e kishte shpallur “stinën e reformave“ këtë vjeshtë,  tani është momenti që Kancelari Merz të shfaqë lidershipin e vet, duke sjellë, siç edhe u zotua edhe me 20 Shtator  erën e re të ndryshimit brenda vendit; vetëm kështu, politika e moderuar dhe koalicioni qeveritar gjerman do të jetë në gjendje të mbahet  dhe të dali fitues në betejat e ardhshme zgjedhore. Ndryshe, katastrofa dhe zhgënjimi për CDU-në dhe SPD-në më 20 Shtator në Berlin dhe në Shverin vërtet do “të dukeshin lule“ përballë një “Waterloje“ politike dhe zgjedhore për Kancelarin Merz, koalicionin e tij qeveritar, në përgjithësi politikën gjermane dhe europiane.   

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

REALITETI QË VJEN EDHE SI MEME

22 Shtator, 2026
FOKUS

Lindja e Mesme në prag të një përshkallëzimi të ri, SHBA-Iran përplasen në disa fronte

20 Shtator, 2026
Bota

Kanadaja dhe BE: një vështrim në marrëdhënien e veçantë

19 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

President Donald J. Trump participates in a trilateral signing ceremony with Prime Minister Mette Frederiksen of Denmark and Prime Minister Jans-Frederik Nielsen of Greenland, Tuesday, September 22, 2026, at United Nations Headquarters in New York City. (Official White House Photo by Daniel Torok)

Historike/ SHBA, Danimarka dhe Groenlanda nënshkruajnë marrëveshjen e sigurisë: Uashingtoni zgjeron praninë ushtarake në Arktik

22 Shtator, 2026

Nga Saksonia-Anhalt te Berlini e Mecklenburgu: vala e AfD-së trondit Gjermaninë dhe Merz-in

22 Shtator, 2026

Nga GJKKO te Presidenca, si u mbyll brenda një dite kapitulli Hyseni në krye të SHISH

22 Shtator, 2026
President Donald J. Trump delivers remarks to the 81st session of the United Nations General Assembly, Tuesday, September 22, 2026, at U.N. Headquarters in New York City. (Official White House Photo by Daniel Torok)

Trump në OKB: “Amerika është rikthyer” – përballje me Iranin, kartelet dhe kundërshtim të “kontrollit global”

22 Shtator, 2026

Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

22 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.