• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

4 Korrik, 2026
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

NGA DR. JORGJI KOTE

Prania e tetë Eurodeputetëve nga Brukseli nga pesë vende të ndryshme, përfshirë Zv.Presidentin  e Parlamentit Europian, Nicolae Stefanuta më 27 dhe 29 Qershor 2026, përshëndetjet e tyre të zjarrta në mbështetje të protestës dhe prania në marshimin paqësor në rrugët e Tiranës i ka dhënë një dimension akoma më të gjerë europian Protestës madhështore në Tiranë në ditën e saj të 30-të jubilare.  Kjo është me shumë rëndësi mbasi Parlamenti Europian ka qenë dhe mbetet tribuna më e fuqishme përfaqësuese morale dhe institucionale në botë. Natyrisht Eurodeputetët, ndryshe nga zyrtarët e tjerë të lartë të BE-së  janë të lirë nga çdo konflikt interesi, sepse përfaqësojnë elektoratet e vendeve anëtare të BE-ë dhe janë zgjedhur drejtpërsëdrejti prej tyre. Rikujtojmë se edhe e 30 vite më parë, në fillim të muajit Qershor 1996 Parlamenti Europian  mirëpriti delegacionin e liderëve të opozitës së atëhershme fill pas farsës dhe masakrës zgjedhore të 26/28 Majit 1996. Duke qenë edhe vetë i pranishëm me ta në Bruksel, te tetë grupet politike të Europarlamentit dhe drejtuesit e tij më të lartë mikpritën delegacionin, madje miratuan  një rezolutë të fortë në mbështetyje të opozitës shqiptare  dhe kundër dhuëns/farsës zgjedhore. Kështu ka vepruar Parlamenti Europian edhe më vonë deri javët e fundit. Më 16 – 17 Qershor  në Strasburg ai zhvilloi  debate dhe diskutime plenare me rastin e miratimit të Raportit për vendin tonë me rekomandimet e njohura për qeverinë; vlen të përmendet amendameti i rëndësishëm lidhur me moratoriumin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura nga shteti dhe mbështetjen për protestat në mbrojtje të natyrës. Dhe tani së fundi me ardhjen e tyre në Tiranë, dukuri që pritet të përshkallëzohet më tej. Siç u tha edhe gjatë Protestës, kjo ishte hera e parë që Eurodeputetët erdhën në Tiranë ku takuan dhe iu bashkuan vetëm masave të popullit dhe protestuesve.

Këto qëndrime të Parlamentit Europian janë tejet të dobishme për kauzën e demokracisë dhe frymën e  protestës. Ca më tepër se tani,  një muaj pas fillimit të saj, Protesta paqësore është kthyer në revoltë qytetare madhështore. Me një mobilizim dhe ndërgjegjësim të paparë  publik brenda dhe jashtë vendit, duke i dhënë fund apatisë dhe pasivitetit anakronik qytetar e duke i nxjerrë “ petët lakrorit” të prishur qeveritar. Me kërkesa që po  artikulohen fort në shumë forma, për një ndryshim epokal me jehonë politike, mediatike dhe publike ndërkombëtare.

Ashtu siç u theksua edhe nga eurodeputetët, Protesta meriton  vlerësimet më të larta, si lëvizje qytetare unikale në llojin e vet, me frymë europiane, si asnjë lëvizje tjetër, përfshirë atë të viteve ’90 por edhe në rajon, në Europë dhe me gjerë akoma.

Mirëpo, nëse Parlamenti Europian e ka gjetur dhe po e luan  mirë rolin e vet si mbikqyrës dhe promovues i demokracisë, kjo nuk po ndodh me dy institucionet e tjera kryesore të BE-së në Bruksel dhe me kancelaritë në kryeqytetet e të 27 vendeve anëtare. Eshtë tejet e çuditshme, brengosëse dhe indinjuese fakti që Komisioni dhe  Këshilli Europian në Bruksel vazhdojnë të qëndrojnë në  heshtje varri. Kur në protesta të mëparshme, edhe kur thyhej një xham bërtisnin me të madhe, ndërsa tani ”sus”?! Edhe Komisionerja Marta Kos më 15 Qershor në fjalën e saj në Parlamentin Europian në Strasburg “ lau gojën” duke shprehur besimin se qeveria do të zbatojë kërkesat mjedisore të BE-së; sikur të ishte hera e parë që qeveria premton por vetëm me “fjalë të mira dhe gurë në trastë”. Ndërsa për Protestën tha se është e drejtë themelore që po zbatohet dhe aq. Asnjë fjalë tjetër, ca më pak  të mirë!

Lidhur me vendet anëtare të BE-së, tërhoqi vëmendjen takimi më 22 Qershor në Elize midis Presidentit Macron dhe Kryeministrit Rama.  Tani, po të ishte fjala për ndonjë event ose veprimtari shumëpalëshe të planifikuar qysh më parë, ai takim disi i sforcuar edhe  mund të justifikohej. Mirëpo në fakt, ishte thjesht një drekë miqësore, e cila nuk prishte asnjë punë po të ishte anulluar; ca më tepër kur protestat kishin tre javë që po tundnin Shqipërinë, Europën dhe botën! Natyrisht  refuzimi nuk do të bëhej për shkak të protestës, por  me finesën e njohur diplomatike franceze, me justifikime që mund të gjindeshin fare lehtë; psh diçka e paparashikuar në axhendën e Presidentit Macron dhe “u lamë”.

Gjithsesi,  ftesa dhe drekë ishin vetëm gjysma e të keqes. E keqja tjetër më e madhe dhe pse jo e  turpshme për Macron ishte  se ata nuk lanë gjë dhe temë pa prekur në drekën e tyre, por për Protestën asnjë fjalë dhe asnjë sinjal publik; sikur ajo të mos ekzistonte dhe  asgjë të mos kishte ndodhur në plot 3 javë të nxehta në Tiranë!  Padyshim që ata kanë folur edhe për Protestën midis tyre në konfidence; ndaj asgjë nuk e pengonte Macronin ta përmendte të paktën me dy fjali Protestën për publikun si  temë të bisedës me formula të njohura diplomatike dhe prapë  do të ishte ok. Por, jo, hiç fare, diçka vërtet e paparë dhe e padëgjuar  në praktikën diplomatike ndërkombëtare, sidomos nga Franca!!

Ndaj, me të drejtë eurodeputetja e mirënjohur franceze Manon Aubry e qortoi Macronin për këtë harresë dhe mungesë! Këtë e bënë në Protestë më  27 dhe 29 Qershor edhe dy bashkëatdhetarët tanë me banim në Francë, duke ia kërkuar me zë të lartënë frëngjisht Macronit  të mos e presë më Ramën siç bëri më 22 Qershor.   

Për fat të keq shembullin e paraardhësit të tij “ tradhtar” e përsëriti në Tiranë 2 – 3 ditë më vonë ish Presidenti socialist, François Hollande. Mori  medalje nga Rama, zhvilloi takime, foli pa thënë  asgjë, por për Protestën “memec”! Ndonëse, ndryshe nga Macron, Holande nuk besoj se kishte ndonjë konflikt interesi!

Akoma më e pashpjegueshme është heshtja që po mbajnë  edhe kancelaritë europiane. Asnjë deklaratë, qoftë edhe për mirësjellje nga Berlini, Roma, Madridi, Vjena… madje as nga ambasadat e tyre në Tiranë! Të kuptohemi, nuk po kërkon njeri me zor mbështetje, edhe pse do të ishte gjëja më e mirë europiane; por të paktën, sipas traditës,  një prononcim sado të thjeshtë nga zëdhënësit e tyre për diçka të madhe që po ndodh në Tiranë! Nuk ka asgjë dhe asnjë kod politik dhe diplomatik që t’i pengojë që ta përshëndesin protestën, karakterin e saj qytetar dhe paqësor dhe t’i ftojnë palët për dialog me qeverinë dhe aktorë të tjerë politikë dhe civilë në vend, duke përfshirë ndërmjetësimin e tyre.

Protesta nuk figuron as me zë dhe as me figurë as në takimet e qeveritarëve të huaj me Ramën dhe ministrin e Jashtëm! Ndonëse ajo është pasqyruar si asnjëherë më parë  nga mediat më të mëdha botërore; dhe kur në të gjitha vendet e BE-së dhe në SHBA  bashkëatdhetarët janë ngritur si asnjëherë në protesta të ngjashme masive dhe paqësore në kryeqytetet dhe metropolet e mëdha botërore.

Falë edhe përvojës 10 vjeçare si diplomat në Bruksel,në Berlin dhe gjetkë, e njoh mirë filozofinë, gjuhën, sjelljen dhe  makinerinë gjigande të funksionimit të BE-së. Mbi këtë bazë dhe të kontakteve të përditshme që vazhdoj të kem aty,  po jap “pse-të “ e këtij qëndrimi indiferent nga Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së.

Pavarësisht nga fjalët, sloganet dhe samitet  e shumta, problemi dhe shqetësimi i parë i madh me BE-në është  se ajo po  e sposton “ prapa liste” demokracinë, duke vendosur stabilitetin gjeopolitik përpara saj. Ka kohë që sipas saj, duke promovuar stabilitetin, qoftë edhe me liderë autoritarë BE-ja “ është brenda” dhe më e sigurt për përballimin e sfidave madhore. Ndërkohë, ajo sheh  me indiferencë të çuditshme dhe pa asnjë përçapje si dikur që alternativat e ndërrimit të pushtetit në përgjithësi në Ballkan nuk garantojnë diçka më të mirë. Kësisoj, BE-ja po e pëson si ai që  “ u dogj nga qulli dhe i fryn kosit”!

Themi kështu se pavarësisht nga gjendja e opozitës kudo, rotacioni i pushtetit duhet të jetë në rend të ditës, duke ndihmuar dhe forcuar opozitën por jo duke promovuar me zell liderë me nga 4 e 5 mandate. Sepse kur mësohesh gjatë me një lider qoftë edhe autokrat, të tjerët në opozitë  nuk ta mbushin syrin; është si  puna e atij që njeh vetëm sqeparin dhe gjithçka tjetër i duket gozhdë. Se ja, ç’të thuash për një lidere emblematike europiane, që kur po ia kritikonin një lider autokrat europian si “ bir kurve “ ajo u përgjigj duke i shtangur bashkëpunëtorët e saj se “ dakord, ama është biri ynë i …” 

Vështirësia tjetër lidhur me qëndrimin e ftohtë sidomos të Brukselit ndaj Protestës është se burokracia e tij u beson kryesisht për të mos thënë vetëm “ gërmave” dmth shifrave, treguesve, deklarave zyrtare, raporteve dhe përfundimeve  në dokumentat e BE-së; por jo ose me shumë vonesë “frymës” besimit, mobilizimit, lëvizjeve dhe protestave civile dhe qytetare.  BE-ja shquhet për gjuhën “as mish as peshk” në raportet, deklaratat dhe dokumentat me plot fjalë dykuptimëshe, eufemizma dhe rregullore që pozita dhe opozita i “ lexojnë” sipas midesë dhe interesit të tyre.  

Gjuha “kadife” e BE-së, e cila  “as të ngroh dhe as të ftoh” ka spikatur sidomos  në  vlerësimet e saj për performancën e vendit dhe qeverisë sonë. Këto 13 vitet e fundit, raportet dhe fjalimet e liderëve të saj në Tiranë, Bruksel dhe gjetkë janë plot eufori dhe me “inflacione”  lavdesh, duke i  fryrë dhe fetishizuar arritjet; ndërkohë që  deficitet dhe dështimet që bëjnë  “ muu” i kanë kaluar me lutje dhe ledhatime.  

Kujtdo që i bie rasti të bisedojë me zyrtarë dhe drejtues të BE-së dhe t’i tregojë me shqetësim  difektet, deficitet dhe problematikat e nxehta shqiptare e sheh se në fillim ata  dëgjojnë me vëmendje, tundin kokën dhe  të thonë se “po, i  dimë, i kemi shkruar në raportet tona dhe ia kemi përcjellë qeverisë e cila po punon!”. Pastaj, fillojnë të tregojnë mbi sukseset, hapat dhe arritjet në të gjitha fushat me shifra maramendëse; deri te fitorja në zgjedhjet e kaluara pavarësisht, “çarçafit” me problemet serioze që ata vetë i kanë pranuar. Plus samitet që ka mikpritur Tirana.

Gjithashtu, zyrtarët e lartë të BE-së janë mjeshtra të vërtetë  për relativizimin, kopsitjen dhe rrumbullakosjen  e aferave dhe skandaleve ulëritës me klishenë se “ këto ndodhin edhe në vendet anëtare të BE-së dhe rëndësi ka që ato po hetohen”.

Me një fjalë, ata japin një tabllo demek realiste, duke shtuar se i kanë kërkuar qeverisë dhe ajo i ka garantuar se…”. Dhe kur kjo nuk ndodh, ata e kritikojnë qeverinë sa për të larë gojën, i japin detyra për të ardhmen dhe kështu vazhdojnë sipas parimit  “ shtyje, ta shtyjmë” ose tërhiq e mos e këput”!.  

Fatkeqësi tjetër e  madhe e BE-së, kësaj Perandorie Rregullash  të Ngurta, siç e cilësojnë me të drejtë është se nuk e kontabilizon dhe as nuk numerizon dot besueshmërinë e humbur të qeverisë  shqiptare e cila, siç po e tregon edhe Protesta  ka rënë përtokë, si pasojë e difekteve, deficiteve, gënjeshtrave/mashtrimeve  ulëritëse.

Imagjinoni Zylfon te Përralla me Ujkun që  nuk e besuan se gënjeu vetëm dy herë, po te ne ku gënjeshtrat vazhdojnë  çdo javë për 13 vite rresht, çtë themi? 

I përmendëm këto fakte, aktorë dhe faktorë për të treguar se Protesta i ka rënë Brukselit dhe BE-së si një  “ rrufe në qiell të hapët” madje e ka  kapur atë “gafil”.   

Për këtë arsye, institucioneve dhe vendeve të saj anëtare  i duhet koha e nevojshme që “ta përtypë përpara se ta gëlltisë” këtë ngjarje në fakt të padëshirueshme për ta; për të bërë analizat dhe reflektimet e rastit, në përpjekje për t’u dhënë përgjigje pyetjeve “  kush,  cili, çfarë, kur si dhe ku po shkon protesta”, bashkë me pikpyetje të tjera që kanë lindur nga kjo lëvizje e e re, e paparë, e madhe dhe paqësore.  Rikujtojmë se edhe në ngjarjet e vitit 1996/1997, BE-ja dhe Këshilli i Europës ( KiE) e muarën me vonesë kthesën dhe iu deshën muaj të shpreheshin në favor të opozitës së atëhershme.

Ca më tepër tani problemi ndërlikohet se Protesta kërkon REVOLUCION, jo me dhunë, por paqësor, në kuptimin e zëvendësimit të gjithë kastës  dhe qeverisjesë së  dështuar politike 36 vjeçare me një brez  qeverisje të re cilësore. Mirëpo, kjo nuk përputhet me filozofinë dhe praktikën stabilokratike europiane.

Ndaj, Brukseli dhe kryeqytetet e tjera të BE-së  ndodhen  në pozitë të vështirë, mbasi të paktën hë për hë nuk duan “t’ia prishin dhe ta  lenë në baltë”  aleatin e tyre qeveritar; pastaj, drejtuesit e saj  më të lartë e kanë fryrë dhe pompuar Shqipërinë dhe Ramën si shembull dhe pararojë në procesin e anëtarësimit në BE.

Për pasojë, një distancim i shpejtë prej tyre do të dëmtonte dhe kompromentonte  edhe imazhin e vetë BE-së, të drejtuesve të saj, sepse do t’i dilte boja euforisë, fasadës, fishekzjarreve dhe shampanjës së derdhur lumë për demek sukseset dhe arritjet spektakolare të qeverisë shqiptare dhe “ liderit global”. Pastaj, po parlamentet, opozita, media, opinioni publik në vendet e BE-së çdo të thonë? Me të drejtë  do t’i kthehen Brukselit “ ama kjo qenka Shqipëria juaj si model integrimi? 

Ja pse realisht do të duhet ende ca kohë për të parë një ndryshim rrënjësor të qëndrimit të hapur  të BE-së në favor të Protestës, nëse do të ndodhë një gjë e tillë.

Gjithsesi, përvoja tregon se ajo i njeh dhe i ndjek situatat, reagimet e qeverisë dhe komunikon me të në kanalet zyrtare dhe konfidenciale dhe vetëm kur e sheh se një protestë dhe rezistencë po bëhet e pa menaxhueshme dhe se qeveria e “ka të humbur davanë”, BE-ja ndërhyn me masat përkatëse, duke u rreshtuar në anën e fituesit.

Deri atëhere, BE-ja  do të vazhdojë “avazin e Mukës” ndoshta me ndonjë  deklaratë evazive se protesta është  e drejtë themelore  që ajo e inkurajon, duke i kërkuar qeverisë  të marri masa për korrigjimin e difekteve, dhe duke i ftuar palët në dialog gjithëpërfshirës, ku BE-ja është e gatshme të ndihmojë me ndërmjetësimin e saj. Dhe me këtë “u lamë”! Të  tjerat, “duke parë dhe duke bërë”!

Për këtë arsye, po e theksojmë fort se  vetëm përshkallëzimi i Protestës, theksimi dhe fazimi i kërkesave të saj tanimë edhe me afate konkrete deri te ultimatume dhe ngulmimi për realizimin e tyre edhe me forma të tjera paqësore por më agresive edhe pse përherë qytetare dhe pa asnjë shfaqje dhune mund ta detyrojë edhe BE-në të lëvizë nga “istikami”; po ashtu duke shtuar trysninë dhe veprimin aktiv me deputetët, me anëtarësinë e partitë politike, me qytetarët edhe në rrethe, me një bashkërendim më të mirë ndërmjet të gjitha palëve, shoqërisë civile, shkollave, biznesit, të papunëve dhe pensionistëve.

Ideja është që kjo protestë të krijojë një frymë mbytëse dhe trysni të papërballueshme për Kryeministrin në Tiranë dhe kudo në qarqe,  duke e detyruar Ramën të menaxhojë me dinjitet situatën duke u dorëhequr sa nuk është  më vonë.

Në këtë kuptim organizatorët e Protestës bënë  shumë mirë që më 26 Qershor   iu drejtuan ambasadave të vendeve perendimore me një Letër ku shpalosin programin, objektivat dhe drejtuesit e saj  të përkohshëm.  Kjo mund të vijojë me takime në selitë e Ambasadave të huaja, sidomos me atë të SHBA-ve dhe të BE-së në Tiranë por  edhe me institucionet e saj në Bruksel. Me takime dhe kontakte aktive, duke u shpjeguar me shkrim dhe me gojë ekipet bashkërenduese, programet dhe alternativat pro-europiane. Duke i informuar dhe bindur për drejtësinë e kauzës së saj dhe të integrimit europian; se Shqipëria dhe  rajoni do të kenë vetëm qar dhe jo zarar nga Protesta. Kjo do të ndihmojë shumë për të krijuar bindjen te faktori ndërkombëtar për nevojën e këtij NDRYSHIMI  TE MADH.

Ndaj me të drejtë Protesta po e vlerëson dhe e promovon rolin dhe mbështetjen e aktëve dhe faktorëve madhorë ndërkombëtarë perendimorë,  sidomos të SHBA-ve dhe BE-së; sepse me to kemi lindur,  jemi rritur dhe jemi edukuar; me ndihmën dhe mbështetjen e tyre vendimtare  në atë Dhjetor 1990 prindërit, vëllezërit dhe motrat e protestuesve të sotëm lëshuan kushtrimin emblematik “ E  duam Shqipërinë si gjithë Eruropa” që po kumbon edhe sot më fuqishëm se kurrë në sheshe dhe bulevarde në Tiranë dhe kudo gjetkë.

Këtu është tejet e rëndësishme të theksohet se  si më 1990 edhe sot  nuk u kërkua thjesht dhe vetëm anëtarësimi në BE, ca më pak gjeopolitik, ekonomik apo  gjysmak; kjo mbase u intereson qeveritarëve, por populli dhe rinia si  atëhere dhe sot kërkon me forcë   që mbi të gjitha të bëhemi si Europa, dmth të mendojmë dhe të jetojmë  si gjithë Europa, çka për shkak të qeverisjeve të dështuara sot duket më larg se kurrë më parë. Në fakt,  mbështetja dhe bashkëpunimi sidomos me SHBA-të dhe BE-në i kemi kthyer në kulturë dhe pjesë të pandarë të jetës. Në fund të fundit, aty është destinacioni ynë edhe në Shqipërinë e Re të Protestës madhështore që ka ngjallur aq shumë shpresa dhe pritshmëri.          

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

“Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

1 Nëntor, 2026
OP/ED

Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

28 Tetor, 2026
OP/ED

Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

27 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Cilat do të jenë pasojat për Trumpin, ShBA-të dhe botën pas rrënimit zgjedhor të republikanëve

5 Nëntor, 2026

Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

4 Nëntor, 2026

Evropa rishikon hartën e zgjerimit: Kush po afrohet dhe kush po mbetet pas?

4 Nëntor, 2026

Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

4 Nëntor, 2026

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

4 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.