Të premten pasdite, programi i përkthyer nga CMG-ja “Dashuria për kulturën e Xi Jinping-ut” në gjuhën azerbajxhanase filloi të transmetohet në Baku, ku u zhvillua edhe aktiviteti i promovimit. Siç mësohet, ky program transmetohet nga kanali kulturor i Kompanisë Kombëtare të Radio-Televizionit të Azerbajxhanit dhe televizioni ARB24.
Ambasadorja e Kinës në Azerbajxhan Lu Mei, drejtorja e Qendrës së Përkthimit dhe Prodhimit të Filmit dhe Televizionit të CMG-së Wang Lu, zv.kryetarja e Komisionit të Kulturës në parlamentin e Azerbajxhanit Afandiyeva, zv.kryetari i Kompanisë Kombëtare të Radio-Televizionit dhe drejtori i televizionit ARB24 të Azerbajxhanit morën pjesë në këtë aktivitet.
Foto nga CMG
Lu Mei në fjalimin e saj tha se vitet e fundit, nën udhëheqjen strategjike të presidentëve Xi dhe Aliyev, marrëdhëniet mes Kinës dhe Azerbajxhanit janë përmirësuar e përshpejtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke arritur nivelin më të lartë historik të partneritetit të gjithanshëm strategjik. Shfaqja e programit “Dashuria për kulturën e Xi Jinping-ut” në Azerbajxhan jo vetëm shënon një hap të ri në bashkëpunimin mediatik mes dy vendeve, por edhe ndihmon publikun e Azerbajxhanit të kuptojë më thellë thelbin e Mendimit Kulturor të kryetarit Xi dhe të perceptojë kulturën e thellë që qëndron pas filozofisë së tij të qeverisjes.
Zv.presidentja e Komitetit të Kulturës të parlamentit të Azerbajxhanit Afandiyeva tha në fjalimin e saj se trashëgimia kulturore mban në vete historinë, botëkuptimin dhe pasurinë shpirtërore të një kombi, e krijuar dhe e përthithur gjatë shekujve, madje mijëvjeçarëve. Azerbajxhani dhe Kina kanë histori të gjatë, dhe përveç shumë lidhjeve të tjera, sot të dy vendet janë të lidhura ngushtë gjithashtu për arsye të konceptit të përbashkët mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Transmetimi i “Dashuria për kulturën e Xi Jinping-ut” ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe.
Foto nga CMG
Pjesëmarrësit ranë dakord se publikimi i këtij programi në gjuhën azerbajxhanase është një shembull i shkëlqyer i dialogut kulturor mes Kinës dhe Azerbajxhanit, dhe të vendet mund të gjejnë një jehonë të thellë në ruajtjen dhe transmetimin e kulturës së shkëlqyer historike./cgtn


























































