Trupi i ish-kryeministrit kinez Zhu Rongji u dogj në kremator në Pekin të martën.
Presidenti kinez Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë të lartë të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe të shtetit, përfshirë Li Qiang, Zhao Leji, Wang Huning, Cai Qi, Ding Xuexiang, Li Xi dhe Han Zheng, i dhanë lamtumirën Zhu Rongji-së në Varrezat Revolucionare “Babaoshan” të martën në mëngjes.
Nën tingujt e muzikës solemne, ata ecën ngadalë drejt trupit të Zhu-së dhe qëndruan në heshtje për nder të tij. Më pas ata i bënë nderimet e fundit me tre përkulje dhe shtrënguan duart me anëtarët e familjes së tij. Hu Jintao dërgoi një kurorë për të shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Zhu-së.
Zhu Rongji vdiq nga një sëmundje më 12 gusht në Pekin, në moshën 98-vjeçare.
Ai ka qenë anëtar i komitetit të 14-të dhe komitetit të 15-të të përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së.
Zhu u vlerësua në një nekrologji si anëtar i dalluar i Partisë Komuniste të Kinës, luftar besnik komunist i sprovuar nga koha, revolucionar i shquar proletar dhe lider i jashtëzakonshëm partiak e shtetëror i Kinës.
Xi Jinping, Li Qiang, Zhao Leji, Wang Huning, Cai Qi, Ding Xuexiang, Li Xi, Han Zheng, Hu Jintao etj., ose e vizituan kur ai ishte në spital, ose i shprehën ngushëllime të thella dhe simpati të sinqertë familjes së Zhu Rongji-së me mënyra të ndryshme pas vdekjes së tij./cgtn



























































