Kina nuk kundërshton bashkëpunimin normal mes Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve, por thekson që një bashkëpunim i tillë nuk duhet të synojë ndonjë palë të tretë apo të dëmtojë interesat e saj, vuri në dukje të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian.
Ai i tha këto gjatë një konference të rregullt për shtypin, teksa ambasada amerikane në Filipine njoftoi disa ditë më parë hapjen e një qendre në Palawan, e cila synon të ndihmojë peshkatarët vendas të raportojnë raste të dyshuara të peshkimit të paligjshëm.
“Kina i ka vënë re raportet përkatëse dhe do ta ndjekë nga afër situatën,” u shpreh Lin.
Zëdhënësi shtoi se Kina ka qenë gjithmonë e mendimit që shkëmbimet dhe bashkëpunimi duhet të ndihmojnë në forcimin e mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë mes vendeve të rajonit, si edhe në ruajtjen e paqes dhe të qëndrueshmërisë rajonale./cgtn



























































