• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

    Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Pandemia Digjitale e Përqeshjes

20 Gusht, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

(Nga Murtaja e Kërcimit e vitit 1518 te turma që sot kërcen në ekranet e celularit)

Nga Prof. Asoc. Dr. Bledar Kurti

Në verën e vitit 1518, në Strasburg ndodhi një nga episodet më të çuditshme në historinë e botës. Kjo që do ju tregoj është një histori e vërtetë.

Një grua, Frau Troffea, doli në rrugë dhe filloi të kërcente. Nuk ishte festë. Nuk kishte muzikë. Nuk kishte ndonjë arsye të dukshme. Ajo thjesht kërcente. Dhe nuk ndaloi për ditë të tëra.

Pas saj filluan të kërcenin edhe të tjerë. Pastaj të tjerë. Brenda pak kohësh, fenomeni ishte përhapur në qytet. Qindra njerëz u përfshinë në atë që historia do ta njihte si “Murtaja e Kërcimit” e vitit 1518. Njerëzit kërcenin e kërcenin me ditë të tëra pa u ndalur dot. Derisa shumë prej tyre vdiqën.

Një njeri filloi. Të tjerët e panë. Dhe të tjerët filluan të bënin të njëjtën gjë.  Kjo njihet si sëmundje psikogjenike e masës. 

Pesë shekuj më vonë, nuk kemi më nevojë për sheshet e Strasburgut. Kemi ekranet e celularëve. Kemi algoritmet. Kemi rrjetet sociale. Dhe kemi atë që unë do ta quaja Pandemia Digjitale e Përqeshjes.

Sot, sa herë që ndodh një ngjarje politike, një nismë publike, një projekt, një vendim institucional apo një deklaratë e një figure publike, shpesh nuk kemi më një debat. Kemi një spektakël. Dikush publikon një koment ironik. Një tjetër e kopjon. Një tjetër e ekzagjeron. Një tjetër e shndërron në meme. Një tjetër e shoqëron me një fjalë përçmuese. Dhe brenda pak orësh krijohet një atmosferë kolektive ku të mos qeshësh, të mos tallesh dhe të mos përqeshësh duket sikur do të thotë se nuk je pjesë e turmës.

Këtu qëndron problemi.

Nuk po flas kundër humorit. Humori është i shëndetshëm. Nuk po flas as kundër kritikës. Kritika është oksigjeni i demokracisë. Problemi fillon atëherë kur përqeshja zëvendëson analizën. Kur ironia zë vendin e argumentit. Kur cinizmi shndërrohet në shenjë inteligjence. Kur një projekt nuk analizohet më për atë që është, por gjykohet nga sa mirë mund të bëhet objekt talljeje. Dhe kur pyetja nuk është më: “A është kjo e vërtetë?” por: “A është kjo qesharake?”

Algoritmi nuk kërkon të vërtetën. Algoritmi nuk është filozof. Nuk pyet: “A është ky argument i arsyeshëm?” Nuk pyet: “A e ka lexuar këtë person dokumentin?” Nuk pyet: “A është kjo ide e dobishme për shoqërinë?”

Ai mat ndërveprimin. Klikimet. Komentet. Shpërndarjet. Reagimet. Zemërimin. Talljen. Aftësinë e një përmbajtjeje për të na ndaluar gishtin ndërsa lëvizim ekranin e celularit. Kështu krijohet një nga paradokset më të mëdha të epokës sonë: Përmbajtja që kërkon më pak mendim mund të marrë më shumë vëmendje.

Një analizë prej një mijë fjalësh kërkon kohë. Një batutë kërkon dy sekonda. Një dokument kërkon lexim. Një meme kërkon vetëm një shikim. Një argument kërkon përqendrim. Një tallje kërkon vetëm një buzëqeshje. Dhe kështu, gradualisht, mund të kalojmë nga kultura e argumentit te kultura e reagimit.

Nuk është më e nevojshme të bindësh. Mjafton të përqeshësh. Kjo është një nga ndryshimet më shqetësuese në komunikimin publik. Për të rrëzuar një argument dikur duhej të sillje një argument tjetër. Sot mund të mjaftojë një meme. Për të kundërshtuar një projekt duhej të tregoje dobësitë e tij. Sot mund të mjaftojë një fotografi e manipuluar dhe një fjali ironike. Për të kritikuar një politikan duhej të analizoje vendimet e tij. Sot mjafton një pseudonim përçmues. Kjo është ekonomia e re e vëmendjes: Argumenti kërkon punë. Përqeshja kërkon vetëm audiencë. Dhe audienca është gjithmonë aty.

Nga Strasburgu në telefonin tonë është një paralelizëm i frikshëm. Në Strasburg, njerëzit shikonin njëri-tjetrin duke kërcyer. Dhe, në vend që të largoheshin, shumë prej tyre u bashkuan. Sot shohim mijëra njerëz që reagojnë në të njëjtën mënyrë ndaj një ngjarjeje. Dhe, në vend që të pyesim: “Pse po reagojnë kështu?” shpesh pyesim: “Çfarë po thonë të gjithë të tjerët?” Kjo është një ndryshim thelbësor.

Njeriu është qenie sociale. Ne marrim sinjale nga të tjerët për të kuptuar çfarë duhet të mendojmë, çfarë duhet të besojmë dhe, sidomos, çfarë duhet të ndiejmë. Rrjetet sociale e kanë përshpejtuar këtë mekanizëm në një shkallë të paprecedentë. Kërkimet mbi komunikimin digjital tregojnë se përmbajtja me ngarkesë morale dhe emocionale priret të marrë më shumë përhapje, ndërsa sjelljet negative mund të përhapen brenda komuniteteve online si modele sjelljeje. Pra, emocionet nuk janë vetëm produkt i debatit. Ato janë edhe karburanti i tij.

Pandemia e përqeshjes po pëhapet dita-ditës. Për këtë arsye, “pandemi” është një metaforë e dobishme. Jo sepse kemi një sëmundje mjekësore. Jo sepse çdo njeri që bën një shaka është pjesë e një turme histerike. Por sepse kemi një sjellje emocionale që mund të përhapet nga një individ te tjetri, duke u përforcuar nga përsëritja. Dikush qesh.

Tjetri qesh sepse sheh të parin. I treti qesh sepse sheh qindra të tjerë. Pas pak, askush nuk e di më pse po qesh. Por të gjithë vazhdojnë.

Kjo është pika ku humbet individi dhe lind turma.

Cinizmi nuk është inteligjencë është histeri e masës. Kemi krijuar një keqkuptim të rrezikshëm: Se të tallësh gjithçka do të thotë se je më inteligjent se të tjerët. Nuk është kështu. Është shumë e lehtë të thuash:

“Çfarë budallallëku!” Është shumë më e vështirë të shpjegosh pse.

Është e lehtë të thuash: “Sa qesharake!” Është më e vështirë të tregosh konkretisht se ku qëndron problemi. Është e lehtë të sulmosh personin.

Është më e vështirë të rrëzosh argumentin. Këtu qëndron dallimi midis kritikës dhe cinizmit. Kritika thotë: “Ky është problemi dhe ja pse.”

Cinizmi thotë: “Shikoni sa qesharakë janë.” Kritika kërkon mendim. Cinizmi kërkon vetëm distancë. Kritika mund ta përmirësojë shoqërinë.

Cinizmi mund ta konsumojë atë.

Rreziku nuk është se njerëzit flasin shumë. Rreziku është se reagojnë shumë dhe mendojnë pak. Ky është një dallim i madh. Nuk kemi mungesë informacioni. Kemi një tepricë informacioni. Nuk kemi mungesë opinionesh. Kemi një tepricë opinionesh. Nuk kemi mungesë zërash. Kemi miliona zëra.

Por pikërisht për këtë arsye, aftësia më e çmuar e qytetarit modern mund të mos jetë aftësia për të folur. Mund të jetë aftësia për të ndaluar. Të mos reagosh menjëherë. Të lexosh. Të kontrollosh. Të krahasosh. Të dyshosh. Të mendosh. Dhe pastaj të flasësh.

Demokracia nuk mund të qeveriset nga një turmë që vetëm reagon e përqesh. Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për qytetarë që dinë të thonë: “Jam kundër.” Ose “Jam dakord.” Por gjithashtu: “Le të kuptoj pse.” Ka nevojë për njerëz që dinë të kundërshtojnë një projekt pa e poshtëruar autorin. Të kritikojnë një qeveri apo opozitë pa e urryer çdo gjë që ajo bën. Të mbështesin një ide pa u shndërruar në tifozë. Të ndryshojnë mendim pa e konsideruar këtë humbje.

Por kultura e rrjeteve sociale e bën gjithnjë e më të vështirë këtë ekuilibër. Sepse algoritmi shpesh nuk shpërblen qetësinë. Shpërblen reagimin. Nuk shpërblen nuancën. Shpërblen polarizimin. Nuk shpërblen kompleksitetin. Shpërblen thjeshtimin. Dhe mbi të gjitha, nuk ka nevojë që ju të keni të drejtë. Mjafton që të jeni interesantë për t’u parë.

A po krijojmë një shoqëri që nuk di më të mendojë? Kjo është pyetja që duhet të na shqetësojë. Sepse një shoqëri që e humbet aftësinë për të diskutuar seriozisht nuk bëhet më e lirë vetëm sepse ka miliona komente. Një mijë komente nuk janë një mijë argumente. Një milion klikime nuk janë një milion mendje të bindura. Një trend nuk është domosdoshmërisht e vërteta. Dhe shumica nuk ka gjithmonë të drejtë. Historia na e ka treguar këtë shumë herë. Turmat mund të jenë të fuqishme. Por fuqia e turmës nuk është e njëjtë me mençurinë e saj.

Duhet të mësojmë përsëri të ndalojmë.  Ndoshta mësimi më i rëndësishëm i Strasburgut të vitit 1518 nuk është pse njerëzit kërcyen.

Është pyetja: Pse nuk ndaluan? Edhe ne duhet të pyesim veten:

Pse po reagoj? A e kam lexuar? A e kam kuptuar? A kam një argument? A po kritikoj një ide apo po ndjek turmën? A po them diçka sepse e besoj, apo sepse e shoh se të gjithë të tjerët po e thonë? A jam duke menduar? Apo thjesht duke reaguar?

Këto janë pyetje të vogla. Por në epokën e algoritmeve mund të jenë një akt i madh rezistence intelektuale. Sepse sot, ndoshta më shumë se kurrë, të mendosh para se të reagosh është një akt qytetarie.

Në Strasburg njerëzit kishin muzikën. Ne kemi algoritmin. Ata kishin sheshin. Ne kemi ekranin e celularit. Ata kishin turmën përballë tyre.

Ne kemi turmën brenda telefonit. Por mekanizmi njerëzor mund të jetë i ngjashëm: Dikush fillon. Të tjerët e shohin. Emocioni përhapet. Sjellja bëhet kolektive. Dhe individi harron të pyesë veten nëse duhet të kërcejë.

Prandaj sfida e demokracisë në epokën digjitale nuk është të mësojmë të flasim më shumë. Është të mësojmë të mos kërcejmë pas çdo ritmi që na jep algoritmi. Të lexojmë. Të analizojmë. Të kundërshtojmë me argument. Të dëgjojmë. Të ndryshojmë mendim kur faktet na detyrojnë. Dhe të kemi guximin të mos qeshim vetëm sepse të gjithë të tjerët po qeshin.

Sepse në vitin 1518 turma kërcente. Sot turma komenton. Atëherë njerëzit infektoheshin nga kërcimi i njëri-tjetrit. Sot rrezikojmë të infektohemi nga reagimi i njëri-tjetrit. Dallimi është se atëherë turma ishte në shesh. Sot turma është në ekran. Dhe ndoshta kjo është pandemia më e çuditshme e kohës sonë: Pandemia Digjitale e Përqeshjes: kur përqeshja bëhet më e shpejtë se mendimi dhe reagimi më i fuqishëm se arsyeja. Dhe një shoqëri pa arsye shkon në vetëshkatërrim.

Në vitin 1518, autoritetet menduan se mënyra për ta ndalur kërcimin ishte të luanin më shumë muzikë. Rezultoi një gabim i rëndë. Sot, përballë pandemisë digjitale të përqeshjes, përgjigjja nuk mund të jetë më shumë zhurmë, më shumë propagandë apo më shumë reagime emocionale. Ajo që duhet është më shumë arsye, më shumë qetësi dhe mbi të gjitha më shumë lidership. Lidershipi i vërtetë nuk ndjek ritmin e turmës dhe nuk përpiqet të kërcejë më bukur se ajo; ai apo ajo e di kur duhet ta ndalë muzikën, të fikë zhurmën dhe t’i rikthejë shoqërisë aftësinë për të dëgjuar, menduar dhe gjykuar. Sepse kur një shoqëri humbet ritmin e arsyes, detyra e lidershipit nuk është të shtojë muzikën, por të rikthejë arsyen. Ky është lidership historik kundrejt një përhumbjeje fatale të ditëve të sotme.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Për ata që ofrojnë ose vetë-ofrohen për dialog dhe ndërmjetësim

16 Tetor, 2026
Bota

Samiti BE–Kinë: dialogu tregtar nën presionin e konkurrencës, energjisë dhe interesave strategjike

15 Tetor, 2026
FOKUS

DEMOKRACIA PËRTEJ VOTËS: MBAMENDJA POLITIKE SI PËRGJEGJËSI PUBLIKE

15 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Policia: Janë identifikuar disa llogari në rrjetet sociale që bëjnë thirrje për dhunë dhe akte ekstremiste

16 Tetor, 2026

Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

16 Tetor, 2026

Ndërsa e tërë bota qëndronte në vend, Pekini në mënyrë vizionare realizoi planin e tij

16 Tetor, 2026

Mallkimi i Shqipërisë ka emër! Por përgjegjësi kemi edhe ne!

16 Tetor, 2026

Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

16 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.