Komanda e Zonës Jugore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës njoftoi të premten se gjurmoi dhe paralajmëroi tre avionë filipinas, të cilët hynë pa autorizim në hapësirën ajrore mbi ishullin Huangyan të Kinës.
Zëdhënësi i forcave ajrore të komandës, Li Jianjian, theksoi që veprimi i palës filipinase shkel seriozisht sovranitetin e Kinës dhe kishte “shumë gjasa për të shkaktuar keqkuptime dhe vlerësime të gabuara”.
Ai u bëri thirrje Filipineve të ndalojnë menjëherë veprimet e shkeljes dhe provokimit, duke shtuar se Komanda e Zonës Jugore mbetet në gatishmëri të lartë për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë kombëtare, si edhe paqen e qëndrueshmërinë në rajon./cgtn





























































