Kohët e fundit, disa vende perëndimore, të shqetësuara për konkurrueshmërinë e industrive të tyre dhe pozicionin në treg, kanë shtuar kufizimet tregtare ndaj Kinës, duke përdorur si pretekst të ashtuquajturin “mbikapacitet prodhues”.
Pak kohë më parë, qeveria kineze publikoi dokumentin “Qëndrimi i Kinës mbi të ashtuquajturin problem të ‘mbikapacitetit’”, ku dha një përgjigje të qartë për këtë çështje. Dokumenti thekson që Kina nuk përballet me ndonjë problem të “mbikapacitetit” dhe se epërsitë e industrive kineze janë rezultat i pjesëmarrjes aktive në ndarjen ndërkombëtare të punës dhe në zinxhirët globalë të prodhimit. Subvencionet industriale të Kinës respektojnë rreptësisht rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe janë në përputhje me praktikat ndërkombëtare. Kina kundërshton politizimin e çështjeve ekonomike dhe tregtare, si edhe zgjerimin e tepruar të konceptit të sigurisë në këtë fushë. Masat kufizuese të disa vendeve perëndimore ndaj tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik me Kinën dëmtojnë seriozisht besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin mes palëve, si edhe interesat e vetë Evropës e të ShBA-së, dhe sjellin pasoja negative për zhvillimin e ekonomisë globale dhe bashkëpunimin industrial./cgtn





























































