Këtë javë u hap në Ulan Baatar të Mongolisë Sesioni i 17-të i Palëve Nënshkruese të Konventës së OKB-së për Luftën kundër Shkretëtirëzimit. Tema kryesore e sesionit është “Rivendosja e Tokës, Ringjallja e Shpresës”.
Në këtë sesion, Yasmine Fouad, zv/Sekretare e Përgjithshme e OKB-së dhe Sekretare Ekzekutive e Sekretariatit të Konventës për Luftën kundër Shkretëtirëzimit, u bëri thirrje vendeve të ndryshme të ndërmarrin veprime konkrete për të frenuar shkretëtirëzimin duke forcuar rezistencën ndaj thatësirës.
Në korrik të këtij viti, Yasmine Fouad bëri një vizitë në Kinë për të hetuar rikuperimin e tokës në vend. Gjatë një interviste të dhënë për CMG, Yasmine Fouad u shpreh se vitet e fundit, sipërfaqja e tokës së shkretëtiruar në Kinë është pakësuar në vazhdimësi dhe Kina është bërë një nga shembujt e rikuperimin e tokës.
Yasmine Fouad vuri në dukje se Kina ka një përvojë të pasur dhe shumë arritje në rikuperimin e tokës, nga të cilat bota mund të nxjerrë mësime. Ajo shprehu shpesën se vizita e saj do të zgjerojë më tej marrëdhëniet e partneritetit të bashkëpunimit me Kinën.
Yasmine Fouad u shpreh se asnjë vend nuk mund të përballojë i vetëm shkretëtirëzimin. Në këtë program bashkëpunimi global, Kina është një pjesëmarrëse e palëkundur dhe njëkohësisht një drejtuese e rëndësishme. Kina vazhdon të krijojë platforma bashkëpunimi ndërkombëtar dhe të zhvillojë përgatitje teknike dhe shpërndarje përvoje, duke ofruar mbështetje për forcimin e aftësisë së vendeve të Jugut Global për luftën kundër shkretëtirëzimit.
Ajo shtoi se OKB gjithashtu pret të bashkëpunojë me Kinën në fushën e kontrollit të shkretëtirëzimit me inteligjencë artificiale./cgtn

























































