• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e Belgjikës: Shqipëria vlerëson hapjen e Ambasadës në Tiranë

    MEPJ: Përfundon me sukses një tjetër operacion për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria

    Hoxha: Një diplomaci moderne për Shqipërinë evropiane

    Kryeministri Rama: Protesta e Zvërnecit na sfidoi realisht, qeverisja do të përmirësohet

    Rama nis sezonin e ri politik nga Pogradeci: “Besa”, “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania” në provën e mandatit të katërt

    Ministri Hoxha: Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj në Itali. Pritet nga Mattarella dhe Meloni. Mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

    Rama për incidentin në Pustec: “Shqipëria nuk do ta ulë monedhën e vlerave në nivelin e parodisë”

    MEPJ: Mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar në Pustec, mungesë serioze

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Milaim Zeka në hallkën mediatike të planit të BIA-s në Kosovë

    Dosja “Sheholli”: Plani i Serbisë që Kosova të perceptohej shtet radikal

    PDK–AAK protestojnë “koti” para Qeverisë, sepse janë shumë larg zemrës së qytetarit!

    Ramush Haradinaj propozon rikthimin e Thaçit në Presidencë

    Çfarë qëndron pas kundërshtimeve për ndërtimin e një kishe në Vushtrri?

    Mickoski në Pustec, shkelet protokolli: Mungon himni shqiptar

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Milaim Zeka në hallkën mediatike të planit të BIA-s në Kosovë

26 Gusht, 2026
in KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

A është Milaim Zeka thjesht një gazetar i mashtruar nga burimi i tij, apo hallka mediatike që e ktheu një operacion të dyshuar të BIA-s në lajm për publikun e Kosovës?

Nga Vudi XHYMSHITI*

Aktakuza 80 faqëshe kundër Fatmir Shehollit e ngre këtë pyetje me një peshë që nuk mund të fshihet pas mikrofonit. Prokuroria përshkruan materiale të ardhura nga veriu, 5,000 euro, një USB, 1,000 euro të dorëzuara Zekës, udhëzime për kohën e publikimit dhe komunikime që e çojnë Milaim Zekën te Bojan Dimiqi.

Zeka nuk është i akuzuar për spiunazh, por dosja e vendos pikërisht aty ku materiali i pretenduar i BIA-s bëhet produkt mediatik.

Më shqetësuese janë kundërthëniet e tij për paratë, burimin GIZ-it dhe arsyetimin e vazhdueshëm të Shehollit.

Ky hulumtim i krahason fjalët e Zekës me përgjimet, pagesat dhe dokumentet e Prokurorisë.

Më 24 gusht 2026, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e dorëzoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë prej 80 faqesh kundër Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh. Dokumenti1 nuk e përshkruan vetëm një marrëdhënie të dyshuar ndërmjet një qytetari të Kosovës dhe një zyrtari të shërbimit informativ serb. Ai e rindërton një operacion të tërë, me komunikime të përgjuara, mesazhe telefonike, lëvizje të dokumentuara me kamera, një dorëzim materialesh në Mitrovicën e Veriut, 5,000 euro të ardhura bashkë me to, një dosje të kaltër, një USB, një takim në restorantin Garden në Prishtinë, 1,000 euro të dorëzuara Milaim Zekës dhe një seri publikimesh në “Pa Rrotlla” pak ditë përpara zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025. Në qendër të akuzës penale është Sheholli. Por në pikën ku operacioni i pretenduar i BIA-s kalon nga shërbimi sekret te publiku kosovar, emri që shfaqet në mënyrë të përsëritur në aktakuzë është ai i Milaim Zekës.

Kjo është arsyeja pse aktakuza e re nuk mund të lexohet vetëm si dosja penale e Fatmir Shehollit. Për KRONIKAT E BARUTIT, ajo duhet lexuar edhe si një provë e jashtme institucionale mbi një mekanizëm që redaksia jonë e kishte identifikuar dhe kërkuar të hetohej që në tetor 2025. Atëherë kishim dokumentuar deklarimet e Zekës se Sheholli i kishte sjellë materiale të printuara dhe një USB, se përmbajtja ishte përkthyer e përpunuar për portalin e tij “Pa Rrotlla”, se publikimet kishin qenë objekt i takimeve të tyre dhe se vetë Zeka përdorte formulimin “ka qenë urdhër me i publiku”. Sot Prokuroria Speciale pretendon, mbi bazën e përgjimeve dhe provave materiale, se ai urdhër nuk lindi në një redaksi, por në një zinxhir që niste te Bojan Dimiqi, zyrtar i lartë i BIA-s serbe, kalonte te Sheholli dhe përfundonte në publikimin mediatik të materialeve kundër Nenad Rashiqit dhe kabinetit të tij2.

Aktakuza nuk e akuzon Milaim Zekën për spiunazh. Ky fakt duhet të thuhet qartë, sepse gazetaria nuk ka të drejtë ta zëvendësojë Prokurorinë dhe gjykatën. Por po aq qartë duhet thënë se pozita procedurale e Zekës si dëshmitar nuk e zhbën përmbajtjen e provave që lidhen me të. Dokumenti e vendos atë si marrës të materialeve, marrës të 1,000 eurove, drejtues të platformës ku materialet u publikuan dhe person me të cilin Sheholli e diskutonte kohën, mënyrën dhe vazhdimësinë e publikimit. Kjo krijon një pyetje juridike që Prokuroria nuk mund ta shmangë vetëm duke e emërtuar Zekën dëshmitar. Pyetja është nëse provat tregojnë se ai ishte thjesht një gazetar i mashtruar nga burimi i vet, apo nëse në një moment të identifikueshëm ai fitoi dijeni të mjaftueshme për natyrën e operacionit dhe vazhdoi ta ndihmonte atë. Pikërisht ky dallim është vendimtar për çdo shqyrtim të mundshëm të përgjegjësisë së tij.

Aktakuza e formulon akuzën ndaj Shehollit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Prokuroria pretendon se ai, deri më 9 tetor 2025, veproi “në cilësinë e personit të rekrutuar” nga BIA, sipas urdhrave të Bojan Dimiqit, duke mbledhur dhe përcjellë të dhëna për aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Në të njëjtën pikë të dispozitivit, Prokuroria thotë se Sheholli e zbatoi një plan konkret të Dimiqit për dëmtimin e interesave të Kosovës dhe ndërhyrjen në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në këtë skemë, më 26 shtator 2025, ai dyshohet se mori në Mitrovicën e Veriut materiale audio dhe transkripte për zyrtarë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, bashkë me 5,000 euro, pastaj ia dorëzoi Milaim Zekës materialet dhe 1,000 euro duke e orientuar për kohën dhe mënyrën e publikimit në portalin “Pa Rrotlla”.

Ky është boshti i dosjes dhe duhet kuptuar në tërësi. Prokuroria nuk po pretendon thjesht se Sheholli kishte miq në Serbi, apo se kishte pikëpamje politike të favorshme për Beogradin. Neni 124 paragrafi 3 i Kodit Penal, të cilin vetë aktakuza e citon, e ndëshkon personin që hyn në një shërbim informativ të huaj, mbledh të dhëna për të ose “në ndonjë mënyrë tjetër e ndihmon punën e shërbimit të tillë”. Pra, për rastin Sheholli, teoria e Prokurorisë është funksionale. Nuk është bindja politike ajo që përbën veprën penale. Është ndihma e pretenduar konkrete për shërbimin e huaj.

Dhe pikërisht këtu nis problemi juridik për rolin e Zekës. Nëse elementi ligjor përfshin jo vetëm mbledhjen e informacionit, por edhe “ndihmën” ndaj veprimtarisë së një shërbimi të huaj, atëherë hetimi duhet ta përcaktojë me saktësi se çfarë dinte Milaim Zeka, kur e mësoi, çfarë pranoi të bënte dhe nëse veprimet e tij pas atij momenti e ndihmuan me vetëdije realizimin e objektivit të përshkruar nga Prokuroria. Nuk mjafton të thuhet se ai publikoi diçka që një burim i dha. Gazetarët marrin çdo ditë materiale nga burime me interesa. Por këtu e kemi një dosje që pretendon se bashkë me materialin erdhën para, afate, udhëzime dhe një linjë komunikimi që të çon deri te një zyrtar i BIA-s.

Aktakuza e vendos fillimin e fazës operative më 23 shtator 2025. Një audio e regjistruar në veturën e Shehollit e paraqet atë duke biseduar me Dimiqin. Ata e diskutojnë një “të dytën”, afatin për ta parë materialin dhe rrezikun e përcjelljes. Dimiqi thotë se pas përfundimit të emisionit merret “pjesa e dytë”, ndërsa Sheholli këmbëngul se data 12 po afrohej. Pastaj vjen fjalia që, në dritën e zhvillimeve të mëvonshme, është thelbësore. Sheholli i thotë Dimiqit se për origjinën e materialeve “i kam thanë që GIZI mi ka dhanë”. Pra, përpara se materiali të mbërrinte te Zeka, aktakuza thotë se mbulesa e origjinës tashmë ishte zgjedhur.

Një ditë më vonë, më 24 shtator, Sheholli i telefonon Milaim Zekës. Aktakuza e transkripton bisedën. Sheholli i thotë se më 27 ose 28 shtator do të vijnë materialet, se do t’i shohin bashkë dhe se ato përmbajnë edhe përgjim. Pastaj i thotë se “këta të GIZ-it” i kanë specifikuar çështjet dhe se materiali do të futet “n’portal edhe n’ket Youtuben tone”. Përgjigjja e Zekës është “super”. Sheholli vazhdon duke i përmendur përkthimin dhe pagesën prej 1,000 eurosh menjëherë dhe 1,000 të tjera pas përfundimit. Aktakuza e interpreton këtë komunikim si pjesë të planit për publikimin e materialeve me qëllim diskreditimin e kundërshtarëve të Listës Serbe dhe ndikimin në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ky komunikim është shumë më i rëndësishëm se fotografitë e janarit 2025 ku Sheholli dhe Zeka shfaqeshin së bashku. Fotografitë mund të tregonin afërsi. Nuk provonin një operacion.

Afërsia e Milaim Zekës me Fatmir Shehollin.

Audioja e 24 shtatorit, nëse pranohet dhe vërtetohet në gjykatë si autentike, e tregon një bisedë paraprake për materiale që ende nuk kishin mbërritur, mënyrën e publikimit të tyre dhe një strukturë pagese të lidhur me përfundimin e punës. Kjo nuk është më thjesht shoqëri apo njohje profesionale. Është provë që kërkon shpjegim për natyrën e marrëdhënies së punës mes dy njerëzve.

13 janar 2025: Fatmir Sheholli dhe Milaim Zeka së bashku në një lokal — shënimi: “Zarf i Zi si korbi… Në BBVIK të ardhshëm është mirë të jetë garues si banor.” 17 janar 2025: foto me shtrëngim duarsh — shënimi: “Sonte po hyn në Big Brother dhe nuk del 24 orë! Milaimi është vërtet show man.” 18 janar 2025: foto e ekranit nga Big Brother VIP Kosova ku Zeka shihet në gjumë — shënimi: “U knaqë Milaimi tu flejt.”

Dy ditë më vonë, më 26 shtator, dosja thotë se plani kaloi nga biseda në ekzekutim. Sheholli udhëtoi në Mitrovicën e Veriut, komunikoi me Dimiqin dhe priti në parkingun e Shkollës Teknike pranë kafiterisë “Sindikata”. Një person me kapele të zezë iu afrua veturës dhe, sipas Prokurorisë, i dorëzoi një fashikull të kaltër me materialet dhe 5,000 euro. Audioja e veturës, pamjet e kamerave dhe të dhënat e telefonit paraqiten në aktakuzë si prova që e konfirmojnë lëvizjen dhe dorëzimin. Më pas Sheholli i kërkon bashkëshortes ta fshehë materialin në trupin e saj dhe ndalet në ETC për ta kontrolluar dosjen dhe paratë.

Gjatë kthimit nga veriu, sipas transkriptit të Prokurorisë, Sheholli e thotë edhe më hapur atë që e kishte diskutuar me Dimiqin tre ditë më herët. Ai thotë se materialet kishin ardhur nga Beogradi dhe se Zekës i kishte thënë rrejshëm se burimi ishte GIZ.

Aktakuza citon fjalët e tij se “Milaimit i kom thanë qe Gizi i ka siguru” dhe se gazetarët kanë të drejtë të mos e tregojnë burimin.

Në të njëjtën bisedë, Sheholli e parashikon efektin e publikimit duke thënë se ministri do ta kuptonte se materialin “ja ka jep Beogradi” kur ta nxirrte Milaimi. Ky është një prej pasazheve më të rëndësishme të gjithë dosjes, sepse e ndan qartë burimin real të pretenduar nga mbulesa që do t’i jepej Milaim Zekës.

Kjo pjesë duhet trajtuar edhe si provë potencialisht shfajësuese për Zekën. Vetë Sheholli ka deklaruar në Prokurori se Zekës i kishte thënë se materialet ishin nga një ish-punëtor i GIZ-it dhe se Zeka “nuk ka pasur njohuri” se ai kishte biseduar me Dimiqin lidhur me çështjen. Nëse kjo deklaratë është e vërtetë, ajo mbështet versionin se Zeka mund të jetë përdorur si kanal pa e ditur burimin fillestar. Por deklarata e Shehollit nuk është fundi i analizës. Ajo duhet ballafaquar me atë që Zeka e dinte për Shehollin, me pagesën, komunikimet, udhëzimet që i vinin përmes tij, bisedat e mëvonshme dhe sjelljen e Zekës pas arrestimit.

Më 26 shtator, menjëherë pas marrjes së materialeve në veri, telefonatat e tregojnë një tjetër hallkë. Aktakuza thotë se në WhatsApp ndërmjet Shehollit dhe Zekës janë gjetur 69 mesazhe, që fillojnë në orën reale 15.07 të asaj dite, menjëherë pas dorëzimit në Mitrovicën e Veriut. Në transkript, Sheholli i thotë Zekës se “kan ardh ato senet” dhe propozon takim. Dosja thotë se materialeve të ardhura nga BIA Sheholli u referohej me kode si “turshi” dhe “kumbulla”.

Këto të dhëna nuk provojnë vetvetiu dijeninë e Zekës për BIA-n, por provojnë se kontakti i tij me Shehollin nuk nisi pas publikimit. Ai ishte pjesë e planifikimit të marrjes dhe përpunimit të materialit që para dorëzimit fizik.

Më 30 shtator vjen prova financiare që duhet ta ndryshojë mënyrën se si kjo çështje trajtohet publikisht. Sheholli takohet me Zekën në restorantin Garden në Prishtinë. Sipas aktakuzës, monitorimi audio dhe kamerat e sigurisë e dokumentojnë dorëzimin e një fashikulli dhe 1,000 eurove. Në audio, Sheholli i thotë Zekës “Qe ku i ki qetu njëmijë”, pastaj i thotë se do të ketë edhe të tjera kur ta nxjerrë pjesën tjetër. Zeka përgjigjet dhe paratë, sipas dosjes, kalojnë në duart e tij. Ky moment nuk mbështetet vetëm në deklarimin e një personi. Prokuroria thotë se ka audio, video dhe deklarime që përputhen.

Milaim Zeka shihet në të djathtë duke iu afruar automjetit të Fatmir Shehollit, ndërsa Sheholli, në të majtë, nxjerr nga vetura gjësendet e tij. Sipas materialeve hetimore, ky parking besohet të jetë vendi ku u krye dorëzimi i 1,000 eurove që Prokuroria e lidh me publikimin e materialeve të ardhura nga BIA. Fotografia dokumenton momentin përpara shkëmbimit të pretenduar më 30 Shtator, 2025 — Kronikat e Barutit

Edhe më e rëndësishme është deklarata e vetë Zekës në polici. Kur pyetet nëse kishte pranuar mjete financiare nga Sheholli për publikimin e materialeve, përgjigjja e transkriptuar në aktakuzë është se marrëveshja, sipas asaj që Sheholli ia kishte thënë për GIZ-in gjerman, ishte për 2,000 euro “për publikim”, prej të cilave 1,000 ia kishte dhënë kur ishin takuar në Garden dhe 1,000 të tjera do t’ia jepte pas përfundimit të publikimeve. Kjo është thelbësisht e ndryshme nga shpjegimi që Zeka e dha këtë javë në TV Dukagjini3, ku tha se 1,000 eurot ishin për përkthimin e materialeve dhe se ai më pas i kishte kthyer sepse përkthyesi nuk e kishte pranuar pagesën.

Këtu e kemi një kundërthënie materiale që nuk mund të zgjidhet me retorikë televizive. Deklarata e policisë, siç riprodhohet nga Prokuroria, flet për marrëveshje prej 2,000 eurosh “për publikim”. Paraqitja e sotme televizive i përkufizon 1,000 eurot si para për përkthim. Zeka thotë se ia ka kthyer shumën një familjari të Shehollit para arrestimit. Dosja, ndërkaq, përmban një komunikim të mëvonshëm nga paraburgimi ku Sheholli kritikon djalin e tij për pranimin e 1,000 eurove nga Zeka dhe thotë se ato para nuk ishin për familjen, por për pagesën e gazetarëve që do t’i publikonin materialet. Kjo nuk e zgjidh automatikisht çështjen, por e krijon një gjurmë financiare që Prokuroria e ka për detyrim ta ndjekë deri në fund.

Po atë 30 shtator, ndërsa materialet po përpunoheshin, Dimiqi interesohej drejtpërdrejt për Zekën.

Aktakuza e transkripton një telefonatë ku Bojan Dimiqi e pyet Shehollin “A e qiti Milaimi”.

Sheholli përgjigjet se po punohej, se kishte përkthim dhe se materiali duhej përgatitur. Dimiqi pyet nëse do të dilte atë natë. Sipas Prokurorisë, paralajmërimi në “Pa Rrotlla” u publikua pikërisht më 30 shtator dhe audioja e parë u publikua po atë mbrëmje. Këtu përputhen katër elemente të njëpasnjëshme.

  1. Urdhërdhënësi i pretenduar interesohet për publikimin.
  2. Ndërmjetësi përgjigjet.
  3. Platforma publikon.
  4. Afati politik po afrohet.

Më 1 tetor, kontrolli mbi kalendarin e publikimit bëhet edhe më i qartë. Aktakuza thotë se Sheholli ia përcjell Zekës kërkesën e Dimiqit që materiali të publikohet më herët.

Sheholli i thotë Milaim Zekës “më tha ai shoku” që publikimi të mos vonohej si një natë më parë.

Zeka përgjigjet se ai person të mos përzihet, por menjëherë shton se do t’ua kushtonte gjysmë ore këtyre materialeve në Klan Kosova dhe se pjesët do të dilnin me radhë. Kjo përgjigje është e rëndësishme në të dy drejtimet. Nga njëra anë, ajo tregon se Zeka nuk pranon hapur komandim nga personi i tretë. Nga ana tjetër, tregon se ai e kupton se ekziston një “shok” pas Shehollit që po e kërkon ndryshimin e orarit të publikimit dhe megjithatë vazhdon serializimin e materialeve.

Ky moment mund të jetë shumë më i rëndësishëm juridikisht se vetë pranimi fillestar i materialeve. Përgjegjësia penale nuk varet domosdoshmërisht vetëm nga ajo që një person e dinte në sekondën kur i erdhi një USB në dorë. Hetimi duhet ta analizojë dijeninë progresive.

  1. Çfarë kuptoi Zeka pas komunikimeve të përsëritura?
  2. Çfarë kuptoi kur një person i panjohur pas Shehollit e kërkonte ndryshimin e orarit?
  3. Çfarë kuptoi kur Sheholli i sillte korrigjime dhe kërkesa të reja nga i njëjti burim?

Nëse prova tregon se në një moment ai e kuptoi se po zbatonte kërkesat e një strukture të huaj dhe vazhdoi, atëherë analiza juridike ndryshon rrënjësisht. Nëse nuk e kuptoi, atëherë Prokuroria duhet të jetë në gjendje të tregojë pse.

Më 2 tetor, dosja dokumenton edhe një transferim pothuaj të menjëhershëm të një mesazhi. Aktakuza thotë se një telefonatë ndërmjet kontaktit “GIZI”, të cilin Prokuroria e identifikon si Bojan Dimiq, dhe Shehollit ndodh vetëm 25 sekonda para se Sheholli t’ia përcjellë të njëjtin mesazh Zekës. Kjo është një gjurmë digjitale e pastër e zinxhirit komunikues. Nuk provon se Zeka e dinte identitetin e burimit të parë. Por provon se përmbajtja po lëvizte me shpejtësi nga Dimiqi te Sheholli dhe nga Sheholli te Zeka.

Më 5 tetor komunikimi vazhdon. Sheholli e pyet Zekën nëse do të transmetohej pjesa ku përmendej GIZ-i dhe thotë se “ky i Gizit” po pyeste nëse vazhdonte transmetimi. Zeka përgjigjet “O të gjitha dalin”. Kur më pas lind një gabim në identifikimin e personave në një prej videove, Sheholli ia dërgon Zekës verzionin e korrigjuar dhe i kërkon publikimin. Përgjigjja e Zekës është se gabimi i transkriptimit nuk ishte “faj ynë”. Këtu shfaqet edhe problemi profesional që KRONIKAT E BARUTIT e kishte dokumentuar në kohë reale. Materiali nuk verifikohej në mënyrë të pavarur. Madje identiteti i pjesëmarrësve ishte transkriptuar gabim, por serializimi vazhdonte4.

*https://www.kronikab.uk/

/Argumentum.al

Related- Posts

KOSOVA

Dosja “Sheholli”: Plani i Serbisë që Kosova të perceptohej shtet radikal

25 Gusht, 2026
KOSOVA

PDK–AAK protestojnë “koti” para Qeverisë, sepse janë shumë larg zemrës së qytetarit!

22 Gusht, 2026
JO VETEM LAJM

Ramush Haradinaj propozon rikthimin e Thaçit në Presidencë

22 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.