Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, Olga Cogen, me rastin e dorëzimit të Letrave Kredenciale.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi vendimin e Belgjikës për hapjen, për herë të parë, të Ambasadës së saj me seli në Tiranë, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Palët riafirmuan angazhimin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, të mbështetura në vlerat e përbashkëta evropiane, dialogun politik dhe bashkëpunimin e ngushtë në kuadër të NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.
Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet strategjik për vendin.


Presidenti Begaj e siguroi Ambasadoren Cogen për mbështetjen e Institucionit të Presidentit dhe të institucioneve shqiptare gjatë ushtrimit të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.
© 2026 Argumentum















































