Konferenca, Dialog Diplomatik dhe Partneritet Mediatik
Diplomatic Dialogue Initiative by Argumentum
Si media e specializuar në diplomaci, gjeopolitikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare,
Argumentum.al ndërmerr një nismë për organizimin dhe bashkëorganizimin e konferencave
me tema të diplomacisë, politikës së jashtme dhe zhvillimeve ndërkombëtare, në partneritet
me institucione vendore dhe ndërkombëtare.
Nisma synon të krijojë një platformë të hapur bashkëpunimi me think tank-e, institute
kërkimore, akademi, universitete dhe ambasada, për zhvillimin e aktiviteteve akademike dhe
strategjike mbi çështjet e politikës së jashtme, sigurisë dhe zhvillimeve globale.
Argumentum.al angazhohet si nismëtare, bashkëorganizatore dhe partnere mediatike, duke
kontribuar në realizimin e konferencave dhe në përcjelljen e tyre përmes analizave,
intervistave, diskutimeve dhe materialeve editoriale për publikun e specializuar dhe më gjerë.
Përmes kësaj nisme, Argumentum.al synon të forcojë lidhjet ndërmjet diplomacisë,
ekspertizës akademike dhe medias, duke nxitur dialogun institucional dhe një kulturë të
debatit të argumentuar mbi çështjet që formësojnë rendin ndërkombëtar bashkëkohor.
For partnerships and institutional cooperation:
[email protected]
Argumentum.al
© Argumentum
VIDEO-REPORTAZH/ Kina bashkëkohore përmes perspektivës së Ballkanit
Më 18 shtator, Tirana u bë pikë takimi për akademikë, ekspertë dhe diplomatë nga Kina, Ballkani dhe Evropa, në konferencën “Kina bashkëkohore përmes perspektivës së Ballkanit: Dialog...
Read moreDetailsSPECIALE/ Kina bashkëkohore nga këndvështrimi i Ballkanit: Dialog, histori dhe mundësi të reja bashkëpunimi
Akademikë, diplomatë dhe ekspertë nga Shqipëria, Kina, Italia dhe Maqedonia e Veriut diskutuan në një konferencë ndërkombëtare në Tiranë për Kinën bashkëkohore, historinë e marrëdhënieve dhe mundësitë...
Read moreDetailsTirana Hosts International Forum “Observing Contemporary China from the Balkans”
Researchers, professors, diplomats and experts from China, Albania, North Macedonia and Italy gathered in Tirana for the international forum “Observing Contemporary China from the Balkans: Dialogue and...
Read moreDetails





















































