• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
20 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

  • POLITIKË

    Nënsekretarja Hooker takim me Hoxhën: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin SHBA-të dhe Shqipërinë

    Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të negociatave, ambasada gjermane: Moment historik, vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra

    Mbyllja e tre kapitujve të parë, Rama: Njerëzit duan më shumë, duhet të vazhdojmë të japim rezultate për qytetarët tanë

    Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

    Shqipëria dënon me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve arabe të Gjirit

    Kryeministri Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

    Ndarja nga jeta e Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, Rama: Burrë shteti vizionar dhe udhëheqës historik i Katarit

    Rama për CNN Turk: Mirëpresim kompanitë turke për investime

    Rutte: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

    Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

    KFOR-i amerikan patrullime përgjatë vijës administrative pranë kufirit me Serbinë e Maqedoninë e Veriut

    Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

    Kur politikanët ushqejnë mosbesim, qytetaria duhet të kërkojë ndryshim, jo polarizim

    KQZ çertifikon rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë! I hapet rruga krijimit të institucioneve

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Edicion Special

Nismë me vlera strategjike për sigurinë globale!

1 Dhjetor, 2025
in Edicion Special
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

Mjeshtër i Madh në Diplomaci

Nisma për Siguri Globale( GSI) e shpallur në  Prill 2022  nga Presidenti  i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping është projekt shumëdimensional që rreket të japë përgjigje shteruese për katalogun e larmishëm të sigurisë globale gjeopolitike.

Kjo Nismë me gjeografi politike planetare mbështetet mbi dimensionet më thelbësore të paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në botë. Ajo merr vlera akoma më të mëdha pasi ka për autore Kinën, super shtet me peshë politike, ekonomike dhe ushtarake globale, fuqi bërthamore dhe anëtare e Përhershme e KS të OKB-së.

Foto: VCG

Të gjashtë komponentët e Nismës dëshmojnë angazhimin serioz kinez “për siguri globale gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme“,  për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të çdo vendi, respektimin e parimeve të Kartës së OKB-së, angazhimin për të dëgjuar shqetësimet e sigurisë  të çdo vendi,  angazhimin për paqe të qëndrueshme nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve diplomatike dhe për realizimin e sigurisë tradicionale dhe jo tradicionale.

Në këtë kuadër, Kina ka ndërmarrë shumë hapa, masa dhe reforma në të gjitha variablat jetikë përkatës – sigurinë kombëtare dhe kufitare, sigurinë ekonomike, kibernetike, bërthamore dhe sigurinë e rendit ndërkombëtar ekzistues.

Lançimi dhe zbatimi i këtij projekti madhor  po bëhet në një  periudhe kritike plot me turbulenca, ndryshime dhe sfida serioze, sidomos paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë dhe kur bota rrezikon të qeveriset sipas “ligjit të xhunglës“ 

Ja pse GSI-ja  po shoqërohet edhe me Nismat për Zhvillim, Qytetërim dhe Qeverisje Globale.

Këtu është shumë e rëndësishme të nënvizohet se ky “kuartet” strategjik është vlerësuar  edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Kjo edhe sepse GSI bashkë me trinomin tjetër global linjëzohen natyrshëm me vizionin e OKB-së dhe me  “Pakti për të Ardhmen“ që Samiti i saj miratoi vitin e kaluar. Kina i kushton rëndësi të veçantë  edhe mbështetjes dhe zbatimit të Agjendës së OKB-së për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030.

Presidenti kinez Xi Jinping mban një fjalim në banketin e përbashkët të mirëseardhjes të grupeve amerikane të miqësisë në San Françisko, 15 nëntor 2025.(Foto/Xinhua)

GSI-ja vazhdon të kërkojë dhe zbatojë mënyra dhe rrugë të reja për realizimin e sigurisë globale, duke vendosur dialogun mbi konfrontimin dhe  partneritetin mbi aleancat.

Falë këtyre vlerave, demarsheve dhe risive të dukshme, kjo Nisëm ka fituar mbështetjen e mbi 120 vendeve, shumë organizatave ndërkombëtare dhe rajonale. Ndërkohë që nga projekti i saj “Një rrugë një brez” përfitojnë mbi 150 vende.

Veç projektit të mësipërm, kontributi i saj ka filluar qysh me Organizatën e Bashkëpunimit Ekonomik të Shangait, Samitet e BRICS dhe të Jugut Global, platformat e bashkëpunimit ekonomik në kontinentet e tjera, me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria dhe në shumë formate të tjera.

Në këtë proces dinamik, Kina vazhdon të promovojë me përparësi multilaterizmin mbi bazën e parimit të solidaritetit dhe bashkëpunimit; sepse trajtimi i rreziqeve  globale kërkon përpjekje globale. Edhe këtu Kina vepron në një linjë me Paktin e OKB-së për të Ardhmen, duke ndihmuar në rigjallërimin e multilaterizmit, nëpërmjet theksimit të rolit qendror të OKB-së.

Për këtë qëllim, ndër të tjera, më 19 Shkurt 2025, në cilësinë e kryesueses së radhës të KS të OKB-së, Kina mikpriti në selinë e OKB-së në Nju Jork Takimin e Nivelit të Lartë “Ushtrimi i multilaterizmit, Reformimi dhe Përmirësimi i Qeverisjes Globale“. Fjala e Ministrit të Jashtëm  Wang Yi dhe idetë e tij në atë takim u mirëpritën nga agjencitë dhe shtetet anëtare të OKB-së.

Rëndësinë e multilateralizmit dhe zbatimin e tij në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare e theksoi sërish Presidenti kinez Xi Jinping edhe në Samitin e APEC-ut më 31 Tetor.

 Foto: Xinhua

Ndërkohë, Kina e mbështet fuqishëm OKB-në edhe financiarisht. Ajo është kontribuesja e dytë më e madhe e buxhetit paqeruajtës dhe e treta ndërmjet anëtarëve të Këshillit të Sigurimit lidhur me financimin e trupave policore dhe paqeruajtëse të OKB-së. Gjatë 35 viteve të pjesëmarrjes në këto misione, Kina ka dërguar mbi 50,000 trupa në zona të nxehta konflikti. Helmetat e saj blu janë bërë forcë e rëndësishme në operacionet paqeruajtëse të OKB-së.

Në zbatimin e kësaj Nisme Kina i përmbahet dispozitave të së drejtës ndërkombëtare universale. Ajo nuk vepron nisur nga e drejta e forcës por nga  forca e të drejtës ndërkombëtare. Kjo përbën një dukuri  interesante, sidomos kur edhe vende si SHBA-të që krijuan OKB-në dhe rendin e sotëm ndërkombëtar duket se po e vejnë në dyshim, madje po ndërmarrin hapa që rrezikojnë rendin ndërkombëtar me pasoja tejet negative.

Më tej, si anëtare aktive e Jugut Global, Kina mbështet të gjitha vendet afrikane dhe latino-amerikane në mbrojtjen e sovranitetit dhe zhvillimit social – ekonomik.

Kështu, në Samitin e Pekinit të Forumit Kino-Afrikan 2024 u arrit konsensusi mbi zbatimin e përbashkët të GSI-së. Në këtë kuadër, Kina ka nënshkruar memorandume mirëkuptimi bashkëpunimi me shumë vende në Azi dhe në Afrikë. Po ashtu, ajo ka ndihmuar në trajnimin e personelit të sigurisë  në vendet në zhvillim dhe me 1,700  trajnime të planifikuara për vitin  2025. Kina i ka mbështetur të gjitha ato vende me ndihma dhe projekte të mëdha dhe kryesisht me “Një brez një rrugë“.

Samiti Kinë-Afrikë. Foto: Xinhua

Falë qëndrimeve pragmatike politike dhe diplomatike, pa tabu dhe paragjykime ideologjike, pa dhënë leksione dhe pa ndërhyrë në punët e tyre të brendshme, këto përpjekje dhe veprime kanë krijuar një besueshmëri dhe pëlqyeshmëri në rritje për Kinën te vendet arabe dhe afrikane. Sipas të dhënave më të fundit, simpatia për Kinën në 12 vendet kryesore arabe është rritur ndjeshëm, duke ia kaluar vendeve kryesore perëndimore. Madje, ndaj këtyre të fundit ka një farë alergjie për shkak të standardeve të tyre të dyfishta, mbështetjes së tepëruar për Izraelin, mosmbështetjes së Palestinës, imponimit të vlerave dhe parimeve të tyre ideologjike, etj.

Të njëjtën përparësi i kushton Kina edhe masave për sigurinë tradicionale dhe jo tradicionale. Lidhur me të parin, Kina i është përkushtuar përparimit të procesit të kontrollit të armëve konvencionale; ndërkohë, ajo po bashkëpunon me OKB-në për zbatimin e strategjisë  gjithëpërfshirëse kundër terrorizmit. Në këtë drejtim, Kina ka propozuar Nismën mbi Sigurinë Globale të të Dhënave dhe  Nismën për Qeverisjen Globale të IA-së; gjithashtu ajo po bashkëpunon  për të përmirësuar qeverisjen në kufijtë e rinj, në rajonet polare dhe në hapësirat kibernetike.

Kina ka bërë hapa përpara edhe në bashkëpunimin në fushat e sigurisë jo tradicionale, si mashtrimet telefonike dhe trafikimi i qenieve njerëzore nëpërmjet platformave ASEAN dhe Bashkëpunimi Lancang-Mekong dhe në fusha të tjera.

Këtu është vendi të theksojmë se GSI-ja lindi dhe po zbatohet gjatë shpërthimit të tri konflikteve të mëdha ushtarake dhe ekonomike të njohura që e kanë venë edhe vetë këtë Nisëm  në provë.

Kina ka luajtur qysh në fillim rol aktiv ndërmjetësues në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës; një proces ky tejet i ndërlikuar, me përplasje interesash të disa aktorëve/faktorëve madhorë. Vetëm dy muaj pas sulmit rus kundër Ukrainës, ajo parashtroi Propozimin e saj  prej 12 pikash  për zgjidhjen e konfliktit. Në kërkim të një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët, ndërmjetësuesi i lartë kinez Li Hui ka zhvilluar bisedime intensive në Pekin, Moskë, Kiev, Bruksel, Uashington dhe në metropole të tjera europiane. Në vijim, vitin e kaluar,  Kina, Brazili dhe vende të tjera të Jugut Global bashkëpunuan për krijimin në OKB të  Grupit të Miqve për Paqe në Ukrainë.

Foto: Ministria e Jashtme Kineze

Po kështu, Presidenti Xi ka sugjeruar fokusimin në 4 pikat më themelore të kësaj zgjidhjeje paqësore. Gjatë vitit të kaluar qeveria kineze ka lëshuar 68 deklarata lidhur me qëndrimet e saj, në mbështetje të përpjekjeve paqebërëse.

Vlen të rikujtojmë se Kina ka kërkuar respektimin e  sovranitetit dhe integritetit territorial, mospërdorimin e armëve bërthamore nga Rusia, respektimin e sigurisë për të dyja palët, çeljen e korridoreve për furnizimin me drithëra dhe aspekte të tjera të rëndësishme. Gjithashtu ajo ka shprehur gatishmërinë për të dërguar edhe trupa në kuadrin e OKB-së, si garanci për sigurinë në Ukrainë në rastin e një armëpushimi të mundshëm.  

Këtë interesim Kina e ka treguar edhe në rastin e krizës në Lindjen e Mesme. Jo vetëm se është blerësi më i madh i naftës arabe, ku çdo paqëndrueshmëri do kishte pasoja të rënda  për sigurinë e saj ekonomike, por edhe për interesat e saj strategjike në atë rajon, simpatinë që  gëzon atje dhe zbatimin e projektit “Një brez një rrugë“. 

Nisur nga sa sipër, edhe pse nuk ka qenë pjesëmarrëse në bisedimet direkte për aemëpushimin në Gaza, Kina ka mbështetur  veprimet dhe vendimet e SHBA-ve, Izraelit, vendeve arabe dhe BE-së lidhur me armëpushimin në falë; ndërsa më parë ajo ka dënuar sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023  por edhe  qëndrimet jo proporcionale të Izraelit, sidomos bombardimet në Gaza dhe mosnjohjen e shtetit të Palestinës sipas zgjidhjes me dy shtete.

Për rrjedhojë,  nëse për rastin e Rusisë ka rezerva dhe kritika, për shkak të pozitës, aleancës dhe interesave strategjike kineze në atë rajon dhe me Rusinë, sa i takon Lindjes së Mesme ka një vlerësim shumë më të madh për qëndrimet kineze.

Shqetësimi i tretë madhor për Kinën por jo vetëm lidhet me sigurinë e saj  ekonomike dhe shmangien e një lufte tregtare me SHBA-të, sidomos lidhur me tarifat doganore. Meqenëse SHBA-të dhe Kina japin 47 për qind të GDP-së dhe gjysmën e prodhimit botëror të mallrave, lufta tregtare mes tyre do ishte shkatërrimtare për to dhe gjithë ekonominë botërore. Ndaj dhe sa herë ka  probleme, si dhe gjatë muajve të fundit, Kina angazhohet në bisedime serioze, pa ultimatume dhe masa ekstreme.

Takimi i shumëpritur Trump- Xi Jinping më 30 Tetor në Seul me rezultatet pozitive të njohura konfirmoi se dialogu dhe bisedimet janë alternativa më e mirë për sheshimin dhe zgjidhjen e çdo krize dhe konflikti tregtar midis vendeve të mëdha dhe këtu Kina po e thotë siç duhet fjalën e saj.

Presidenti i Kinës Xi Jinping takohet me homologun amerikan Donald Trump në Busan, Republikë e Koresë, 30 tetor 2025.(Foto/Xinhua)

Gjithsesi, për vlerësimin e drejte realpolitik të qëndrimeve kineze edhe ndaj këtyre tre krizave dhe konflikteve, do kuptuar drejt se edhe Kina ka interesa të veta. Por këtu rëndësi thelbësore ka gatishmëria e Kinës për bashkëpunim me  SHBA-të dhe Europën, për zgjidhjen e çdo krize dhe konflikti.   

Së fundi, si diplomat karriere për dekada, nuk mund të mos përmend aktorin dhe faktorin tjetër të suksesit të pritshëm të kësaj Nisme – profesionalizmin dhe përvojën e spikatur të diplomacisë kineze. Këtu mjafton të veçojmë faktin që ndonëse për hapjen historike të Kinës ndaj SHBA-ve në vitet 70, meritat i atribuohen kryesisht ish – Presidentit Nikson dhe legjendës së diplomacisë, Henry Kisinger, do theksuar se po aq, në mos dhe më shumë merita kishte udhëheqja e atëhershme kineze me guximin dhe vizionin politik të asaj kohe, me diplomacinë e suksesshme të sharmit dhe ping-pongut me rrjedhoja epokale. Këtë fakt e kanë pranuar dhe vlerësuar edhe protagonistët e asaj epoke historike.

Ja pse, ka një besim të shtuar se Nisma për Sigurinë Globale do të ketë rezultate pozitive në trajtimin dhe zgjidhjen e rebuseve të koklavitur gjeopolitikë.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Edicion Special

“Rezilienca Strategjike e Kinës: Inovacion dhe Stabilitet Global”

10 Dhjetor, 2025
Edicion Special

Iniciativa e Qytetërimit Global, një paradigmë kineze për botën shumëpolare

8 Dhjetor, 2025
Edicion Special

Iniciativa e Kinës për Zhvillim Global (GDI) – një perspektivë reale e zhvillimit të qëndrueshëm global

5 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Samiti i unitetit! Mendo për paqe dhe përgatitu për luftë!  Eshtë vetëm hapja e  mbylljes!  Pauzë midis dy luftrave!

20 Korrik, 2026

Nuk është aspak e lehtë ta dënosh pengmarrësin në Beograd!

20 Korrik, 2026

Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

20 Korrik, 2026

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran: Uashingtoni godet IRGC-në, Teherani sulmon aleatët amerikanë në Lindjen e Mesme

19 Korrik, 2026

Shangai, mbahet “Ceremonia e Madhe e AI-së e Kinës 2026” dhe publikohet “Platforma Inteligjente Globale”

19 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.