• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

    Kryeministri Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

    Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të BE-së: “Besoj se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së deri në fund të mandatit tuaj”

    Kryeministri Rama: “Sulmi në Leipzig është akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës”

    Pesë vite pas “non grata”-s, Sali Berisha rikthehet në SHBA

    Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

    Ministri Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, shqipja në themel të trashëgimisë sonë

  • SOCIALE / KULTURË

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

    Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar

    A po bashkëpunon Shqipëria me Beogradin për destabilizimin e Malit të Zi?!

    Reagime ndaj nderimeve shtetërore për Mlladiqin në Serbi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

3 Shtator, 2026
in JO VETEM LAJM, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Thoma Gëllçi*

Richard Grenell zgjodhi një moment të çuditshëm për të shpallur disa deputetë të Kosovës “miq të shkëlqyer të Amerikës”. E bëri pikërisht pasi gjashtë deputetë të LDK-së, mes tyre Avdullah Hoti, dolën kundër marrëveshjes së Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president. Me fjalë të tjera, në momentin kur në Prishtinë po kërkoheshin votat për të dalë nga ngërçi institucional, Grenell u rreshtua publikisht me ata që e kundërshtojnë kompromisin e arritur.
Është e vështirë ta lexosh këtë veprim si përpjekje për të ndihmuar zgjedhjen e presidentit. Përkundrazi, mesazhi që jep është se Grenell do që marrëveshja të mos funksionojë. Kur ai veçon dhe përgëzon pikërisht deputetët që kundërshtojnë marrëveshjen, nuk po qëndron më jashtë debatit por bëhet pjesë e tij.

Kjo bie ndesh edhe me qëndrimin zyrtar amerikan. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka kërkuar që udhëheqësit politikë të bashkëpunojnë për krijimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Mesazhi i Uashingtonit ka qenë i qartë: Kosova duhet të dalë nga ngërçi, të krijojë institucionet dhe të rikthejë funksionimin normal të shtetit.

Grenell, ndërkohë, po jep një sinjal tjetër. Amerika zyrtare kërkon kompromis dhe institucione. Grenell u jep mbështetje publike atyre që kundërshtojnë kompromisin e vetëm konkret të arritur deri tani.

Situata politike e Kosovës është prej kohësh e pazakontë. Zgjedhjet e 7 qershorit ishin të tretat brenda vetëm 18 muajve. Vetëvendosje doli përsëri forcë e parë, por pa numrat për të qeverisur e vetme. PDK mbeti opozita kryesore, LDK forca tjetër e madhe parlamentare, ndërsa AAK ruajti peshën e saj në një Kuvend ku pothuajse çdo vendim i rëndësishëm kërkon marrëveshje mes partive.

Pas javësh bllokimi, Kurti dhe Abdixhiku arritën marrëveshjen për Bekim Sejdiun. Mund të diskutohet nëse Sejdiu është kandidati më i mirë. Mund të kritikohet mënyra se si u arrit marrëveshja. PDK ka të drejtë të thotë se nuk është konsultuar dhe AAK ka të drejtë të mos e mbështesë kandidatin. Edhe gjashtë deputetët e LDK-së kanë të drejtë të votojnë kundër tij.

Por eshte nje gjë është të mos e votosh Bekim Sejdiun dhe eshte gje tjetër është të pengosh zhvillimin e procesit kushtetues.

Kushtetuta e Kosovës thotë se seanca konstituive e Kuvendit duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve. Ky afat ka kaluar dhe, në këtë kuptim, Kushtetuta nuk është respektuar. Këtë fakt e ka përmendur edhe Grenell kur shkroi se kanë kaluar 50 ditë dhe pyeti se kush po e mbron Kushtetutën.

Por këtu argumenti i tij ndalet në gjysmë.

Fakti që afati 30-ditor është shkelur nuk do të thotë se Kuvendi tani nuk mund të mblidhet. Kushtetuta nuk thotë se, pasi kalojnë 30 ditët, deputetët humbasin të drejtën për ta konstituuar Kuvendin. Shkelja është se Kuvendi nuk u konstituua brenda afatit. Mbledhja e tij tani nuk do të ishte një shkelje e re e Kushtetutës.

Përkundrazi, do të ishte përpjekja për t’i dhënë fund gjendjes së krijuar nga mosrespektimi i afatit.

Pra, përgjigjja ndaj një afati kushtetues të shkelur nuk mund të jetë vazhdimi i bllokimit. Nuk mund të thuash se Kushtetuta është shkelur dhe, në të njëjtën kohë, të mbështesësh politikisht ata që mund ta bëjnë edhe më të vështirë daljen nga kjo situatë.

Kuvendi mund dhe duhet të mblidhet. Deputetët mund të votojnë pro Bekim Sejdiut, mund të votojnë kundër tij ose mund të propozojnë një zgjidhje tjetër. Demokracia nuk kërkon unanimitet. Kërkon që institucionet të funksionojnë.

Në dy raundet e para të zgjedhjes së presidentit nevojitet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve. Kjo do të thotë se opozita mund të marrë pjesë në seancë dhe të votojë kundër kandidatit. Askush nuk i kërkon PDK-së apo AAK-së të votojnë për Sejdiun. Por nëse strategjia bëhet mungesa nga salla dhe pengimi i vetë procedurës, atëherë debati ndryshon. Nuk kemi më vetëm kundërshtim ndaj një kandidati, por një veprim që mund ta çojë Kosovën përsëri në zgjedhje.

Kjo është llogaria që duhet të bëjë edhe opozita.

PDK dhe AAK kanë arsye politike për të kundërshtuar Kurtin. PDK është opozita kryesore dhe nuk ka interes t’i japë Vetëvendosjes një sukses politik. AAK po ashtu ka interesat e veta. Por një gjë është të luftosh Kurtin politikisht dhe tjetër gjë është të krijosh përshtypjen se, për të dëmtuar Kurtin, je gati ta çosh përsëri vendin në zgjedhje.

Nëse kjo ndodh, zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë thjesht një përsëritje e 7 qershorit. Çdo parti do të shkojë para votuesit me një pyetje të vështirë për t’iu përgjigjur: kush e bëri të nevojshme edhe një palë zgjedhje?

Vetëvendosje do të thotë se pranoi kompromisin me LDK-në dhe opozita e bllokoi. PDK dhe AAK do të thonë se Kurti, edhe pasi doli i pari, nuk ishte në gjendje të krijonte institucione. LDK do të ketë një problem tjetër, sepse do t’i duhet të shpjegojë se si kryetari i saj arriti një marrëveshje që një e treta e deputetëve të vet refuzuan ta mbështesnin.

Askush nuk mund të dijë sot se kujt do t’ia faturojë elektorati këtë krizë. Por pas tri palë zgjedhjesh brenda 18 muajsh, është e vështirë të besohet se votuesi do të jetë indiferent ndaj idesë së zgjedhjeve të katërta. Një pjesë mund ta dënojë Kurtin, një pjesë opozitën, një pjesë LDK-në. Por fushata do të zhvillohet mbi përgjegjësinë për bllokimin.

Në këtë llogari hyn edhe një faktor tjetër që mund ta ndryshojë krejt atmosferën politike: Haga.

Më 16 shtator pritet vendimi i shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Ata janë në Hagë që prej vitit 2020 dhe shpresa e tyre, e familjeve dhe e një pjese shumë të madhe të opinionit shqiptar është që të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen në Kosovë. Vetë Thaçi ka shprehur bindjen se pret pafajësi të plotë, edhe pse vendimi, natyrisht, i takon vetëm gjykatës.

Nëse vendimi do të ishte pafajësi, efekti në Kosovë do të ishte shumë më i madh sesa një lajm gjyqësor. Do të ishte edhe një ngjarje politike dhe emocionale me pasoja të vështira për t’u parashikuar.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë figura qendrore të historisë së PDK-së. Jakup Krasniqi është një prej figurave të njohura të luftës dhe të shtetit të pasluftës, ndërsa Rexhep Selimi ka qenë një figurë e rëndësishme e UÇK-së dhe më pas e Vetëvendosjes. Një kthim i tyre në Kosovë do të ndikonte mbi klimën politike, pavarësisht nëse do të vendosnin apo jo të merreshin përsëri drejtpërdrejt me politikë.

Për PDK-në ky është një faktor veçanërisht i rëndësishëm. Nëse zgjedhjet zhvillohen pas 16 shtatorit dhe nëse nga Haga vjen një vendim pafajësie, fushata mund të zhvillohet në një atmosferë krejt tjetër nga ajo e qershorit. Edhe AAK ka një elektorat të lidhur fort me historinë e UÇK-së dhe nuk mund ta shpërfillë këtë ndryshim të mundshëm të klimës politike.

Kjo nuk do të thotë se PDK apo AAK duhet të votojnë kandidatin e Kurtit dhe Abdixhikut nga frika e zgjedhjeve. Do të thotë vetëm se bllokimi ka pasoja dhe se askush nuk mund të jetë i sigurt se zgjedhjet e reja do t’i japin të njëjtin rezultat si ato të fundit.

Përgjegjësia nuk është vetëm e opozitës. Edhe Vetëvendosje duhet ta kuptojë se fakti që është partia e parë nuk i jep të drejtën të sillet sikur ka shumicën absolute.

Kur nuk ke 61 deputetë, duhet të negociosh. Në demokracinë parlamentare, kompromisi nuk është tradhti ndaj votës. Është mënyra për ta kthyer votën në institucion..

Po kështu, LDK ka problemin e vet. Një parti nuk mund të arrijë marrëveshje në nivel drejtues dhe më pas të zbulojë se një pjesë e madhe e grupit parlamentar nuk e pranon. Kjo tregon se kriza në Kosovë nuk është vetëm mes partive, por edhe brenda tyre.

Por zgjidhja duhet të gjendet në Kuvendin e Kosovës.

Grenell ka të drejtë kur thotë se afati kushtetues është tejkaluar. Por, nëse është vërtet i shqetësuar për Kushtetutën, përfundimi logjik duhet të jetë që Kuvendi të mblidhet sa më shpejt, të përfundojë konstituimin, të zhvillojë procedurën për presidentin dhe t’i japë fund bllokimit. Nuk mund ta përdorësh Kushtetutën si argument kundër vonesës dhe pastaj të përgëzosh politikisht ata që mund të kontribuojnë në vazhdimin e saj.

Po aq problematike është përdorimi i shprehjes “miq të Amerikës”.

Në Kosovë nuk ka nevojë që Richard Grenell të caktojë se kush është dhe kush nuk është mik i Amerikës. PDK ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara. LDK gjithashtu. AAK gjithashtu. Edhe Vetëvendosje, pavarësisht përplasjeve që ka pasur me administrata të ndryshme amerikane, nuk është një parti antiamerikane. Mbi të gjitha, vetë shoqëria kosovare është ndër më proamerikanet në Evropë.

Prandaj, kur Grenell veçon gjashtë deputetë dhe i quan “miq të shkëlqyer të Amerikës”, kjo tingëllon sikur miqësia me Shtetet e Bashkuara po përdoret si argument në një konflikt të brendshëm parlamentar.

Kjo nuk ndihmon as Kosovën dhe as Amerikën.

Nuk është demokratike sepse deputetët e Kosovës duhet të vendosin sipas Kushtetutës, bindjeve dhe përgjegjësisë ndaj elektoratit të tyre, jo duke parë se kush merr një certifikatë miqësie nga një amerikan.
Kjo nuk përputhet as me mënyrën se si vetë Amerika zyrtare po e trajton krizën. Ambasada amerikane nuk u ka thënë deputetëve kë të votojnë. Ajo u ka kërkuar partive të bashkëpunojnë, të respektojnë Kushtetutën dhe të krijojnë institucionet. Richard Grenell mund të ketë miqtë e tij në Kosovë. Por miqësia personale e Grenellit nuk duhet të ngatërrohet me miqësinë e Amerikës.

*Ky shkrim është marrë nga faqja personale e autorit në Facebook

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

JO VETEM LAJM

94 ditë protestë, tensione me policinë para Kryeministrisë: Protestuesit kërkojnë qeveri tranzitore

1 Shtator, 2026
KOSOVA

Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

1 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

GJETHET E VJESHTËS DHE INTELIGJENCA ARTIFICIALE

1 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Sa po u kushton amerikanëve lufta me Iranin?

3 Shtator, 2026

Trajnimi për Holokaustin në Shqipëri: Edukim apo narrativë politike?

3 Shtator, 2026

Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

3 Shtator, 2026

Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

3 Shtator, 2026

Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

3 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.