Forcat Detare Shqiptare dhe Turke kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të Pashalimanit, në kuadër të aktivitetit të NATO-s “Neptune Strike 26-4”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në stërvitje morën pjesë anijet turke TCG Anadolu dhe TCG Gaziantep, mjete ajrore dhe Grupi Shqiptar i Bordingut.
Aktiviteti synon forcimin e gatishmërisë operacionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe thellimin e bashkëpunimit mes forcave aleate, në funksion të sigurisë kolektive të NATO-s.
Stërvitja dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë dhe Turqisë, si dy vende aleate, në forcimin e sigurisë detare dhe të kapaciteteve të përbashkëta në kuadër të Aleancës.
Fotogaleri










© 2026 Argumentum




















































