• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
20 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

    Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

    Rama refuzon dorëheqjen dhe akuzon për ndërhyrje të huaja në protestat në Tiranë: “Janë kundër Shqipërisë europiane”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Njëmbëdhjetë vende të BE-së kërkojnë heqjen e së drejtës së vetos

3 Shtator, 2026
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup prej 11 shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian i kërkoi me shkrim Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) që t’i jepet fund vendimmarrjes me unanimitet në nivel të BE-së në fushën e politikës së jashtme.

Ato kërkojnë zbatimin e parimit të ashtuquajtur të “bashkëpunimit besnik”, i cili, sipas letrës, duhet të ketë përparësi.

Letra iu dërgua përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, dhe u nënshkrua nga Austria, Danimarka, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Rumania, Spanja dhe Suedia.

Çfarë thuhet në letër?

“Veprimi i jashtëm i Bashkimit Evropian përballet me rrethana thelbësisht të ndryshuara, të karakterizuara nga konkurrenca strategjike, paqëndrueshmëria në rritje dhe përpjekjet për të minuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Në një mjedis të tillë, aftësia e Bashkimit për t’i mbrojtur vlerat dhe interesat e veta varet nga mundësia për ta mobilizuar shpejt dhe në mënyrë efikase peshën e përbashkët politike, ekonomike dhe diplomatike”, thuhet në letrën në të cilën ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë.

Në të shtohet se rrethanat aktuale kërkojnë një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, e cila mund të japë rezultate dhe të marrë vendime shpejt, pikërisht kur shpejtësia, vendosmëria dhe pesha politike nevojiten më së shumti.

Këto 11 vende vlerësojnë se e ashtuquajtura “kulturë e konsensusit” është burim i rëndësishëm i legjitimitetit të BE-së dhe se konsensusi duhet të synohet kudo ku është e mundur.

Megjithatë, në dokument bëhet thirrje për vendimmarrje më efikase në kuadër të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, duke ruajtur konsensus sa më të gjerë mes vendeve anëtare.

Dokumenti parasheh, gjithashtu, që kundërshtimet eventuale ndaj vendimeve të marra me shumicë të cilësuar, të bazohen në interesa kombëtare thelbësore dhe të argumentuara qartë, në mënyrë që të lihet hapësirë për konsultime dhe kompromis.

Një tjetër letër për reformimin e shërbimit të jashtëm të BE-së

Më herët gjatë verës u shfaq e ashtuquajtura nismë franko-gjermane, e cila propozon reformimin e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), në mënyrë që Bashkimi Evropian të mund të reagojë më shpejt dhe në mënyrë më të koordinuar ndaj krizave ndërkombëtare.

Një nga ndryshimet kryesore do të ishte forcimi i rolit të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme – pozitë që aktualisht mbahet nga Kaja Kallas.

Sipas propozimit, ajo do të bëhej nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian dhe do të merrte kompetenca më të mëdha për koordinimin e fushave si: bashkëpunimi për zhvillim, ndihma humanitare, mbrojtja dhe politika e fqinjësisë.

Dokumenti, në të cilin po ashtu ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, propozon edhe integrimin e një pjese të konsiderueshme të EEAS-it në strukturat e Komisionit Evropian.

Synimi është që politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë të lidhet më mirë me instrumentet e tjera të veprimit të jashtëm të BE-së.

Parisi dhe Berlini kërkojnë, gjithashtu, orientim më të fuqishëm të politikës së jashtme nga Këshilli Evropian, duke ruajtur rolin qendror të vendeve anëtare, si dhe një rol më të madh të Këshillit të BE-së në menaxhimin e instrumenteve të politikës së jashtme.

Franca dhe Gjermania kërkojnë që puna për reformën të nisë menjëherë.

Kjo çështje u diskutua edhe në takimin joformal të ministrave të Jashtëm të BE-së, të mbajtur në Irlandë më 2 shtator.

Me të është hapur një debat më i gjerë politik për reformimin e mënyrës se si BE-ja e udhëheq politikën e saj të jashtme.

Franca dhe Gjermania kërkojnë gjithashtu që Irlanda, si vendi që kryeson BE-në, t’i paraqesë Këshillit Evropian një raport deri në fund të vitit 2026.

Shefja aktuale e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, tashmë ka shprehur rezerva ndaj kësaj ideje.

Pas takimit joformal të ministrave, ajo paralajmëroi se bartja e më shumë kompetencave për politikën e jashtme nga vendet anëtare te Komisioni Evropian do ta zvogëlonte kontrollin e drejtpërdrejtë të shteteve anëtare.

“Aktualisht, unë jam përfaqësuese e lartë/nënkryetare e Komisionit. Kjo është lidhja mes vendeve anëtare dhe Komisionit, të paktën në letër dhe në teori. Sepse, e vërteta është se unë e kam këtë rol. Por, nëse kemi situata ku ekziston dikush mbi mua që në fakt merr vendime, atëherë kjo nuk funksionon kështu”, tha Kallas në një konferencë për media më 2 shtator në Irlandë.

“Le të jemi plotësisht të sinqertë. Problemi që kanë përmendur shumë vende anëtare është se, nëse gjithçka ia kalojmë Komisionit, veçanërisht shtetet e vogla anëtare humbin kontrollin mbi politikën e jashtme, sepse nuk do të ketë më çdo muaj Këshill të Punëve të Jashtme, ku koordinohemi me të gjithë, ku unë i di qëndrimet e vendeve anëtare dhe ku përpiqemi të arrijmë qëndrime të përbashkëta”, tha ajo.

Kaja Kallas
Kaja Kallas

Në sistemin aktual, pozita e të gjitha vendeve anëtare mbrohet përmes pjesëmarrjes së tyre të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen në Këshillin e BE-së, përfshirë mundësinë për të bllokuar vendime që i konsiderojnë të papranueshme.

Kjo u mundëson edhe shteteve të vogla të bllokojnë një vendim që e konsiderojnë në kundërshtim me interesat e tyre.

Nëse politika e jashtme do të kalonte në masë më të madhe nën kompetencat e Komisionit, vendimet do të merreshin gjithnjë e më shumë përmes sistemit mbikombëtar, ndërsa shtetet anëtare do të kishin më pak kontroll të drejtpërdrejtë mbi to.

Vesela Cherneva, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), vlerëson se të dyja letrat janë të ndërlidhura.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se nisma për ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes synon forcimin e frymës së bashkëpunimit konstruktiv.

“Duhet parë në kontekstin e forcimit të aftësisë së Evropës për të vepruar në fushën e politikës së jashtme. Letra është qartazi e lidhur me propozimin franko-gjerman për reformimin e EEAS-it, duke pasur parasysh situatën kaotike globale”, thotë Cherneva.

Shembuj të bllokadave në politikën e jashtme të BE-së

Gjatë periudhës së fundit, Bashkimi Evropian është përballur me vështirësi në marrjen e vendimeve në politikën e jashtme, pikërisht për shkak të mungesës së unanimitetit mes vendeve anëtare.

Sipas rregullave aktuale, secili prej 27 shteteve anëtare ka të drejtën e vetos për vendimet në këtë fushë.

Hungaria, gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Viktor Orban, kundërshtoi disa herë miratimin e paketave të sanksioneve kundër Rusisë.

Më herët gjatë këtij viti, Hungaria bllokoi edhe vendimin për një hua të madhe të BE-së për Ukrainën, në vlerë prej 90 miliardë eurosh.

Vendet anëtare nuk arritën marrëveshje as për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën.

Po ashtu, për shkak të mungesës së unanimitetit, nuk u miratuan masa kundër Izraelit lidhur me luftën në Gazë.

Kur unanimiteti bllokon vendimet për rajonin

Ka edhe vendime që lidhen drejtpërdrejt me rajonin e Ballkanit Perëndimor e që nuk janë marrë për të njëjtat arsye.

Rasti i Millorad Dodikut, ish-presidentit të entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, tregon qartë koston praktike të kërkesës për unanimitet në politikën e jashtme të BE-së.

Ndonëse që nga viti 2011 ekziston një kornizë për vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që kërcënojnë sovranitetin dhe rendin kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës, ajo nuk është aktivizuar asnjëherë kundër Dodikut, për shkak të kundërshtimit të Hungarisë, pavarësisht mbështetjes nga disa vende anëtare.

Rasti i Kosovës është një tjetër shembull se sa e ndërlikuar mund të jetë vendimmarrja në nivel të BE-së.

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës u vendosën në qershor të vitit 2023, pas përshkallëzimit të tensioneve në veri të vendit.

Në vend të një regjimi formal sanksionesh, masat u vendosën mbi bazën e një qëndrimi të përbashkët të vendeve anëtare, të paraqitur nga përfaqësuesi i atëhershëm i lartë, Josep Borrell, me arsyetimin se ato ishin të përkohshme dhe të kthyeshme.

Megjithëse Borrell rekomandoi heqjen e tyre në qershor të vitit 2024, vendimi përfundimtar mbeti në duart e vendeve anëtare.

Masat u hoqën vetëm në maj të vitit 2025, pas diskutimeve të gjata dhe arritjes së një marrëveshjeje për heqjen graduale të tyre.

Cherneva vlerëson se ndryshimet e propozuara në mënyrën e vendimmarrjes për politikën e jashtme të BE-së, mund të kenë pasoja të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, para së gjithash duke i mundësuar BE-së të veprojë më shpejt dhe në mënyrë më koherente politikisht.

“Implikimet për Ballkanin Perëndimor mund të jenë të mëdha kur bëhet fjalë për politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, ndërsa ndikimi në vetë procesin e anëtarësimit do të ishte dukshëm më i vogël. Ndryshimet duhet t’i mundësojnë BE-së të reagojë më shpejt ndaj zhvillimeve në terren dhe reagimi i saj të jetë më politik”, thotë Cherneva për Radion Evropa e Lirë.

“Gjithashtu, kostoja politike për vendet anëtare që bllokojnë vendimet e përbashkëta, do të ishte më e madhe, nëse kundërshtimi i tyre nuk lidhet me një objektiv konkret të politikës përkatëse”, shton ajo.

A do të vlente kjo edhe për vendimet për zgjerimin?

Propozimi i Francës dhe Gjermanisë për reformimin e vendimmarrjes në politikën e jashtme, të paktën tani për tani, nuk do t’i ndryshonte automatikisht rregullat për zgjerimin, pasi ky është një proces i veçantë ku vazhdon të kërkohet unanimiteti.

Megjithatë, ndikimi i mundshëm në zgjerim nuk është i papërfillshëm.

Një model i ngjashëm vendimmarrjeje mund të zbatohet në të ardhmen edhe në faza të caktuara të procesit të anëtarësimit, ndërsa vendimi përfundimtar për pranimin e një shteti në BE do të vazhdonte të kërkonte unanimitet.

Komisioni Evropian kishte përmendur që në vitin 2024 mundësinë e përdorimit të shumicës së cilësuar për disa hapa të ndërmjetëm, si hapja e grup-kapitujve.

Por, ka theksuar se mbyllja e kapitujve negociues dhe vendimi përfundimtar për anëtarësim do të vazhdonin të kërkonin unanimitet.

Në këtë kontekst, nuk janë të rralla rastet kur vendet e rajonit janë përballur me veton e shteteve anëtare.

Maqedonia e Veriut është një nga shembujt më të qartë.

Për më shumë se një dekadë, ajo u përball me veton e Greqisë, e cila e kushtëzoi nisjen e negociatave të anëtarësimit me zgjidhjen e kontestit për emrin.

Pas heqjes së vetos greke, Bullgaria vendosi veton e saj, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth çështjeve historike, gjuhësore dhe identitare.

As Serbia nuk mund të përparojë me hapjen e grup-kapitullit të ardhshëm në procesin e anëtarësimit pa unanimitetin e vendeve anëtare, pavarësisht angazhimit të disa prej shteteve më të fuqishme të BE-së.

Mali i Zi, si vendi më i avancuar në procesin e anëtarësimit, mund të përballet me një veto të Kroacisë, e cila tashmë e ka përdorur këtë të drejtë për të penguar mbylljen e Kapitullit 31, që lidhet me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Bosnje dhe Hercegovina e mori statusin e vendit kandidat vetëm pasi Sllovenia kërcënoi se do ta bllokonte dhënien e këtij statusi Ukrainës, nëse e njëjta gjë nuk bëhej edhe për Bosnje dhe Hercegovinën.

E drejta e vetos nga shtetet anëtare vështirëson edhe përparimin e Kosovës drejt BE-së, pasi në këtë rrugë ajo pengohet nga vendet anëtare që nuk e njohin pavarësinë e saj.

/REL

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Avokati i Popullit: Pretendime për dhunë ndaj të miturve gjatë protestës, 11 ankesa për shkelje të të drejtave

20 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Shqipëria dhe Turqia në stërvitjen e NATO-s “Neptune Strike 26-4”

20 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Akademikët shqiptarë të diasporës reagojnë për protestat: Të rinjtë duhet të kërkojnë ndryshime pa frikë, institucionet të mbajnë përgjegjësi!

19 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

20 Tetor, 2026

Avokati i Popullit: Pretendime për dhunë ndaj të miturve gjatë protestës, 11 ankesa për shkelje të të drejtave

20 Tetor, 2026

Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

20 Tetor, 2026

Shqipëria dhe Turqia në stërvitjen e NATO-s “Neptune Strike 26-4”

20 Tetor, 2026

SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

20 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.