Zv/Kryeministri Zhang Guoqing tha të premten se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët, për të ndihmuar rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrje të vogla dhe të mesme(NVM).
Zhang i bëri deklaratat në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e hapjes së Takimit të 32-të Ministror të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) të mbajtur në Guangzhou, kryeqendër të provincës Guangdong të Kinës Jugore.
Kina po rrit mbështetjen e saj politike për NVM-të dhe po forcon bashkëpunimin praktik me ekonomitë e APEC-ut, për të nxitur së bashku zhvillimin me cilësi të lartë të këtyre ndërmarrjeve, tha Zhang.
Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të zbatuar katër iniciativat globale, për të nxitur krijimin e një mjedisi tregu të drejtë dhe të barabartë, për të ndërtuar një sistem shërbimesh gjithëpërfshirës dhe të përbashkët, si dhe për të kontribuar në ndërtimin e një komuniteti të hapur, dinamik, elastik dhe paqësor Azi-Paqësor.
Gjatë qëndrimit të tij në Guangdong, Zhang mori pjesë gjithashtu në ceremoninë e hapjes së Panairit të 21-të Ndërkombëtar të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Kinës. Në fjalimin e rastit, ai i inkurajoi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të përqendrohen në bizneset e tyre kryesore, të kultivojnë aftësi teknologjike, të zhvillojnë marka cilësore dhe të shfrytëzojnë epërsitë e tyre për të ndjekur një rritje të specializuar./cgtn





















































