Grupi Mediatik i Kinës (CMG) organizoi të dielën në Shangai një konferencë kombëtare për dramën e shkurtër dhe të mesme, ku paraqiti edhe një nismë për të mbështetur prodhimet me cilësi të lartë.
U publikuan më shumë se 20 projekte, që përfshijnë tema si estetika tradicionale kineze, historitë ligjore dhe transformimi shoqëror.
CMG-ja shpalli gjithashtu një ofertë globale për skenarë dramash të shkurtra e të mesme, duke përfshirë vepra të lidhura me takimet e APEC-ut 2026 në Kinë.
Një program i ri trajnimi do të shërbejë si udhërrëfyes për krijuesit e rinj nga konceptimi deri në prodhimin e veprave.
Në këtë veprimtari u publikuan aplikacione të inteligjencës artificiale për rishikimin e skenarëve dhe u shfaq premiera e një komedie gazmore për profesionistët e rinj, sipërmarrjen dhe jetën në shoqëri.
Përveç nismave për dramën e shkurtër e të mesme të paraqitura në konferencë, CMG-ja publikoi edhe programin e saj të madh shumëmedial “Super OPC-ja e Kinës”, i cili do të bazohet në Zonën e Re “Pudong” të Shangait.
Zyra e CMG-së në Shangai dhe njësia bashkiake e Zonës së Re “Pudong” nënshkruan gjithashtu një marrëveshje kuadër për bashkëpunim strategjik./cgtn





















































