Një teleskop i zhvilluar nga Observatorët Kombëtarë Astronomikë (NAOC) pranë Akademisë së Shkencave të Kinës u përzgjodh në “Raportin e Treguesit të AI-së 2026” të Universitetit të Stanfordit si një shembull përfaqësues i përdorimeve të inteligjencës artificiale (AI) në fushat e fizikës, astronomisë, kimisë dhe shkencës së materialeve.
Teleskopi “Xingyu”, i krijuar bashkërisht nga Grupi i Strukturës 3D të Rrugës së Qumështit i NAOC-ut dhe Baza e Vëzhgimit “Xinglong”, përfaqëson një sistem të ri të vëzhgimit astronomik të bazuar në AI.
Ndryshe prej përdorimeve të AI-së kryesisht për analizimin e të dhënave astronomike pas vëzhgimeve, teleskopi “Xingyu” integron thellësisht modelet e mëdha dhe agjentët e AI-së me sistemin e vet të kontrollit. Kjo i mundëson AI-së të marrë pjesë gjatë gjithë procesit të vëzhgimit astronomik, duke ndryshuar kështu modelin tradicional të studimeve astronomike.
Teleskopët e nivelit kërkimor kanë struktura komplekse, ndërsa aftësia e tyre vëzhguese mund të ndikohet nga shumë faktorë, përfshirë gjendjen e pajisjeve, kushtet e motit dhe parametrat e sensorëve. Për këtë arsye, vëzhgimet tradicionale mbështeten zakonisht te kontrolli manual.-cgtn





















































