Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Pas pranimit të Letrave Kredenciale, Presidenti Begaj i uroi ambasadorit Wendt suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri.
Në takim, Kreu i Shtetit rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë angazhimin për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, në përputhje me përparësitë e politikës së jashtme dhe përgjegjësitë që burojnë nga kjo marrëdhënie.
“Shtetet e Bashkuara janë një partner i pazëvendësueshëm për avancimin e interesave kombëtare”, u shpreh Presidenti Begaj.
Pas ceremonisë zyrtare të paraqitjes së Letrave Kredenciale, Presidenti zhvilloi një takim kokë më kokë me ambasadorin amerikan Eric Wendt.
Fotogaleri



© 2026 Argumentum





















































