• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026
in FOKUS
A A
People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

Share on FacebookShare on Twitter

Igor Bozhiç-Vreme*

Këtyre ditëve në Serbi sikur nuk ka tema të tjera. Zgjedhjet janë fjala që do të dëgjoni nëpër kafene, restorante, dyqane, në punë dhe në tryezën familjare. Secili ka përllogaritjen e tij, të një njeriu të besueshëm dhe informacione të cilët nuk duhen zgjeruar më tej, përveçse, natyrisht, të gjithë atyre që duan t’i dëgjonë. Disa e dinë se Vuçiçi tashmë ka humbur. Të tjerë e dinë se ai nuk mund të humbasë. Të tretët e dinë se ka për të fituar, por fitorja nuk do t’i njihet. Me një fjalë, sëbashku, dinë shumë më tepër se mund t’a tregojnë.

Garimi zgjedhor sipas prognozave ngjet pak e shumë me atë besimin te oktapodhi Pola, i cili në Kampionatin botëror të vitit 2010 zgjodhi kutinë me flamurin e fituesit të ardhshëm. Në Serbi kutitë ende nuk janë hapur, por intepretime ka për secilën. Vetëm se këtu pas pyetjes së cili do të fitojë, qëndron një pyetje shumë më serioze – çfarë e pret Serbinë pas 25 tetorit? A ka mundësi që nata e zgjedhjeve të zgjidhë krizën e cila ka kohë që i ka tejkaluar partitë, parlamentin dhe konfliktet reciproke mes tyre.

Ekzistojnë tre skenarë bazë. Lista e Studentëve fiton shumicën e cila i mundëson ndryshimin e pushtetit. Partia Përparimtare e Serbisë (PPS- aktualisht në pushtet), e vetme ose sëbashku me partnerët ruan shumicën për formimin e qeverisë. Ose rezultati mbetet i diskutueshëm dhe i kundërshtuar krahas konfliktit rreth asaj se çfarë kanë vendosur në të vërtetë zgjedhësit. Në praktikë kufinjtë mund të përputhen: fitore e ngushtë e njërës palë shumë lehtë mund të shndërrohet në skenarin e tretë. Për këtë, në lidhje me këtë punë, nuk na nevojitet edhe një vlerësim i përqindjeve, por përgjigja për pyetjen çfarë do të sjellë secila ecuri e mësipërme.

Fitimi i shumicëqs së votave dhe mundësia e formimit të qeverisë nuk janë njëlloj në këtë rast. Zgjedhjet parlamentare nuk janë duel në të cilin ai që del i dyti tërhiqet menjëherë. Numurohen mandatet, kërkohet shumica, dhe, mes shpalljes së fitimtarit dhe marrjes së pushtetit ekzekutiv, ekziston njëfarë kohe e cila në rrethana normale shërbën për dorëzimin e pushtetit. Në këto rrethana mund të shërbejnë edhe për ndalimin e tij.

GJYSËM MILIONËT DHE NJË LLOGARITJE TJETËR

Aleksandër Vuçiçi që me 11 tetor në mitingun parazgjedhor në Zrenjanin deklaroi se dëshiron një fitore bindëse: “Dëshiron të fitojëm me një gjysëm milioni vota ndryshim”.

Dëshira është e qartë, prova nëse është e rezalizueshme nuk vjen në paketë sëbashku me dëshirën. Në fushatë një mesazh i këtillë shërben për t’iu treguar pasuesve se fitorja është tashmë diçka e njohur, ndërsa kundërshtarëve të përgatiten edhe për një humbje tjetër.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare në dhjetor të vitit 2023, Lista e Vuçiçit fitoi 1.738.701 vota. Nga opozita: Koalicioni “Serbia kundër dhunës”, NADA, Lista e Nestoroviçit, Lista e Dveri-Zavbetnici, Kolaicioni i Radulloviçit dhe Tadiçit dhe ai i partisë Popullire sëbashku fituan 1.456.343 vota. Dallimi ishte 327.528 vota. Por të ndash më vete nga blloku opozitar koalicionin “Serbia kundër dhunës”, NADA, koalicioni i Radulloviçit dhe Tadiçit si dhe partia popullore shuma e votave të tyre shtë 1.172.348 vota, ndërsa përparësia e PPS-së në këtë rast është 611.353 vota. Dikush mund të thotë se nuk është e gjitha kjo njëlloj. Nestoroviçi ishte pjesë e besueshme e bllokut për ndryshimin e pushtetit, ndërsa as Dveri dhe as Zavetnikët nuk kanë mbetur në të njëjtën adresë politike. Të mbledhësh të gjitha votat e tyre dhe t’i quash opozitë unike do të thotë të bësh një koalicion i cili as që ka ekzistuar. T’i zhvendosësh zgjedhësit te lista Studnetore e sotme do të ishte një përllogaritje shumë më e çlirët. Numurat gjithsesi atëbotë tregonin se përparësia e Vuçiçit varej shumë edhe nga fakti se kundërshtarët vepronin të ndarë, e soje një pjesë e votave mbeti pa mandate.

Tani ka ndryshuar shpërndarja e kundërshtarëve. Me vite të tëra Vuçiçi e ka ndërtuar dominimin e tij edhe mbi konfliktet në gjirin e opozitës, humbjet e saj, mosbesimin e zgjedhësve dhe mundësinë që çdo lider t’a shndërronte në tabelë qitjeje. Lëvizja studentore nuk qëndroi në këtë vend dhe nuk pranoi të njëjtat role. Pushteti u përpoq të ndërfutë rrëfimin tashmë të njohur mbi tradhëtarët, mercenarët e huaj dhe shkatërruesit e shtetit. Por kundërshtari i tij që nuk ka një udhëheqës partie i cili qëndron në gatishmëri, është rrëfim i njohur.

Historiani Dragan Popoviç mendon se Lista studentore ka organizuar pjesën prodemokratike të shoqërisë dhe i ka kthyer asaj shpresën se fitorja gjithsesi është mundësi.

“Ata qenë të parët që arritën të na grumbullojnë të gjithëve dhe të na kthejnë shpresën se fitorja është e mundur”, thotë ai për revistën “Vreme”. Në interpetimin e tij, ky nuk është momenti në të cilin zgjedhësit përzgjedhin mes programeve ideologjike. Në tryezë qëndron mobilizimi kundër pushtetit autokratik, konkurimi mes obsioneve të ndryshme demokratike të cilët duhet të vinë në të ardhmen.

Bojan Pajtiç, profesor i së drejtës dhe ish Kryetari i Partisë demokratike të Serbisë dhe kryeministër i qeverisë krahinore të Vojvodinës, parashikon pjesëmarrje në zgjehdje mbi 65 përqind. Ndërkohë Popoviçi mendon se qeveria nu është se ka ndonjë rezervoar të madh zgjedhësish dhe se Lista Studentore mund të tërheqë apstinentët e deritanishëm dhe ata që votojnë për herë të parë.

Por pjesëmarrja në zgjedhje nuk është prag magjik. Nuk është e mjaftueshme të dalin shumë njerëz, ka rëndësi kush del dhe për cilin voton dhe që vota e tij në fund të procesit të fitojë rëndesë politike. Që të dy mendojnë se pjesmarrja më e madhe është në favor të kandidatëve të studentëve.

SKENARI I PARË – FITORJA QË DUHET MARRË

Nëse lista studentore fiton shumicën e nevojshme për ndryshimin e pushtetit, testi i parë do të jetë përzgjedhja e ministrave. Do të jetë pikëpyetje nëse pushteti i vjetër do të pranojë se ka shkuar në histori dhe se disa prej tyre do të duhet të dalin para gjykatës. Fitorja zgjedhore dhe dorëzimi i administruar i pushtetit nuk janë e njëjta ngjarje, sidomos atje ku dallimi mes partisë dhe shtetit është fshirë sistematikisht.

Bojan Pajtiç pret njëfarë “dypushteti” të përkohëshëm. Në nivel republikan do të ekzistojë një shumicë e re zgjedhore, ndërsa përparimtarët do të mbeten në pushtet në nivele ndërmarrjesh shtetërore dhe poste drejtorësh. Zgjedhjet parlamentare në vetvete nuk i ndryshojnë të gjithë nivelet e pushtetit. Nuk mund të ndryshojnn  brenda natës njerëzit që firmosin urdhëra, kontrollojnë doumentacione dhe vendosin se çfarë duhet të ndërmarrë urgjentisht administrata, dhe çfarë duhet lënë për më vonë.

“Mund të presim vetëm pengim të procesit zgjedhor, dhe jo përpjekje për dorëzim paqesor të pushtetit”, vlerëson Pajtiçi. Ai mendon se përparimtarët do të përpiqen të ngadalsojnë procesin e numurimit të votave dhe të zgjasin periudhën deri te formimi i qeverisë së re. Në këtë kontekst ai paralajmëron edhe mundësinë e incidenteve me kutitë zgjedhore. Ky është parashikimi për sjelljen e pushtetit.

Megjithatë, sipas skenarit të tij, pushteti i vjetër humbet një pjesë të fuqisë reale shumë para humbjes së funksioneve formale. Administrata, sipas tij, nis të refuzojë dëgjueshmërinë ose hyn në njëfarë greve të bardhë. Drejtorët do të bëhen të kujdesshëm, ndërsa njerëzit të cilët për vite të tera kanë ekzekutuar kërkesat partiake menjëherë kujtohen se ka norma. Në Serbi ndryshimi i klimës politike shpesh shihet fillimisht te ajo se dikush, i cili deri dje nuk kujtohej për ligjet, sot menjëherë këmbëngul që gjithçka të bëhet sipas ligjeve.

Pajtiçi pret edhe ndryshime në sistemin gjyqësor dhe prokurori, ose më mirë të themi aktivizimin e institucioneve të cilët kanë heshtur për një kohë të gjatë. Kjo nuk do të thotë se rezultati zgjedhor automatikisht shndërrohet në drejtësi të pavarur. Do të thotë se mungesa e besimit në qëndrueshmërinë e të njëjtit pushtet mund të ndryshojë sjelljen e njerëzve të cilët vlerësimin e  tyre profesional i’a kanë adoptuar pritmërive të tij. Ndërmjet çlirimit të institucioneve dhe anashkalimit të zyrtarëve të tij ekziston dallimi të cilin pushteti i ri duhet t’a mësojë shumë shpejt.

Popoviçi si kusht vendimtar veçon qartësinë e fitores. Ajo duhet të jetë mjaftueshëm e madhe dhe e padyshimtë në mënyrë që te strukturat e pushtetit të prodhojë vetëdijen se legjitimiteti ka ndryshuar anë. Sjell në kujtesë rrëzimin e Millosheviçit dhe momentin  kur pjesë të aparatit të forcës refuzuan t’a mbronin. Qëllimi i këtij krahasimi është së dëgjueshmëria shpesh herë varet nga vlerësimi se cilit i përket e ardhmja.

Kur të bëhet e qartë se studentët kanë fituar, mendon Popoviçi, njerëzit e sistemit do të fitojnë mundësinë të shpjegojnë  pranimin e ndryshimeve me vullnetin e zgjedhësve. Nuk është e sigurtë nëse Vuçiçi atëherë do të ketë mjaftueshëm hapësirë për të ndaluar procesin. Fuqia e aparatit të tij, sipas vlerësimeve, është mbivlerësuar shpesh: ekzistenca  e njerëzve të rrezikshëm nuk do të thotë se ata mund t’a kthejnë tërë policinë kundër vullnetit të shhumicës të shprehur qartësisht.  

Megjithatë, Popoviçi nuk i përjashton edhe lëvizjet iracionale. Ky është konstatim i cili del nga vëzhgimet e tij: vlerësimet vlejnë me supozimin se pushteti përzgjedh veprime me të cilët përpiqet të ruajë fuqinë, dhe jo të prodhojë me çdo kusht konflikte të cilët nuk mund t’i kontrollojë më. Fitorja e qartë ngushton hapësirën për rezistencë. Megjithatë, nuk duhet lënë mënjanë mundësia që ndokush të përpiqet.

Për Listën Studentore fitorja do të jetë vetëm fillim i një pune shumë, shumë të gjatë. Lëvizja e cila ka grumbulluar njerëz me kërkesën për  përgjegjësi, duhet t’a tregojë veten se mund të drejtojë shtetin. Dakordësia se njëri pushtet mund të largohet nuk  e zgjidh problemin e buxhetit, kuadrove, ndërmarrjeve publike dhe prioriteteve politike. Deri atëherë gjërësia e dobishme e lëvizjes do të bëhet hapësirë në të cilën duhet të merren vendime të përbashkëta.

SKENARI I DYTË – PPS FITON, KRIZA MBETET

Fitorja e PPS-së duket thjesht si vazhdim, por në thelb nuk është kështu. Shoqëria e cila hyn në këto zgjedhje nuk është njëlloj si ajo që ka dalë nga ato paraardhëset. As fitorja e PPS-së nuk mund t’a fshijë eksperiencën politike të revoltës, as njerëzit të cilët janë organizuar nuk do të mund t’i kthejë në situatën në të cilën ata kishin bindjen se nuk mund të bëjnë më asgjë.

Pajtiçi nuk beson në mundësinë e një fitoreje të madhe dhe të padiskutueshme të pushtetit. Nëse PPS gjithsesi ruan pushtetin, priten valë largimesh të njerëzve të rinj dhe të arsimuar. Një vendim të tillë ai e sheh si pasojë e humbjes së shpresës se vendi mund të ndryshojë – meqënëse rrugëdalja politike është mbyllur, rrugëdalja personale mbetet e vetmja zgjidhje.

Edhe Popoviçi gjithashtu e hedh poshtë mundësinë e përparësisë së Vuçiçit me gjysëm milionë vota, të cilën e quan domen të fantashkencës. Por problemi i tij kryesor me skenarin e dytë është fitorja e ngushtë në kushtet të cilat ai i quan të pandershme. “Unë kam frikë se një pjesë e mirë e shoqërisë nuk ka për t’a pranuar fitoren e tij të ngushtë”, thotë ai. Pasojat do të jenë tensione të reja dhe krizë politike e zgjatur.

Këtu shfaqet dallimi të cilin nuk është e mundur t’a zgjidhësh me grafik. Njëri është nëse votat nga kutitë zgjedhore janë numuruar si duhet. Tjetri është se nën  çfarë kushtesh kanë votuar njerëzit: çfarë kanë mundur të shohin në media, me çfarë presionesh janë përballur dhe nëse burimet shtetërore janë konsideruar si pronë publike apo zgjatim i fushatës partiake. Një shumë e saktë jep përgjigjen për të gjithë pyetjet në lidhje me zgjedhjet e lira.

Që kriza zgjedhore do të fillojë sapo të hapen kutitë, tregon edhe raporti i ri i përkohëshëm i ODIHR-it. Misioni vlerëson se zgjedhjet mbahen në një atmosferë të krizës shumëvjeçare politike dhe thellim të polarizimit, ndërsa sugjerimet mbi presionet ndaj zgjedhësve, keqpërdorimit të burimeve publike dhe pavarësisë së rregullatorëve mediatikë mbeten të papërmbushura. Shënohen deklarata të frikësimit të aktivistëve dhe sulme ndaj vëzhguesve, si dhe shqetësim në lidhje me saktësinë e listës zgjedhore. Revizionimi i saj raportin e parë duhej ta jepet me 28 tetor – pra, tri ditë pasi qytetarët kanë votuar, pra shkaqet e mosbesimit mbeten në tryezë.

Popoviçi e konsideron të sigurtë se disa pjesë të shoqërisë gjithsesi do të reagojnë ndaj humbjes. Disa do të kërkojnë vazhdim  të luftës, disa do të mendojnë se gjithsesi, rezultati – edhe  përkundër kushteve, duhet pranuar – ndërsa disa të tjerë do të përpiqen të gjejnë mënyra të reja organizimi politik. Lista Studentore ka grumbulluar njerëz me eksperienca dhe pritmëri të ndryshme. Dakordësia e tyre para zgjedhjeve nuk është garanci për të qënit dakord pas tyre.

Për këtë skenari i dytë ka më sëpaku dy ecuri. Në njërën është se fitorja e besueshme dhe e pranueshme e PPS-së, do të rikthjejë konfliktin në institucione, krahas vazhdimit të luftës për kushte të barabarta. Në ecurinë tjetër fitorja e refuzuar do t’i linte institucionet me shumicë formale, por rrugën me besimin se fitorja është penguar përsëri.

SKENARI I TRETË – DY FITORE, NJË VEND

Mundësia më e pakëndshme nuk është ajo në të cilën votat do të numurohen për një kohë të gjatë, por ajo në të cilën të dyja palët pohojnë se numurimi ka përfunduar dhe se të dyja kanë fituar. Është fjala për atë se cili ka të drejtë të raportojë realitetin dhe cili t’a imponojë atë si zyrtar.

As Pajtiçi dhe as Popoviçi nuk e konsiderojnë më të mundshmin këtë skenar. Pajtiçi pret një fitore të madhe të studentëve të tillë që shpallja e fitores nga ana e PPS-së do të ishte e pakuptimtë. Por nëse vjen puna te ecuria e panjohur dhe e kundërshtuar, rrugëdalja shihet në zgjedhje të reja. Paralajmëron njëkohësisht se fushata e re, pas dhunës dhe frikës së grumbulluar, mund të sjellë represion akoma më të madh.

Popoviçi i mbështet më shumë shpresat të kontrolli i pavarur i rezultatit dhe organizimin e listës studentore. Pret që të dhënat e saj, sëbashku me vlerësimet e Crta-s, do t’ia vështirësojnë punën pushtetit që t’i raportojë publikut ndonjë rezultat i cili nuk ka bazë në votime. Kur ekzistojnë mjaftueshëm informacione të besueshme, hapësira për shpallje arbitrare të fituesit bëhet gjithnjë e më e ngushtë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se numurimi i pavarur do të fillojë vetëm në këto zgjedhje. Ka ekzistuar edhe më parë. Metodologjia e Crta-s e numurimit paralel bazuar në një kampion përfaqësues qendrash votimi jep vlerësim krahas një gabimi të rendit të dytë. Kontrolli partiak mbledh raportet zgjedhore nëpërmjet përfaqësuesve të saj në komisionet zgjedhore.

Megjithatë Popopviçi tërheq vëmendjen të mundësia e shkaktimit të incidenteve para përfundimit të procesit  të votimit. Sipas vlerësimit të tij, pushteti mund të përpiqet të komprometojë disa qendra votimi nëse konstaton se po humbet. Me këtë lufta zhvendoset drejt pyetjes nëse disa vota mund të hyjnë në shumën përfundimtare. Kutia e cila nuk arrin në numurim nuk mund të mbrohet vetëm me një kalkulator të mirë.

Skenari i tretë mund të shkaktohet në mënyra të ndryshme. Rezultati vërtetë mund të jetë i ngushtë. Një numur i konsiderueshëm qendrash votimi mund të mbeten të diskutueshme, ose njëra palë mund të refuzojë pranimin e një humbjeje të qartë. Kjo situatë kërkon përgjigje të ndryshme. Nuk zgjidhet secila me zgjedhje të reja dhe as përfundon secila me objeksionin të cilin institucionet e shqyrtojnë në mënyrë të paanshme.

Në këtë moment roli i organeve shtetërore bëhet vendimtar. A do të justifikojë administrata shtetërore vendimet e saj apo do të shpallë konkluzionet e përgatitura që më përpara? A do t’i shqyrtojnë provat gjykatat? A do t’i ruajë policia qytetarët dhe materialin zgjedhor apo pozicionin politik të atyre që i kontrollojnë? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të përcaktojnë nëse diskutimi mbahet në nivelin procedurial ose kalon në konflikt.

Popoviçi nuk pret që përfaqësuesi ndërkombëtar, si puna e Felipe Gonzalesit në vitin 1997, do të vijë dhe me një lëvizje të vetme do t’a zgjidhë problemin. Mendon se pushteti i cili do të refuzonte humbjen e qartë vështirë se mund të gjejë aleatë për një procedurë të tillë, por gjithsesi nuk sheh arësye sipas së cilës mund të pritet nga bashkësia ndërkombëtare ndonjë ndërhyrje e vendosur. Vlerësimi i tij edhe këtu varet nga ajo nëse Vuçiçi do të veprojë në mënyrë racionale, sepse tashmë e kemi parë se sa lëvizje iracionale është në gjendje të bëjë.

KUSH DO TË JETË I DËGJUESHËM TË HËNËN

Pika e përbashkët e vlerësimeve të Popoviçit dhe Pajtiçit është se pushteti nuk mbijeton vetëm për atë se ka funksione. Mbijeton edhe për atë se mjaft njerëz besojnë se do t’i kenë ato edhe nesër. Fitorja e qartë e kundërshtarit mund ta turbullojë këtë besim. Fitroja e ngushtë dhe e diskutueshme e pushtetit mund të zgjatë konfliktin, të cilin  aparati i tij nuk është në gjendje t’a zgjidhë me mjetet e vjetra.

Ndërsa për qytetarët puna do të jetë më e thjeshtë nga të gjithë skenarët e lartpëmendur shtrohet pyetja: a do të jetë në gjendje t’a ndryshojë pushtetin vota e tyre dhe nëse pas këtyre ndryshimeve pushteti do të nisë e të punojë për ta? Nëse përgjigja varet përsëri nga një njeri i vetëm, zgjedhjet do të japin një fitimtar, por nuk kanë për të zgjidhur problemin për të cilin vendi ka hyrë në krizë të thellë. Provimi i vërtetë fillon atëherë kur të përfundojë numurimi – a do t’a pranojnë largimin humbësit, ndërsa fitimtarët kufizimin e fuqisë së tyre.

___________________

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Wang Yi: Besimi, bashkëpunimi dhe partneriteti si rrugë drejt paqes dhe zhvillimit euroaziatik

20 Tetor, 2026
FOKUS

Quo vadis, Albania et albaniens?-Ku po shkoni, Shqipëri dhe shqiptarë?

20 Tetor, 2026
FOKUS

Shqipëria mbi të gjitha

19 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.