Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dërgoi të premten një mesazh për Forumin e Qeverisjes Globale (Xiong’an) 2026.
Xi vuri në dukje që tani ndryshimet më të mëdha në një shekull në botë po përshpejtohen, duke shtuar deficitetet e paqes, të zhvillimit, të sigurisë dhe të qeverisjes. “Unë kam propozuar Nismën e Qeverisjes Globale, që synon të nxjerrë në pah ndërtimin e një sistemi qeverisës global më të drejtë e më të arsyeshëm dhe të krijojë një botë më të bukur,” vuri në dukje presidenti Xi. Ai shtoi që Kina është e gatshme të bashkëpunojë me palët e tjera për të zbatuar konceptin e qeverisjes globale që bazohet në konsultimet e përbashkëta, ndërtimin e përbashkët e ndarjen e përbashkët, duke mbledhur fuqitë me besim, duke i zgjidhur problemet nëpërmjet bashkëpunimit dhe duke promovuar zbatimin e kësaj nisme, për të sjellë më shumë siguri e energji pozitive në një botë të trazuar, duke bashkëpunuar për të ecur drejt një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit.-cgtn





















































