• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
31 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Shteti nuk ndryshohet me hyrjen në kabinet

31 Tetor, 2026
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Goran Stojanoviç-Vreme[i]

Eksperienca e punës në qeverinë e Zoran Xhinxhiçit nuk lë hapësirë për rrëfim ngushëllues mbi Pesë Tetorin (përmbysja e Sllobodan Millosheviçit. Shën. i përkth.) . Për atë tani nuk mund të flitet si për një kujtim të bukur, as për një festë të pakryer të demokracisë. Pesë tetori nuk dështoi sepse nuk ishte fitore. Ishte fitore që ç’ke me të, madje e madhe dhe historike. Por fitorja rrëzon pushtetin; ndryshimi i shtetit ndërton rendin të cilin e prodhon ky shtet, e ushqen dhe e mbron.

Atëherë u fitua momenti politik, por nuk u fitua thellësia institucionale. U ndryshuan njerëzit në majë, por nuk ndryshuan sa duhet dhe mjaftueshëm shpejt rregullat, shërbimi, flukset e parave dhe zakonet e dëgjueshmërisë. Ky dallim mes fitores mbi regjimin dhe ndryshimin e shtetit na kushtoi shtrenjtë.

Pushteti dhe shteti

Sot, pas fitores së Listës Studentare, ky dallim nuk duhet kurrsesi të humbasë nga fusha e shikimit. Vërtetë se situata nuk është e njëjtë. Pushteti i Xhinxhiçit lindi si rezultat i një koalicioni të gjërë i cili diti të rrëzonte, por nuk kishte të njëjtën përgjigje për pyetjen se çfarë shteti duhej ndërtuar. Lista Studentore vjen me shumicën absolute. Kjo nuk do të thotë se puna do të jetë e lehtë, porse do të ketë më pak justifikime.

Gabimi më i madh pas Pesë Tetorit nuk qëndornte në atë se nuk dihej çfarë duhej bërë. Dihej madje mirë. Problemi ishte në faktin se besohej që fitorja politike do të prodhonte vetvetiu rendin institucional. Nuk e prodhoi. Sepse shteti ka inercinë e tij. Ai mban mend kuadrot, besnikërinë, zakonet, hierarkinë joformale. Në kuptimin sociologjik rregjimi nuk është vetëm një grumbull njerëzish në pushtet, por rrjet interesash, institucione, frikëra dhe simbolikë fuqie. Nëse kjo rrjetë mbetet e paprekur, atëherë i mbijeton edhe rrëzimit të udhëheqësit.

Shteti nuk ndryshon me hyrjen në kabinet. Ai ndryshon aje ku rregjimi është i rrënjosur më thellë: nëpër dosje, shërbime sekrete, paratë publike, frekuencat, sipërmarrjet publike, konkurset të cilët të cilët janë urdhëra partie dhe kanë fuqinë e ligjit. Nëse këto mekanizma nuk shpërbëhen, rregjimi mbijeton edhe rrënimin e vet. Humbet fytyrën në krye, por ruan reflekset, njerëzit, paratë, arkivat dhe frikën.

Prandaj fitorja mbi Vuçiçiun nuk matet vetëm me atë se ai paska humbur zgjedhjet. Matet edhe me atë se makina e tij do të mbetet pa karburant. Por kjo makinë nuk ka për të ndaluar vetvetiu. Ajo disponon kapitalin të cilin Millosheviçi, në vitin 2000 , nuk e pati në të njëjtën formë: mediatike, kadrovike, lokale dhe të informimit. Këto janë televizionet, tabloidët, ndërmarrjet publike, të fuqishmit lokalë, firmat e mësuara me punë që u jep shteti, komisarët partiakë, rrjetet e boteve dhe njerëzit të cilët janë mësuar që pushteti të mos pyetet, por t’i shërbehet.

Të veprohet menjëherë

Ky kapital do të përpiqet të blejë kohë, rrëfime dhe frikë. Përpjekja e parë e mbijetesës politike nuk do të vijë si program por si narrativ. Fjala se lustrimi është hakmarrje, hetimi përndjekje, hapja e dosjeve të marrëveshjeve kaos, ndryshimi i drejtorëve të paligjshëm spastrim, kontrolli mbi paratë publike sulm ndaj stabilitetit, çlirimi i mediave dhunë ndaj mediave. Në këtë inversion do të përmbahet edhe beteja e parë politike e periudhës kalimtare.

Për këtë Lista Studnetore nuk duhet kurrsesi të prodhojë hakmarrje të tilla, por as nuk, mund të presë që sistemi ta marrë veten. Nevojitet një dorë e qetë dhe prerje precize; më të shpejta se obstruksioni, më të ngadalta se zemërimi.

Në kuptimin filozofik këtu nuk bëhet fjalë për hakmarrje, por për rinovim të rendit publik. Drejtësia nuk duhet kurrsesi të jetë revansh, por as pajtim me krimin e shtetit kundër qytetarëve të tij. Drejtësia duhet të zëvendësojë dëshirën, procedura hakmarrjen, prova thirrjen politike.

Për këtë periudha kalimtare duhet të nisë atje ku fillon çdo përgjegjësi: në sigurimin e provave. Nëpër ministri, ndërmarrjet publike, polici, shërbimin sekret, organet tatimore, kadastër, prokurori, organet rregullatore dhe fondet shtetërore duhet me njëherë të ruhet gjithë dokumentacioni. 

Duhet siguruar gjurma digjitale dhe të dihet kush ka patur akses në lëndët, marrëveshjet, aktet e pagesave dhe shënimet zyrtare. Pa prova, çdo reformë bëhet fjalim moral. Dhe fjalimet morale në Serbi vazhdojnë derisa t’i gëlltisë ndonjë titull tabloidësh pasardhës.

Aparati forcës

Njëkohësisht, duhet shtruar çështja e aparatit të forcës. Pikërisht këtu, Pesë Tetori u pengua më shumë. Kryengritja e Njësisë për Operacione Speciale (JSO) ishte paralajmërim i hershëm se pushteti demokratik nuk duhet të mbështetet në aparatin i cili në momentin vendimtar sillet si qendër fuqie më vete. Sot ndoshta kjo nuk do të duket njëlloj. Nuk duhet të ketë kolona me njerëz të armatosur. Mjafton që policia të mos i’a dorëzojë të dhënat prokurorisë, që rregjistrimet zyrtare të humbasin, që dëshmitari të frikësohet, që hetimi të flejë. Aparati autoritar nuk duhet të qëllojë me armë që të mbrohet. Nganjëherë është e mjaftueshme të heshtë. 

Prandaj policia e veçantë prokuroriale nuk është çështje teknike. Kjo është çështje nëse prokuroria do të ketë dorën e saj apo do të duhet edhe më tej t’u lutet atyre që duhet t’i hetojë. Por këtu nuk duhet të ketë kurrsesi improvizime. Pushteti i ri nuk guxon të formojë policinë e tij partiake në vend të asaj të tyre. Duhet të ndërtojë shërbimin i cili i përgjigjet vetëm ligjit, prokurorit dhe gjykatësit, dhe jo fituesit të zgjedhjeve.

Lustracioni vjen vetëm atëherë kur kjo fjalë e madhe përkthehet në procedurë precize. Eksperienca e pas vitit 2000 është e parrëzueshme: ligji ekzistonte, komisioni nuk u bë i gjallë, dosjet nuk u hapën, përgjegjësia nuk u vërtetua. Nëse Lista Studnetore dëshiron lustracionin, duhet menjëherë të thotë se cili është objekti i tij, për cilat vepra kriminale, në cilën procedurë, me çfarë provash, para cilit organ dhe me çfarë mbrojtjeje juridike. Nuk duhet kurrsesi të ndëshkohet përkatësia, por keqpërdorimi i fuqisë publike. Nuk, mund të barazohet njeriu i shantazhuar për të marrë pjesë në miting me njeriun që e ka organizuar shantazhimin.

Me shumë vëmendje duhet ndërprerë lidhja mes shtetit dhe parave. Sistemi i Vuçiçit jetonte jo vetëm nga propaganda. Jetonte nëpërmjet furnizimeve publike, ligjeve të veçanta, marrëveshjeve ndërshtetërore, ndërmarrjeve publike, subvencioneve, reklamave, konkurseve të stisura dhe frikës së furnitorëve.

Korrupisoni nuk është vetëm cen moral. Ai është mënyrë drejtimi. Prodhon drejtorë të dëgjueshëm, media të varura, punonjës të shantashuar dhe ndërmjetës të pasur. Nëse mbette e njëjta mënyrë e disponimit të parave, ndryshimi i pushtetit do të prodhojë vetëm një klasë të re të paprekshmish.

Mediat

As mediat nuk çlirohen  me ndryshimin e redaktorit. Nuk duhet kurrsesi të ketë hakmarrje prej fitimtari dhe marrje politike të frekuencave.  Por gjithashtu nuk duhet patur kurrsesi neutralitet të rrejshëm ndaj sistemit i cili e ka shndërruar informimin publik në fabrikë frike. Liria mediatike vendoset me zbulimin e pronarit, heqjen e financimeve të fshehta të të dëgjueshmëve, me reformën e REM (Regulatorno Telo za Eletronske Medie- Enti rregullator i Mediave elektronike), çlirimin e servisit publik dhe bërjen publike të flukseve të lajmërimeve shtetërore. Frekuenca kombëtare nuk është plaçkë lufte.

Pas gjithë kësaj qëndron sektori publik, baza më e gjërë shoqërore e autoritarizmit. Këtu shihet në mënyrën më të qartë sistemi, sepse e godet njeriun me grusht në bark. Qytetari i cili e di se puna e tij varet nga mesazhet e partisë nuk është qytetar i lirë. Formalisht, ai mund  të votojë si dëshiron. Por nëse drejtori sheh me vëmendje se cili nuk ka marrë pjesë në tubim, nëse kontrata i mbaron pas tre muajsh, liria e tij e mbetet e shkruar në ligj, por jo edhe në jetë. Për këtë, depolitizimi i sektorit publik nuk është reformë administrative, por mbrojtje shoqërore e lirisë. Megjithatë, më e rëndësishmja është që shumica e re të pranojë menjëherë kufizimet e fuqisë së saj.  Nëse Lista Studentore dëshiron të shpërbëjë sistemin e Vuçiçit, duhet të nisë nga rregulli i cili nuk do të jetë në fuqi vetëm për humbësit por edhe për fitimtarët. Pushteti ndryshon kur njerëz të tjerë ulen në të njëjtat kabinte. Por shteti ndryshion kur këta njerëz të tjerë nuk mund të bëjnë më ato gjëra për të cilat kanë kritikuar paraardhësit.

Shans historik për vetëkufizim

Lista Studentore ka një përparësi të rrallë politike: fitoren e cila nuk erdhi nga rutina partiake, por nga revolta shoqërore kundër përbuzjes, korrupsionit dhe dhunës. Por pikërisht për këtë duhet patjetër të ruhet nga iluzioni më i rrezikshëm i cili është: se mbifuqia morale i rregullon vevtetiu institucionet. Nuk i rregullon! Institucionet rregullohen me rregulla, prova, afate, transparencë publike të punës dhe gatishmërinë e pushtetit të humbasë madje edhe ndonjë bejetë para një organi të pavarur.

Nëse rendi i vërtetë do të jetë vetëm zëvendësimi i njerëzve, sistemi pervertit do të mbijetojë. Nëse ndër vendimet e para do të jetë mbrojtja e provave, zbulimi i flukseve të parave, hetimet e pavarura, lustracioni publik, servisi i lirë publik dhe konkursi në vend të emërimit partiak, atëherë fitorja do të nisë t’i ngjasë ndryshimit të shtetit.

Testi më i rëndëishëm i Listës Studentore nuk do të jetë sesa shpejt do të ndëshkojë njerëzit e Vuçiçit. Testi më i rëndësishëm do të jetë ai sesa shpejt do të jetë në gjendje ai të formojë institucionet, të cilët sot, por edhe nesër, do të jenë të afta të kontrollojnë përfaqësuesit e saj në pushtet. Vetëm atëherë, humbja e një autokrati nuk do të jetë thjesht ndërrim  pushteti, por fundi i një modeli autoritar të shtetit kundër të cilit votuam në zgjedhje.

Autori ka qënë zëvendësministër i punës në qeverinë e Zorfan Xhinxhiçit.

[i] https://vreme.com/vesti/peti-oktobar-studentska-lista-zoran-djindjic-drzava/

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

Bota

Polonia në përplasje të hapur institucionale: Presidenti ndërpret vizitën në Senegal, protesta dhe tensione në Gjykatën Kushtetuese

31 Tetor, 2026
Bota

Kanadaja dhe BE-ja krijojnë “Aleancën për të Ardhmen”, një partneritet të ri përballë pasigurisë globale

30 Tetor, 2026
Bota

Lavrov nga G20: Nuk ka përparim real në marrëdhëniet Rusi-SHBA, pavarësisht kontakteve diplomatike

30 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.