• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

4 Nëntor, 2026
in KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri kërkon statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave me BE-në, ndërsa pranon se bllokada institucionale ka ngadalësuar reformat. Raporti i KE-së evidenton përparim në disa fusha, por ngre shqetësime për rezultatet në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar Bashkimit Evropian që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe të nisë sa më shpejt procesi i negociatave, duke argumentuar se pozita aktuale e vendit në procesin e integrimit nuk pasqyron progresin e arritur.

Në konferencën për media pas prezantimit të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, Kurti theksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i vendit, me mbështetje të gjerë qytetare dhe konsensus ndërpartiak.

Ai nënvizoi se Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat, ndonëse aplikimin për anëtarësim e ka dorëzuar afro katër vjet më parë.

“Pozita e Kosovës në procesin e anëtarësimit nuk e pasqyron progresin që kemi bërë. Kosova meriton të marrë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim dhe të fillojë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Kurti.

Ai kritikoi mungesën e lëvizjes nga shtetet anëtare të BE-së, duke theksuar se ende nuk i është dhënë Komisionit Evropian mandati politik për të nisur procesin e shqyrtimit të aplikimit të Kosovës.

Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Duke komentuar raportin, Kurti pranoi se bllokada e Kuvendit ka ngadalësuar reformat, ka vonuar procedurat që lidhen me Planin e Rritjes dhe ka lënë një numër ligjesh në pritje të miratimit.

Megjithatë, ai theksoi se ngadalësimi i progresit nuk nënkupton regres, pasi, sipas tij, Komisioni Evropian nuk ka konstatuar rënie të nivelit të përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë.

Kryeministri veçoi përparimin në reformën e administratës publike, luftën kundër krimit të organizuar, shërbimet financiare, statistikat, menaxhimin e fondeve të BE-së dhe lirinë e shprehjes.

Ai përmendi gjithashtu tri proceset zgjedhore të zhvilluara gjatë periudhës raportuese, të cilat, sipas vlerësimit të KE-së, u zhvilluan në mënyrë paqësore, konkurruese dhe të menaxhuar mirë.

KE: Probleme në drejtësi dhe korrupsionin e nivelit të lartë

Përtej vlerësimeve pozitive, raporti i Komisionit Evropian evidenton mangësi në funksionimin e sistemit të drejtësisë. Sipas tij, Kosova nuk ka shënuar progres në funksionimin e gjyqësorit, ndërsa ndikimet politike dhe ekonomike vazhdojnë të përbëjnë shqetësim për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

Kritika evidentohen edhe në luftën kundër korrupsionit. Komisioni konstaton rritje të dënimeve përfundimtare në rastet e korrupsionit të nivelit më të ulët, por rënie në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Kurti pranoi se rezultatet në këtë kategori mbeten të pamjaftueshme.

“Raporti konstaton gjithashtu se në rastet e nivelit të lartë, rezultatet nuk janë aty ku duhet të jenë dhe këtë vërejtje e marrim seriozisht”, tha ai.

Ai theksoi se dobësia kryesore, sipas raportit, lidhet me zbatimin e ligjit dhe ndëshkimin e rasteve, jo me mungesën e kuadrit ligjor. Qeveria, sipas tij, synon të miratojë strategjinë kombëtare kundër korrupsionit dhe të forcojë institucionet përgjegjëse.

Progres në siguri dhe përafrimin me BE-në

Në fushën e sigurisë, Kurti veçoi dyfishimin e strukturave të inteligjencës në polici dhe zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet policore evropiane, përfshirë aksionet kundër krimit kibernetik dhe kontrabandës së migrantëve.

Ai përmendi gjithashtu shkatërrimin e rreth 1.5 ton narkotikëve dhe konfiskimin e mbi 1.900 armëve gjatë vitit të kaluar.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm, sipas kryeministrit, është përafrimi i plotë i Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Kurti vlerësoi se përfshirja zyrtare në vlerësimin e kapitullit 31, që mbulon politikën e jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes, përbën një njohje të rëndësishme të përafrimit të Kosovës me politikat evropiane.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

KOSOVA

Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

31 Tetor, 2026
KOSOVA

Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

30 Tetor, 2026
KOSOVA

Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

29 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

4 Nëntor, 2026

Evropa rishikon hartën e zgjerimit: Kush po afrohet dhe kush po mbetet pas?

4 Nëntor, 2026

Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

4 Nëntor, 2026

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

4 Nëntor, 2026

SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

4 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.