• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
8 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

    Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”

    Protestat në Tiranë përshkallëzohen, përplasje mes studentëve dhe policisë,

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

    Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

    Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

8 Nëntor, 2026
in KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Valona Tela*

Për Malin e Zi, rruga drejt Bashkimit Evropian ka hyrë në një fazë vendimtare. Për Kosovën, procesi ende nuk ka nisur zyrtarisht.

Dy vende fqinje, me të njëjtën perspektivë evropiane, por në faza krejt të ndryshme të integrimit.

Më 4 nëntor, Komisioni Evropian përcaktoi qershorin e vitit 2027 si afat orientues për nënshkrimin e traktatit të anëtarësimit me Malin e Zi.

Ndonëse kjo nuk nënkupton anëtarësim të menjëhershëm, do të ishte një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të parë të BE-së që nga pranimi i Kroacisë, më 2013.

Për vendin me pak më shumë se 620 mijë banorë, ky moment vjen pas gati 18 vjetësh nga aplikimi për anëtarësim dhe 14 vjetësh nga nisja e negociatave.

“Mali i Zi ka dëshmuar se procesi i anëtarësimit mund të sjellë ndryshime të rëndësishme, kur një vend është i përkushtuar t’i përmbushë kriteret e anëtarësimit dhe t’u qëndrojë besnik vlerave evropiane”, tha komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Përparimi i Malit të Zi vjen në kohën kur Bashkimi Evropian e sheh zgjerimin edhe si çështje sigurie.

Pushtimi rus i Ukrainës ndryshoi llogaritjet e Brukselit, duke e kthyer pranimin e vendeve të reja jo vetëm në shpërblim për reformat, por edhe në instrument për forcimin e sigurisë evropiane dhe kufizimin e ndikimit të Moskës.

Megjithatë, ky ndryshim nuk ka sjellë përparim për të gjitha vendet që synojnë anëtarësimin.

Në dhjetor të vitit 2022, kur Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE, kryeministri Albin Kurti e cilësoi atë ditë historike për vendin dhe të rëndësishme për demokracinë evropiane.

“Me përkushtimin tonë dhe me punën tonë, edhe ndonjë zë skeptik në Bashkimin Evropian lidhur me Kosovën, besojmë që do ta zbusim dhe do ta ndryshojmë. Bashkimi Evropian është fati ynë, ndërsa Evropa është kontinenti ynë”, deklaroi ai më 15 dhjetor 2022.

Gati katër vjet më vonë, optimizmi i asaj dite nuk është përkthyer në hapa konkretë.

Kosova ia dorëzoi aplikimin Çekisë, e cila atëherë kryesonte Këshillin e BE-së. Që nga ajo kohë, tetë presidenca janë ndërruar në krye të këtij institucioni, nga Suedia e Spanja deri tek Irlanda, e cila e mban aktualisht kryesimin.

Asnjëra nuk e ka përcjellë aplikimin e Kosovës në Komisionin Evropian për vlerësim – hap i nevojshëm për nisjen e shqyrtimit formal të kërkesës. Për këtë, Komisionit i duhet një kërkesë nga Këshilli i BE-së, ku përfaqësohen shtetet anëtare.

Radio Evropa e Lirë pyeti presidencën irlandeze, mandati i së cilës përfundon në fund të dhjetorit, nëse planifikon ta çojë përpara aplikimin e Kosovës, por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Kryeministri Kurti këmbëngul se pozita e Kosovës në procesin e integrimit nuk pasqyron përparimin e arritur nga vendi.

Më 4 nëntor, gjatë pranimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian, ai tha se Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe nisjen e negociatave sa më shpejt.

“Kosova edhe më tej mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat, dhe përveç përkrahjes politike nga Komisioni Evropian për të nisur procesin teknik, ende nuk ka pasur ndonjë lëvizje nga shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së për t’i dhënë Komisionit mandatin politik për të nisur këtë proces”, tha Kurti.

Pritja e Kosovës është e pazakontë krahasuar me përvojën e vendeve të tjera të rajonit.

Serbisë, e cila priti më së gjati në Ballkanin Perëndimor për këtë fazë, aplikimi iu përcoll për vlerësim te Komisioni Evropian pas rreth dhjetë muajsh. Malit të Zi iu deshën rreth katër muaj, ndërsa Maqedonisë së Veriut më pak se dy.

Kosova, edhe pas gati katër vjetësh, nuk e ka kaluar këtë prag.

Çfarë e mban peng Kosovën?

Një pjesë e përgjigjes mund të kërkohet te përparimi i kufizuar në reforma.

Raporti i sivjetmë i Komisionit Evropian evidenton mungesë përparimi në gjyqësor, rezultate të kufizuara në luftën kundër korrupsionit dhe zbatim të kufizuar të marrëveshjeve me Serbinë. Edhe kriza e gjatë institucionale ka ngadalësuar reformat evropiane.

Por, raporti nuk i identifikon shprehimisht këto mangësi si arsye për mosshqyrtimin e aplikimit.

Adnan Qerimagiq, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, e sheh pengesën kryesore te mosnjohja e Kosovës nga pesë shtete anëtare të BE-së: Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja.

Sipas tij, për disa prej këtyre vendeve, edhe përcjellja e aplikimit në Komisionin Evropian ngre dilema ligjore dhe politike.

“Në thelb të problemit qëndrojnë pesë vendet që nuk e njohin Kosovën, të cilat edhe përcjelljen e aplikimit për anëtarësim në BE e shohin si çështje me implikime ligjore dhe politike”, thotë ai për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Qerimagiq shpjegon se traktatet evropiane parashohin që vetëm shtetet evropiane mund të aplikojnë për anëtarësim. Prandaj, për vendet mosnjohëse shtrohet pyetja se çfarë do të nënkuptonte për marrëdhëniet e tyre me Kosovën nëse ajo do të merrte statusin e kandidatit.

Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, ka një shpjegim tjetër.

Ai kujton se pesë vendet mosnjohëse kanë mbështetur edhe më parë hapa të rëndësishëm të Kosovës drejt BE-së, përfshirë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe pjesëmarrjen në programe financiare evropiane.

Për të, pengesa kryesore është dialogu i ngecur me Serbinë.

“Në çdo konkluzion të Këshillit të BE-së theksohet se përparimi në dialog është thelbësor për avancimin drejt integrimit evropian”, thotë ai për Exposenë.

Prej më shumë se tre vjetësh, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë nuk janë takuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Marrëveshjet e arritura mbeten kryesisht të pazbatuara, përfshirë obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Bashkimi Evropian synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, duke e lidhur përparimin në dialog me perspektivën evropiane të të dyja vendeve.

Shasha nuk pret zhbllokim të shpejtë. Sipas tij, mungon angazhimi i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, ndërsa ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk garanton gatishmëri për kompromis. Pikëpyetje mbeten edhe për vullnetin politik të Kosovës.

Kjo situatë, sipas tij, rrezikon ta kthejë edhe marrjen e statusit të kandidatit në një pritje të gjatë, të ngjashme me atë të liberalizimit të vizave.

Një tjetër pritje si ajo e vizave?

Kosovës iu deshën gati 12 vjet, nga nisja e procesit më 2012 deri në janar të vitit 2024, që qytetarët e saj të fitonin të drejtën e udhëtimit pa viza në zonën Schengen. Madje, liberalizimi hyri në fuqi pesë vjet e gjysmë pasi Komisioni Evropian kishte konfirmuar se vendi i kishte përmbushur të gjitha kriteret.

Për Shashën, situata aktuale mund të jetë edhe më e vështirë.

“Ndoshta është edhe më keq se me liberalizimin e vizave, sepse atë proces të paktën e kishim nisur”, thotë ai.

Në vitin 2012, Kosova kishte marrë një udhërrëfyes me 95 kritere për liberalizimin e vizave. Edhe pse procesi më vonë u politizua, veçanërisht rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, institucionet për një kohë të gjatë e dinin se çfarë kërkohej prej tyre.

Për statusin e kandidatit, Kosova nuk ka një udhërrëfyes të ngjashëm – çka e bën të vështirë të parashikohet se kur mund të përfundojë pritja dhe cilët hapa do të mjaftonin për ta zhbllokuar procesin.

Vendet e tjera të rajonit, ndërkohë, kanë avancuar në shkallë të ndryshme drejt anëtarësimit.

Mali i Zi është më afër anëtarësimit, ndërsa Shqipëria synon t’i përfundojë negociatat deri më 2027. Serbia ka ngecur në negociata, Maqedonia e Veriut përballet me pengesa që lidhen me ndryshimet kushtetuese, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina ka marrë miratimin për hapjen e tyre, por ende nuk i ka nisur.

Dallimet në përparimin e vendeve të rajonit, sipas ekspertëve, mund të kenë pasoja që shkojnë përtej diplomacisë.

Çfarë humb Kosova nëse mbetet prapa?

Kai-Olaf Lang, nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, paralajmëron se përparimi i disa vendeve drejt BE-së mund t’i thellojë pabarazitë politike dhe ekonomike në rajon.

Sipas tij, vendet që anëtarësohen ose i afrohen anëtarësimit do të kenë më shumë ndikim në politikat evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe mund të bëhen më tërheqëse për investitorët e huaj.

“Edhe investimet e huaja mund të orientohen drejt këtyre vendeve, pasi kompanitë mund t’i shohin kushtet e biznesit atje si më të favorshme dhe lidhjet me BE-në si një lloj garancie për investimet”, thotë Lang për Exposenë.

Në skenarin më të keq, ai paralajmëron se Kosova mund të shndërrohet në një “fqinj të harruar të BE-së”.

Dallimi mund të bëhet veçanërisht i dukshëm nëse Mali i Zi anëtarësohet, ndërsa Kosova mbetet jashtë procesit formal.

Shasha beson se kjo do ta shtonte trysninë e qytetarëve ndaj politikanëve kosovarë.

“Pse fqinjët e tyre në Rozhajë, Beranë, Bijello Pole apo Podgoricë kanë të drejtë të jetojnë në një vend anëtar të BE-së, ndërsa ata që jetojnë vetëm 20 kilometra përtej kufirit, nuk e gëzojnë këtë të drejtë?”, pyet ai.

A ka rrugëdalje nga bllokada?

Për Qerimagiqin, zhbllokimi i aplikimit kërkon veprime nga Kosova dhe angazhim më të madh diplomatik nga shtetet anëtare që mbështesin integrimin e saj.

Ai vlerëson se Kosova duhet ta shfrytëzojë stabilitetin aktual politik për të përshpejtuar reformat, për të përmirësuar marrëdhëniet me komunitetin serb dhe për ta përmbyllur procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Sipas asaj që kam kuptuar nga bisedat në Bruksel, që aplikimi i Kosovës për anëtarësim të ecë përpara, Kosova duhet të tregojë rezultate konkrete, sidomos në zbatimin e Planit të Rritjes dhe përmirësimin e marrëdhënieve me komunitetin serb”, thotë ai.

Këto hapa, sipas Qerimagiqit, do të ndihmonin në krijimin e një klime më pozitive për Kosovën në Bruksel.

Megjithatë, mbetet e paqartë se çfarë përpjekjesh diplomatike ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për t’i bindur shtetet skeptike dhe nëse ato kanë dhënë rezultate.

Radio Evropa e Lirë u përpoq të kontaktonte kryenegociatorin e Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, për të marrë përgjigje lidhur me këto çështje, por nuk mori përgjigje deri në përgatitjen e artikullit.

Për Shashën, rrugëdalja kërkon edhe gatishmëri për vendime të vështira politike, siç ka ndodhur me vendet e tjera të rajonit.

Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin e shtetit për të zgjidhur mosmarrëveshjen shumëvjeçare me Greqinë. Shqipëria përballet me sfidat e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, përfshirë veprimtarinë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Edhe Kroacia, vendi i fundit që iu bashkua BE-së, kaloi nëpër një proces dhjetëvjeçar nga aplikimi deri në anëtarësim, gjatë të cilit iu desh të ndërmerrte reforma në drejtësi, të forconte luftën kundër korrupsionit, të bashkëpunonte me Tribunalin e Hagës dhe të zgjidhte mosmarrëveshje me Slloveninë.

Përvoja e këtyre vendeve, sipas Shashës, tregon se secili kandidat përballet me sfida të mëdha politike, të cilat duhet t’i kapërcejë për të avancuar drejt BE-së.

“Sfida jonë nuk është SPAK-u. Sfida jonë nuk është ndryshimi i emrit. Sfida jonë është dialogu me Serbinë”, thotë ai.

Kjo sfidë mbetet e pazgjidhur më shumë se dy dekada pasi Bashkimi Evropian u premtoi vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë të qartë anëtarësimi.

Në vitin 2003, në Selanik të Greqisë, udhëheqësit evropianë deklaruan se e ardhmja e Ballkanit ishte brenda Bashkimit Evropian. Njëzet e tre vjet më vonë, vetëm Kroacia është bërë anëtare.

Në deklaratën e atëhershme, BE-ja theksoi gjithashtu se shpejtësia e përparimit drejt anëtarësimit varej nga vetë vendet e rajonit.

Njëzet e tre vjet më vonë, disa prej tyre po i afrohen vijës së finishit, të tjera kanë ngecur rrugës, ndërsa Kosova ende pret sinjalin e nisjes. Dhe përgjegjësia për këtë nuk ndalet në një kryeqytet të vetëm.

*REL

Related- Posts

KOSOVA

Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

4 Nëntor, 2026
KOSOVA

Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

31 Tetor, 2026
KOSOVA

Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

30 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Erdoğan në Azerbajxhan, takim me Aliyevin në Shushë: Aleanca Turqi–Azerbajxhan përballë tensioneve dhe sfidave rajonale

8 Nëntor, 2026

Galaktika studentore

8 Nëntor, 2026

Gjermani: Politikania kristiansociale Aigner, favorite për presidente

8 Nëntor, 2026

Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

8 Nëntor, 2026

Izrael: Isaac Herzog i jep Gadi Eisenkot mandat për formimin e qeverisë së re

8 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.