• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
8 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Protestat në Tiranë përshkallëzohen, përplasje mes studentëve dhe policisë,

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

    Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

    Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Gjermani: Politikania kristiansociale Aigner, favorite për presidente

8 Nëntor, 2026
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i CDU-së dhe kancelari gjerman Friedrich Merz ka vendosur tashmë të mbështesë politikanen bavareze të CSU-së, Ilse Aigner, si pasuese të presidentit Frank-Walter Steinmeier.

Më 30 janar 2027 do të vendosë Asambleja Federale, në të cilën partitë konservatore të Unionit CDU dhe CSU, së bashku me socialdemokratët, vazhdojnë të kenë shumicën edhe pas zgjedhjeve më të fundit në landet gjermane. Kështu, zgjedhja e saj konsiderohet shumë e mundshme.

Një politikane që di të krijojë rrjete

Ilse Aigner nuk ka maturë dhe as diplomë universitare. Kjo bie në sy në një kohë kur disa duket se e konsiderojnë diplomën në drejtësi pothuajse si një parakusht të lindur për një karrierë politike. Më e vogla nga katër motrat, prindërit e së cilës kishin një biznes artizanal në fushën e elektroteknikës, Aigner është e kualifikuar si teknike radioje dhe televizioni dhe elektroteknike e certifikuar nga shteti. Ajo di të ndërtojë rrjete. E di si funksionojnë rrjetet elektrike. Dhe e ka dëshmuar veten edhe në krijimin e rrjeteve politike.

Për disa vite ajo punoi në grupin “Eurocopter”, që sot i përket koncernit Airbus, ku zhvillonte komponentë elektrikë për helikopterë. Në vitin 1994 hyri në parlamentin e landit të Bavarisë si deputete eCSU-së. Më vonë, nga viti 1998 deri më 2013, ishte deputete në Bundestag, ndërsa nga viti 2008 deri më 2013 shërbeu si ministre e Bujqësisë dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit në qeverinë e kancelares Angela Merkel (CDU). Të dyja janë fusha ku presioni publik është i madh, sidomos në rastet e skandaleve ushqimore, dhe ku veprojnë organizata të fuqishme lobimi, duke përfshirë edhe konflikte në nivel të BE-së. Aigner e kaloi këtë periudhë pa kriza të mëdha dhe fitoi një vlerësim të konsiderueshëm.

Politika e personelit të partive nganjëherë ngjan me një lojë të madhe strategjike. Në vitin 2013 Aigner u largua nga skena politike federale dhe shkoi në Mynih si ministre e Ekonomisë e Bavarisë. Kryeministri i atëhershëm Horst Seehofer, i cili ashtu si Aigner vinte nga Bavaria e Epërme, donte ta përgatiste atë si pasuesen e tij.

Bashkudhëtarë dhe rivalë: Söder dhe Aigner

Por në mes hyri Markus Söder nga Frankonia, në atë kohë ministër i Financave i CSU-së në Bavari. Aigner dhe Söder kishin hyrë njëkohësisht në parlamentin bavarez në vitin 1994, si dy deputetët më të rinj të asaj kohe. Qysh atëherë, rrugët e tyre janë kryqëzuar vazhdimisht. Aigner nuk u bë kurrë kryeministre e Bavarisë. Por prej tetë vjetësh ajo është presidente e parlamentit bavarez dhe gëzon autoritet të madh në këtë land.

Prej muajsh Aigner përmendej si kandidate për postin më të lartë shtetëror të Gjermanisë ose konsiderohej favorite. Që në prill, kryeministri i Bavarisë Markus Söder kishte hedhur publikisht emrin e saj në diskutim për postin e presidentes së Gjermanisë. Me kalimin e kohës pati sinjale mbështetëse nga përfaqësues të CDU-së dhe CSU-së, por edhe nga radhët e SPD-së dhe të të Gjelbërve. Megjithatë, kancelari Merz dukej se kishte rezerva. Emra të tjerë u shfaqën. Dhe u zhdukën.

Kur kryetari i CDU-së dhe kancelari Friedrich Merz mori pjesë në kongresin e CSU-së në Mynih, afro dy javë më parë, dhe përmendi me emër Ilse Aigner në fjalët e tij të përshëndetjes, iu desh të ndalonte për shkak të duartrokitjeve të fuqishme të delegatëve, të cilët u ngritën demonstrativisht në këmbë.

Në janar, siç raportonte atëherë gazeta e Mynihut “Merkur”, gjatë një vizite në një shkollë në Tegernsee, Aigner iu përgjigj pyetjeve të nxënësve të klasës së katërt për gazetën e tyre të shkollës. Karriera e saj, tregoi politikania e CSU-së, nuk kishte qenë e planifikuar. Por ajo nuk kishte mundur kurrë “ta mbante gojën mbyllur” dhe pikërisht kjo kishte qenë një nga arsyet pse ishte zgjedhur në postet e saj.

Gjatë karuselit të kandidatëve brenda Unionit, vetë Aigner u përmbajt në masë të madhe nga komentet. Pra, këtë herë ajo ia doli vërtet “ta mbante gojën mbyllur”.

Me Aigner, Gjermania do të kishte për herë të parë një grua në postin e presidentes së vendit. Ajo do të ishte gjithashtu e para që nuk ka qenë kurrë e martuar dhe që është beqare. Që nga viti 1949, këtë post e kanë mbajtur vetëm burra. Megjithatë, që nga viti 1999, pothuajse çdo herë ka pasur edhe kandidate gra. Atë vit, Unioni nxori si kandidate fizikanten nga Turingia dhe presidenten e një universiteti Dagmar Schipanski (1943–2022), ndërsa PDS-ja, pararendësja e partisë E Majta, kandidoi teologen katolike Uta Ranke-Heinemann (1927–2021) ndaj socialdemokratit Johannes Rau.

Për shkak të raporteve të forcave në Asamblenë Federale, të dyja mbetën kandidate simbolike të pakicave të tyre politike, pa shanse reale për fitore. E njëjta gjë ndodhi edhe me të gjitha kandidatet e tjera gra që pasuan. Për këtë arsye, presioni për të zgjedhur më në fund një grua si kandidate të shumicës u rrit gjithnjë e më shumë. Aigner prej kohësh gëzon respekt të madh në kampin e qendrës së djathtë.-DW

/Argumentum.al

Related- Posts

Bota

Izrael: Isaac Herzog i jep Gadi Eisenkot mandat për formimin e qeverisë së re

8 Nëntor, 2026
Bota

Pekini konfirmon diskutimet për një takim historik Xi–Trump–Putin

7 Nëntor, 2026
Bota

Papa Leo XIV nis turneun në Amerikën Latine

7 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Gjermani: Politikania kristiansociale Aigner, favorite për presidente

8 Nëntor, 2026

Izrael: Isaac Herzog i jep Gadi Eisenkot mandat për formimin e qeverisë së re

8 Nëntor, 2026

Mbahet në Akra sesioni i posaçëm i dialogut global “Qeverisja e Kinës dhe zhvillimi botëror”

8 Nëntor, 2026

Han Zheng takohet me presidentin e Gjeorgjisë në Tbilisi

8 Nëntor, 2026

Kosova e do BE-në, por është ende larg “provimit pranues”!

7 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.