• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

    Në Prishtinë vijojnë protestat kundër vendimit të Hagës: Kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale

    Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Fatos Baxhaku, një gazetar e mik si ai…

23 Gusht, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Fatos Baxhaku kishte kodin e tij me miqtë. Fliste për ta me mirësi, kur e sillte rasti, por asnjëherë në sy të tyre. Njihja prej vetë atij plot miq të shtegtimeve, gazetarë në Tiranë, Gjirokastër, Dibër etj., dhe të tjerë që nuk kishin ndonjë lidhje kushedi me mediat, por që i “ngjiteshin” Baxhakut, ngaqë e çmonin si njeri që i begeniste. Dhjetë vite më parë, kur vinte shpesh në Mirditë, dëgjoheshim rregullisht në telefon, apo shkëmbenim email-e, kurse vitet e fundit takoheshim më rrallë, por ishte e pamundur të mos më telefononte, të paktën dy herë në vit, për Krishtlindje dhe për Pashkë. E dinte se njerëzit e këtyre anëve në ditë të tilla shiheshin me njëri-tjetrin dhe ashtu, nga larg, bëhej dhe ai pjesë e kremtimeve të tona. Vetëm njëherë, këso ditësh, u ngjit deri në Kurbnesh (Selitë), në kullën bujare të Gjikolajve, për festën e të Shëlbuemit, bashkë me mikun e tij Benet Koleka dhe ne, duke mbetur ndër ditët paharruara me Baxhakun.

E kujtoj tani këtë gjë – telefonatat e tij për festat – dhe trishtohem kur mendoj se nuk do ta dëgjoj më atë zë të ngrohtë e miqësor, as në ditë të shënuara, as në ditë të zakonshme. Kështu pati ndodhur dhe kur u takuam së pari, një telefonatë e tij për ta pritur në Mirditë dhe, pas një jave, ai erdhi në Rubik të shkruante një reportazh për Fabina Barkatën, misionarin austriak, të cilit unë i kisha kushtuar një monografi, si dhe kishim ribotuar me shtëpinë botuese “Mirdita”, pas 70 vitesh, romanin e tij “Lule”, që trajtonte një histori nga Kryezezi (Rubiku). Kisha qenë gjithnjë në shoqërinë e gazetarëve, por çdo njohje e re me këtë racë vitale profesionistësh, të redaksive dhe terrenit, bllokut të shënimeve dhe mikrofonit, fotografisë dhe kameras, studiove televizive dhe portaleve, kishte të veçantën e saj.

Pa mëdyshje njohja me Baxhakun ishte më e përplota, pasi do të shkonte deri në miqësi, dhe kjo më shumë se personale. Ishim lexuar, por nuk ishim takuar nga afër deri vonë. Rasti e solli që ime bijë, Riviera, të fillonte punë në gazetën “Shqip”, në vitin 2006, me stafin themelues, ku kryeredaktor ishte Fatosi. Kurse takimi im me të do të vinte disa muaj më pas, kur ai e kishte lënë drejtimin e gazetës dhe kishte nisur udhën e reportazheve nëpër Shqipëri për “Shqip”-in. Ishte një gazetë e rëndësishme (që e bënte më të veçantë dhe suplementi i saj elitar “Ndryshe”), bashkëpunëtor aktiv i të cilës isha dhe vetë, ku botoja rregullisht opinione, ese etj.

Ishte një kohë kur të gjithë ata që kishin shkruar reportazhe tash shkruanin opinione, kurse Fatosi po bënte të kundërtën. Dhe krijoi për disa vite me radhë një kolanë reportazhesh që lanë mbresa të thella te lexuesi, duke e parë tashmë Fatos Baxhakun si ustain e kësaj gjinie publicistike të lënë pas dore, apo të hedhur pas krahëve thuajse nga të gjithë, përfshi dhe nga autori i këtyre radhëve. Baxhaku sikur e rithemeloi këtë gjini në publicistikën e kohës moderne. Shkruheshin tashmë reportazhe pa kornizë, me mbresa të drejtpërdrejta nga jeta, ku pamja shpesh ishte gri.

Baxhaku shkonte në të gjithë Shqipërinë, por Mirditën sikur e kishte më përzemër. Ku nuk shkuam bashkë me Fatosin, në Mashtërkor, Selitë, Fan, Domgjon, Shpal, Kaçinar, Gëziq, Orosh, Spaç, Perlat, Kodër-Rrëshen e plot fshatra të tjerë, kullë më kullë e vatër më vatër. Miq të tjerë e shoqëruan në Bulqizë, Ulëz, Shkodër, Vaun e Dejës, Zadrimë, Lezhë, Pukë etj. Më mirë adresat e atyre rrugëtimeve i gjen në dy librat e tij me reportazhe: “Gur” (“Papirus”, Tiranë 2008) dhe “Në Mirditë & rreth e rrotull” (“Papirus”, Tiranë 2009), ku, këtij të dytit, pata nderin dhe kënaqësinë t’i shkruaja parathënien. Sa herë Fatosi vinte në Mirditë, i pari mikpritës ishte ish-shoku i tij i Fakultetit, Bardhok Gjikolaj, mësues gjeografie në gjimnazin e Rrëshenit e më pas punonjës në Bashki, me të cilin e kishin ruajtur miqësinë e çmuar të kohës së studimeve, i cili, gjithashtu, u nda nga jeta në moshë të re.

Fatosi ishte aq i natyrshëm në kontaktet me njerëzit, gjatë shërbimeve në terren, fliste pak, i dëgjonte me vëmendje pa i ndërprerë bashkëbiseduesit, nuk rrëmbehej nga emocionet e rrëfimeve të tyre shpesh dramatike, por ruante fillin e reportazhit të ideuar. Mbante fare pak shënime, aty-këtu shënonte ndonjë frazë a emër dhe e përdorte me shumë takt aparatin fotografik. Rrallë ndonjë gazetar tjetër kam parë si Fatosi, që lexonte materiale të zgjedhura historike, etnografike për zonat, qytetet, monumentet dhe kishte njohje paraprake për mjedisin ku do të vente.

Hynte në libraritë e mbetura të periferisë dhe blinte monografi të thjeshta për fshatrat e Mirditës, Dibrës, Matit, Kukësit etj. Ai nuk nënvleftësonte asgjë. E dinte se ato botime modeste do t’i vlenin qoftë dhe për 4-5 toponime a ndonjë gojëdhënë. Gjatë shtegtimeve ai bënte shumë fotografi dhe në fund, pas çdo reportazhi javor, më linte nga një disk me to. Njëherë më solli qindra faqe materiale në gjermanisht për Mirditën, që ai i kishte hulumtuar në arkivat austriake herët, kur punonte në Institutin e Historisë. Pati një kohë që Baxhaku konsiderohej si një qytetar i Mirditës dhe në të vërtetë ai ishte një “qytetar nderi” i pashpallur zyrtarisht i këtij komuniteti.

Njerëzit e mediave, lexuesit e “Shqip”-it dhe miqtë e tij organizuan promovimin i dy librave me reportazhe: “Gur” në Tiranë dhe “Në Mirditë & rreth e rrotull” në Rrëshen, po ku Baxhaku, për vetë natyrën e tij aspak zyrtare, dukej aty si një i “huaj”. Takoheshim herë pas here dhe një ditë i thashë se po shkruaja një libër për Kanunin në rrafshin publicistik. Kërkoi ta shihte para se të botohej dhe pasi e lexoi më tha fjalë vlerësuese dhe kështu ai shkroi parathënien e librit “Kanuni mes kuptimit dhe keqkuptimit” (2010), duke ardhur dhe në promovimin e tij në Tiranë, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Nuk foli për librin, por më sajdisi me disa fjalë miradije që nuk i prisja: “Në Mirditë, tha, më ka bërë përshtypje se Ndue Dedën, autorin e këtij libri mbi Kanunin, të cilin e kam quajtur “guidë për të njohur vetveten”, të gjithë e thërrisnin profesor, edhe të rinjtë, edhe të moshuarit.

Unë vij nga një familje mësuesish (pedagogësh), jap dhe vetë mësim në universitet, ndaj dhe jam i ndjeshëm kur dëgjoj për arsimtarë që kanë lënë gjurmë, aq më tepër kur ata janë dhe krijues, publicistë…” Asnjëherë nuk e kisha menduar këtë detaj, por i vënë në dukje nga ai, në një auditor me më shumë se njëqind njerëz të letrave dhe të kulturës, nuk mund të them se nuk u ndjeva i vlerësuar, ku në panel ishte dhe i paharruari akademik Kolec Topalli etj. Fatosi nuk e lëshoi Mirditën dhe kur la reportazhet e shkruara dhe nisi sërish ciklin e dokumentarëve, kësaj here me titullin “Rrugëtim”.

Shkuam sërish në Katundin e Vjetër (Rubik) për Barkatën, por kësaj here me kamerë, së bashku me regjisorin e ri Elio Milkanin etj. Njëri nga këto rrugëtime televizive të tij ishte dhe Kaçinari, vendlindja ime dhe Fatosi kësaj here ftoi tim bir, Besianin, për të qenë si të thuash personazh i dokumentarit – nipi që kthehet në shtëpinë e gjyshit. Po qëndronim në Qafë-Vorrëz, te lapidari i Mësuesit të Popullit Ndrecë Ndue Gjoka, kur Tosi ngriti telefonin dhe i foli Rikard Ljarjes, me të cilin kishte miqësi të ngushtë.
“A mund ta marrësh me mend se ku jam tani?” – i tha.
“Jo, e nga ta di!”, iu ktheu aktori i njohur që kishte luajtur rolin kryesor te filmi “Komisari i dritës”.
“Jam aty, ku je vra ti!….”
Ky ishte humori fin i Fatosit.

Ndjesë lexuesit nëse, në këtë shkrim homazh për Baxhakun, mund të kemi folur aty-këtu në veten e parë, por emocioni bën të veten, nuk e kisha menduar se do të shkruaja unë kujtime për të, pasi ai ishte vetëm 55 vjeç dhe kishte aq shumë projekte për të realizuar në profesionin e tij si gazetar. U ndodha në Theth, më 16 gusht, kur Fatosi ndërroi jetë dhe qenë të shumta telefonatat dhe mesazhet ngushëlluese drejtuar mua nga miq të përbashkët apo të tjerë që i dinin marrëdhëniet tona miqësore, si Petrit Bezhani etj.

Kur shkova pastaj për ngushëllim, veç familjarëve të Baxhakut të paharruar, takova aty dhe Astrit Hatellarin, që, si mik i Tosit, vinte shpesh bashkë me të në Mirditë, duke u bërë dhe dashamiri ynë. Astriti nuk fliste asnjëherë për gjestin e tij në rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej”, më 1991, kurse Fatosi me humor ia përmendte herë pas here atë çast të pazakontë të tijin, për të cilin që realizuar dhe një dokumentar televiziv…

Dy pika lot për Fatosin, aty në hollin e “Mondial”, assesi nuk ishin epilogu i një miqësie të shtrenjtë mes nesh, si shumë të tilla që Fatos Baxhaku kishte kudo në Shqipëri.

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

25 Shtator, 2026

Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën

25 Shtator, 2026

Xi Jinping përfundon me sukses vizitën shtetërore në ShBA

25 Shtator, 2026

Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, shpall IRGC-në organizatë terroriste

25 Shtator, 2026

Papa Leo XIV në Francë, një vizitë me peshë për Kishën, Evropën dhe dialogun me botën laike

25 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.