• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

    Në Prishtinë vijojnë protestat kundër vendimit të Hagës: Kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale

    Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home ME TE LEXUARAT

Vit i mureve ndarës apo urave bashkuese?

8 Janar, 2019
in ME TE LEXUARAT, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë vit do të përkujtohen katër ngjarje madhore historike të lidhura ngushtë me të ardhmen evropiane e më gjerë; në fillim të qershorit, 75-vjetori i triumfit legjendar të “Urës” detare gjigante Euro-Atlantike mbi murin mburojë nazist në Normandi; më 12 maj 70-vjetori i dështimit të bllokadës më të madhe sovjetike në Berlinin Perëndimor falë urës gjigante ajrore të aleatëve dhe më 9 nëntor, 30-vjetori i shembjes së Murit famëkeq të Berlinit. Me të drejtë, ky i fundit u konsiderua si preludi i shembjes së gjithë mureve, gardheve dhe barrierave të komunizmit dhe i ribashkimit gjerman/evropian. Nuk po zgjatemi në këtë ngjarje të trajtuar në shumë botime dhe veprimtari, duke përfshirë dhe librin e autorit “Berlini pa Mure”

Mirëpo, krizat dhe zhvillimet e mëvonshme negative e kanë zbehur jo pak mjaft euforinë dhe entuziazmin e dikurshëm. Kjo, sepse gjatë 30 viteve të fundit janë ngritur mure, gardhe dhe barriera të gjithfarëllojshme: mure fizike, zgjerimi, elektronikë, azili, raketorë/bërthamorë, etnikë, raciste, fetare, rajonale, tregtarë, ideologjikë, antievropianë, mure krimi dhe korrupsioni, etj. Aq sa duket se po vërtetohet profecia e të madhit Xhevahir Spahiu kur te poezia “Muret” bën pyetjen emblematike “A thua se muret bien e shemben për t’u ngritur përsëri?”. Ca më keq akoma, ngritja dhe montimi i mureve po kthehet në sistem për shkak të përshkallëzimit të populizmit, ekstremizmit, euroskepticizmit, proteksionizmit, unilaterizmit, etj. Tashmë këto mure po ndajnë shumë vende dhe popuj, organizata ndërkombëtare dhe në përgjithësi rendin e ri botëror që u ngrit mbi 7 dekada më parë, në përpjekje për të shmangur konflikte të përgjakshme si Lufta e I dhe e II Botërore dhe për një paqe e stabilitet të qëndrueshëm. Kjo po ndodh pikërisht kur sapo u kremtua me madhështi 100-vjetori i përfundimit të Luftës së I dhe 80 vjet pasi plasi Lufta e II Botërore, ku këto dukuri me aktorët/faktorët e  lartpërmendur luajtën rolin kryesor. Gjithashtu, këto mure dhe gardhe po pengojnë seriozisht zgjidhjen e krizave dhe konflikteve të stërzgjatura/të ngrira. Mjaft të përmendim ndarjen e Qipros prej 45 vitesh, të dy Koreve prej 60 vitesh, krizën Izrael- Palestinë, krijimin e konflikteve të reja në Lindjen e Mesme dhe gjetkë. Edhe SHBA-të, kampione të shembjes së mureve po ndërtojnë murin gjigant me Meksikën; madje ndërtimi i tij ka krijuar konfliktin me demokratët, duke çuar në pezullimin e aktivitetit qeveritar për mosmiratimin e fondit të nevojshëm prej 5 miliardë euro.

Lajmi i mirë është se në këtë përvjetor simbolik, Evropa ka një shans të artë për të gjetur veten me zgjedhjet e reja për Parlamentin Evropian, që plot 40 vjet më parë filluan të bëheshin të drejtpërdrejta. Për shkaqet që u përmendën më lart, sivjet këto zgjedhje janë “për jetë a vdekje” për demokracinë dhe projektin evropian. Prej tyre do të dalin drejtuesit dhe e institucioneve kryesore evropiane, pasardhësit e Juncker, Tusk, Mogherini, Tajani, komisionerëve, kryetarëve të grupeve parlamentare, raporterët për vende të ndryshme etj.

Gjendja është e rëndë, sepse dy vitet e fundit, dy grupimet më të mëdha në Parlamentin Evropian, qendra e djathtë dhe e djathtë, si forca anti-mur kanë pësuar firo dhe disfata zgjedhore. Tragjike është gjendja e Partive Socialiste dhe Social-Demokrate që janë në kufijtë e mbijetesës politike; madje, disave nuk u dëgjohet më emri. Social-demokratët gjermanë janë në kufirin më të ulët historik të 15 për qind duke rrezikuar të kalohen nga ekstremistët e AFD dhe komunistët e reformuar. Kryetari i ri i PES, Stanishev është vështirë të fitojë dhe në vendin e  vet në Bullgari. Presidenti i IS, Papandereu është sa për formë se nuk ka kush e zëvendësojë dhe në Greqi e zënë me “gurë”. Po kështu, PS-ja e Timermans, kandidati kryesor për President i Komisionit Evropian, zv.president aktual në Holandë luhatet në kufirin e 5 për qind e kështu me radhë. Kurse socialistëve francezë, grekë e të tjerëve nuk u gjendet “as nami as nishani”. Në këto kushte, nuk dihet se si mund ta mbajnë vendin e dytë në këto zgjedhje dhe drejtimin e Europarlamentit me qendrën e djathtë. Gjithsesi, me një mobilizim të madh, liderë të besueshëm dhe alternativa bindëse dhe të prekshme zgjedhore, asgjë nuk përjashtohet.

Ndonëse disi më mirë, edhe kristian-demokratët rrezikojnë shumë, sidomos në Francë, Gjermani, Itali dhe gjetkë. Lajm i mirë është rritja e vrullshme e të Gjelbërve në Gjermani, Belgjikë etj., që mund të kompensojnë “firot” e socialistëve dhe të djathtëve. Macron me lëvizjen e tij “En Marche” ishte një shpresë e madhe për krijimin e një blloku ose aleance panevropiane centrist; por pas protestave më të fundit të ‘jelekëverdhëve’, pozitat e tij dhe të centrizmit janë lëkundur ndjeshëm brenda dhe jashtë vendit. Shto këtu edhe veprimtarinë subversive të ish-shefit të fushatës zgjedhore të Trump, Steven Bannon, i cili ka hapur zyrën e lëvizjes së ekstremit të djathtë me qëllim që të “pushtojë” Brukselin dhe ta ndajë atë me një mur të ri të madh nga kryeqytetet e tjera. Edhe populistët dhe ekstremistët anti-ura janë në ngjitje pas fitoreve të bujshme në Itali, Austri, Slloveni, forcimit të pozitave në bllokun e Visegradit etj., në pozita të fuqishme janë ata dhe në Francë, Gjermani dhe gjetkë.

Për pasojë, Evropa pritet të shkojë në këto zgjedhje më e ndarë se kurrë me lloj-lloj muresh dhe alergji ndaj urave bashkuese. Veç shembujve të njohur të mëparshëm, këtë e dëshmoi qartë refuzimi i 15 vendeve, shumica anëtare të BE-së të Paktit Global mbi Migracionin të miratuar në Marakesh dhe në OKB më 19 dhjetor; ndonëse Pakti Global nuk është i detyrueshëm, ndonëse merr parasysh rregullat dhe interesat e vendeve kombëtare dhe plot “ndonëse” të tjera. Po pse atëherë ky “mur dhe gardh refuzimi” dhe nga disa vende ish-lindore etj.,? Thjesht për shkak të qëndrimeve refraktare anti-azil të këtyre vendeve në kuadrin më të gjerë të kundërshtimit të multilaterizmit, pra zgjidhjes së këtij problemi madhor në forume shumëpalëshe, duke ia lënë përjashtimisht atë dhe aspekte të tjera vetëm vendeve të prekura. Për më tepër, 30 vjet më parë e deri tani vonë, Hungaria, Polonia dhe Republika Çeke, çelën kufijtë dhe shemben muret për vërshimin e mijëra shtetasve drejt perëndimit, kurse tani po i mbyllin kufijtë me mure gjigandë.

Ndaj, tani, katër muaj përpara zgjedhjeve të reja evropiane, të gjitha forcat politike po mobilizojnë njerëzit për një pjesëmarrje masive, me premtime konkrete, të prekshme dhe të realizueshme, me autokritikë për mungesat dhe dështimet dhe me alternativa më të mira qeverisjeje. Si të gjithë vendet e Ballkanit edhe Shqipëria preket drejtpërsëdrejti nga këto zhvillime. Fatkeqësisht, mijërat e bunkerëve janë zëvendësuar me shumë mure e gardhe të natyrës ekonomiko-sociale për brezin e ri e deri te pensionistët. Protestat e tanishme të studentëve tregojnë qartë se sistemi ka dështuar edhe në drejtim të plotësimit të kërkesave minimale të brezit më të ri, fëmijëve të dhjetorianëve 1990. Për më tepër, në këtë gjendje kaotike të Evropës, për shkak dhe të mungesave tona të pajustifikueshme, ne po lutemi dyerve të BE-së për çeljen e negociatave me BE-në. Moment dhe koniunkturë tejet e disfavorshme. Sepse është tejet e vështirë në ngresh zërin dhe të kërkosh tani një gjë të tillë përballë aq shumë mureve që po na ngrenë… Gjithsesi, është më e udhës të vijojmë me kryerjen e detyrave të shumta e të prapambetura të shtëpisë, që të paktën të mos “ngelemi në vjeshtë” dhe ta çajmë e shembim më në fund “murin” që na ndajnë nga integrimi në Evropë. Dhe kujdes ndaj mureve e gardheve të tjerë, sepse ajo çka na duhet tani më shumë se kurrë janë urat lidhëse dhe bashkuese./gsh

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

25 Shtator, 2026

Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën

25 Shtator, 2026

Xi Jinping përfundon me sukses vizitën shtetërore në ShBA

25 Shtator, 2026

Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, shpall IRGC-në organizatë terroriste

25 Shtator, 2026

Papa Leo XIV në Francë, një vizitë me peshë për Kishën, Evropën dhe dialogun me botën laike

25 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.