• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

    Në Prishtinë vijojnë protestat kundër vendimit të Hagës: Kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale

    Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

“Popujt e Ballkanit kanë dëshirë më të madhe se qeveritë për bashkëpunim”

9 Janar, 2019
in INTERVISTË, ME TE LEXUARAT
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Situata aktuale në terren në Ballkanin Perëndimor lejon veprime të guximshme politike, thotë Gjergj Murra, Drejtor Ekzekutiv i “Western Balkan Fund”

A ka ndryshuar për mirë mentaliteti i njerëzve lidhur me bashkëpunimin rajonal në sajë të nismave në kuadër të Procesit  të Berlinit për përshpejtimin e ritmeve të progresit të 6 vendeve të Ballkanit  Perëndimor (BP) në rrugën e tyre  drejt BE? Çfarë kontributi jep Western Balkan Fund , (WBF) që është një produkt i këtij procesi?

Pa dyshim, vitet e fundit, ka një mentalitet dhe vizion të të ri për bashkëpunimin në BP. Western Balkan Fund është një tregues i qartë për këtë. Si një organizatë ndërqeveritare, gjithë-përfshirëse me seli në Tiranë , e krijuar nga qeveritë e 6 vendeve të BP, në vjeshtën e vitit 2015, në kuadër të Procesit të Berlinit WBF ajo jep kontribut në afrimin e rajonit me BE. Brenda një kohe relativisht të shkurtër WBF po shndrrohet në një aktor aktiv rajonal për forcimin e marrëdhënieve mes qeverive të 6 vendeve – Bosnjë- Herzegovina, Mali i Zi, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe Shqipëri – me një fokus të veҫantë  në bashkëpunimin dhe rritjen e kontakteve  mes njerëzve në rajon. WBF hapi rrugën e një përqasjeje shpresëdhënëse në BP- për herë të parë  6 vendet e rajonit u bënë bashkë – themeluese të një organizate. 

Nuk ishte e lehtë që Serbia  dhe Kosova të pranonin njëra –tjetrën, si palë të barabarta, në një organizatë rajonale. Tanimë është  kuptuar se njohja më e mirë mes njerëzve, popujve fqinjë  është ҫelësi që hap dyert e forcimit të bashkëpunimit rajonal. Sa më shumë të njohim njëri-tjetrin, të kuptojmë se ato që na bashkojnë si popujt fqinjë janë më të rëndësishme se ato që na ndajnë, aq  mirë do të luftojmë paragjykimet ndaj njëri tjetrit, aq më shumë do forcojmë bashkëpunimin, aq më shpejt do ecim përpara.  Këtë mundësi e krijon edhe WBF,  një produkt 100% rajonal dhe në pronësi 100% të rajonit, duke mbështetur projekte të përbashkëta rajonale.

A ka interes për të tilla projekte?

Shumë. Përtej pritshmërive tona. Na rezulton që njerëzit në BP duan të bashkëpunojnë më shumë sesa duan qeveritë, që kanë vullnet dhe gadishmëri më të madhe sesa qeveritë. Mendoj që kjo dëshirë e madhe për bashkëpunim është një mesazh, që politikanët e këtij rajoni duhet ta shikojnë me shumë seriozitet.  Në thirrjen e parë na erdhën 350 projekt-propozime rajonale me rreth 1200 partneritete mes  6 vendeve të rajonit. Kriteri është që ҫdo organizatë apo institucion që aplikon të ketë të paktën edhe 2 partnerë në rajon. Numri i partnerëve për projekt doli 3.7, madje pati edhe projekte me 10-12 partneritete. Ka energji, vullnet pozitiv tek popujt e BP për të tejkaluar kufijtë, qofshin fizikë apo  në mentalitet, që duket sikur janë të mëdha, por po dëshmohet që nuk janë të tilla.

Si e shihni situatën në rajon edhe si një diplomat me përvojë që tani drejtoni WBF? A është në favor të kësaj dëshire, vullneti?

Situata në rajon ka ulje -ngritje, por mendoj që gjithsesi trendi është pozitiv. Nayrisht, marrëdhëniet dypalëshe, acarimi apo normalizimi i tyre ndikojnë pozitivisht apo negativisht edhe në procesin e bashkëpunimit rajonal. Bashkëpunimi shumëpalësh në BP, pjesë e të cilit është edhe WBF, padyshim ndikon pozitivisht në zbutjen e mosmarrveshjeve dhe lehtësimin e marrdhënieve  dypalëshe. Nga përvoja e WBF rezulton që marrdhëniet mes qeverive, retorika e  politikanëve nuk e ul dëshirën e njerëzive për bashkëpunim. Fakti që WBF, edhe  pse është një organizatë relativisht e re, ka mobilizuar vetëm në periudhën 2017-2018 më shumë se 3000 organizata në BP, që bashkëpunojnë me njëra tjetrën flet më së miri për këtë.

Politikanët  duhet t’i kenë më mirë parasysh tregues të tillë: duhet të kuptojnë që ka një terren që shtyn për më shumë bashkëpunim, më  shumë njohje ndërmjet njerëzve në rajon. Ka hapësira shumë të mëdha për bashkëpunim, që lehtësojnë edhe vendimmarrjen politike. Nëse ka një vullnet politik për të ecur përpara, është  situata në terren, që lejon edhe veprime të guximshme politike  që ҫojnë në forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Si po mbështet konkretisht WBF Procesin e Berlinit?

Fjalët kyҫ të Procesi të Berlinit janë tre: rritja e konektivitetit në BP, liberalizimi i tregtisë, rritja e mobilitetit. WBF është pjesë e Procesit të Berlinit, në mbështetje të tij në atë që njihet si „Soft Connectivcity” ose ndryshe bashkimi i njerëzve, rritja e mobilitetit.  Rajoni mund të ketë super infrastrukturë, rrugë, autostrada, hekurudha moderne, por nëse nuk janë njerëzit që t’i  përdorin, kjo nuk ka vlerë. WBF ndihet i inkurajuar nga mbështetja e Gjermanisë në Procesin e Berlinit , jo vetëm ndaj infrastrukturës fizike por edhe rritjes së kontakteve dhe lidhjeve njerëzore  në rajon.

Ne mbështesim  projekte në 3 fusha : kulturë, arsim/ kërkim shkencor, zhvillim ekonomik me theks të veҫantë tek mbrojtja e mjedisit. Pjesa më e madhe e projekt-propozimeve është në fushën e kulturës, kultura nuk njeh kufi , njerëzit përmes saj njihen dhe lidhen. Kurse shkëmbimet e studentëve, institucioneve shkencore dhe shkencëtarëve në rajon janë  ende në nivele të ulëta.

Cilat janë sfidat e WBF në 2019?

Të njohim edhe më mirë njeri-tjetrin, të punojmë edhe më shumë së bashku, të ecim edhe më shpejt në krijimin dhe pasurimin e identitetin rajonal si vlerë drejt të ardhmes europiane. Këtu shfaqen edhe sfidat e 2019. Në krye të tyre është ajo financiare, pa lënë mënjanë klimën politike dhe  mosmarrëveshjet dypalëshe. Kërkesat e njerëzve, shoqërive civile, institucioneve arsimore / kulturore në 6 vendet e rajonit, për të bashkëpunuar janë më të mëdha sesa mundësitë e WBF.  Kemi një fond të  vogël, në raport me këto kërkesa, që formohet nga kuota financiare të 6 qeverive të BP. Ekziston rreziku potencial që shifrat e ulta të mbështetjes nga WBF të dekurajojnë aplikimet në të ardhmen. Në thirrjen e parë mbështetëm  vetëm 5 %  të projekt-propozimeve ose 18 syresh nga 350 në total. Sivjet do të mbështesim 24 projekte pasi 6 qeveritë vendosën dyfishimin e kuotës. Ky është një zhvillim pozitiv, që  i shërben asaj që ne e quajmë „Regional  Ownership in Action – Pronësi Rajonale në Veprim.” 

Por shifra mbetet përsëri e ulët pasi ajo mbulon edhe kostot financiare të ekspertëvë rajonalë të Sekretariatit të WBF,  që duhet të shkojnë në terren, atje ku projektet zbatohen. Këtë vit po shikojme mundësi të bashkëpunojmë  me donatorë të tjerë, por pa ndryshuar në mënyrë rigoroze fizionominë, objektivat dhe misionin e WBF. Ideja është të financojmë edhe programe afatshkurtra në shkëmbimet e studentëve, të japim bursa  studimi, të mundësojmë shkëmbimet e vlerave  kulturore në kryeqytetet e 6 vendeve të  BP./dw

Related- Posts

INTERVISTË

Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

26 Prill, 2026
INTERVISTË

Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

14 Mars, 2026
INTERVISTË

EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

4 Mars, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

25 Shtator, 2026

Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën

25 Shtator, 2026

Xi Jinping përfundon me sukses vizitën shtetërore në ShBA

25 Shtator, 2026

Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, shpall IRGC-në organizatë terroriste

25 Shtator, 2026

Papa Leo XIV në Francë, një vizitë me peshë për Kishën, Evropën dhe dialogun me botën laike

25 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.