Nga mesnata duke u gdhirë e diel, mbyllen hyrjet tokësore me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut e Greqinë, lejohet vetëm transporti i mallrave
Nga nesër, ditën e diel të 15 marsit në mesnatë, ora 00.00 të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali I Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë.
Masa është njoftuar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në vend.
Më herët, kufiri me Greqinë ishte i hapur për mjetet e vogla personale, duke ndaluar vetëm transportin masiv të udhëtarëve me autobus.
“Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë hapur kudo vetëm për transportin e mallrave”, theksoi kryeministri duke përsëritur thirrjen: “Frikë aspak, kujdes po.