Kosova mund të jetë në prag jo vetëm një krize mjekësore për shkak të koronavirusit, por edhe një krize politike, pasi kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Agim Veliu, i cili është ndër zyrtarët më të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky vendim erdhi sepse Veliu kërkoi shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme për shkak të COVID-19.
Shkarkimi i tij vë edhe në rrezik koalicionin qeveritar mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. Dy partitë kanë patur qëndrime te kunderta kohët e fundit për shkak të taksës ndaj importeve serbe, me LDK-në që ka kërkuar heqjen e menjëhershme të saj. Në këto kushte, vendimi i Kurtit për të shkarkuar ministrin më të rëndësishëm të LDK-së mund të shkaktojë një krizë të madhe politike në Kosovë.
Kryetari LDK-së, Isa Mustafa, e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e ministrit Veliu.
Në një prononcim për mediat Mustafa ka thënë se Kurti nuk është konsultuar me të dhe se ky vendim është në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit.
Në një reagim të dytë në rrjetin social Facebook, a i ka kërkuar Kurtit të tërhiqet nga vendimi.
Veliu mbështeti mbrëmjen e kaluar propozimin e presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e jashtëzakonshme, edhe pse Kurti kishte deklaruar se ky ishte një hap ekstrem.
Kriza ndërmjet dy partive të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike po vjen në kohën kur e gjithë bota, përfshirë edhe Kosoven, po ballafaqohet me luftën kundër koronavirusit të ri.
A është kjo si shenja e parë se koalicioni mes dy partive është drejtë prishjes.
Kurti gjithashtu i ka dal nga llafi amerikanëve kur u tha se ne 15 mars do të hiqte pjesërisht taksnë me Serbinë.
Ai gjeti sebepin e koronavirsut dhe nuk e bëri një gjë të tillë.
Amerikanët ditën e sotme i kishin bërë sërish thirrje për të hequr taksën.
Analistë serioz të cilët e ndjekin nga afër politikën e Kosovës hedhin tezën se Kurti është duke e shtyrë vetë prishjen e koalicionit.
Mos heqja e taksën dhe shkarkimi i një prej njërëve më t rëndësishëm të LDK-së duket se vërteton këtë tezë. /h.e
Argumentum