Italia ka shënuar sot një rekord të numrit të viktimave të regjistruara brenda 24 orëve. Të dhënat janë dramatike 969 viktima më shumë se një ditë më parë duke e çuar numrin total të tyre në 9134.
Numri i personave të infektuar ka arritur 86 498 e ka regjistruar 5959 raste më shumë pozitive se një ditë më parë.
Numri i personave të shëruar është 10 950, ndërsa orët e fundit janë shëruar 589 pacientë.