Kryeministri britanik, Boris Johnson, është dërguar në spital për të kryer analiza, 10 ditë pasi doli të jetë infektuar me koronavirus, ka njoftuar zyra e tij, raporton BBC.
Ai “vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit duke përfshirë temperaturë të lartë”, tha një zëdhënëse.
“Me këshillën e mjekut të tij, kryeministri sot është pranuar në spital për analiza”, tha zëdhënësja.
Ajo shtoi se “kryeministri falënderon stafin e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi”.
Kryeministri Johnson ka punuar nga shtëpia, pasi u njoftua më 27 mars se ai ishte infektuar me koronavisurin e ri.