• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

  • POLITIKË

    Hoxha takim me ish-presidentin Hollande: Franca, rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

    Kryeministri Rama pret Ambasadorin e Turqisë, z. Erciyes: Në fokus partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi ekonomik

    Balla pret të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut: Gjuha shqipe nuk negociohet

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Rama për “Financial Times”: Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë

    Dita e 23-të e protestës në Tiranë, organizatorët publikojnë pesë kërkesat kryesore

    Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Maqedonia e Veriut në NATO: Aleat formal, partner i diskutueshëm

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një udhë drejt së panjohurës

8 Prill, 2020
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Jelena Miliç*

Vuçiç ka autoritetin, mbështetjen popullore dhe vendosmërinë për të arritur një marrëveshje shumëpërfshirëse dhe shumëdimensionale midis Serbisë dhe Kosovës. Fatkeqësisht, kjo nuk mund të thuhet për opozitën politike të Serbisë.

Ndërsa disa ekspertë po përpiqen mjaft për të minuar/ perspektivën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe shumëdimensionale midis Serbisë dhe Kosovës, një (marrëveshje) me vlefshmëri demokratike për të dy kryeqytetet, një zhvillim i jashtëzakonshëm po shpaloset në Ballkan; Serbia e vitit 2020, e cila nën udhëheqjen e Presidentit Aleksandar Vuçiç të stimuluar nga politikat e zgjuara të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit, dëshiron të rivendosë një partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Kjo ishte e dukshme gjatë vizitës së Vuçiçit në Uashington në fillim të marsit. Në fjalën e tij në Konferencën e Politikave AIPAC, ai mbështeti përpjekjet për paqe të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme. Në një intervistë të gjatë për Politikën e Jashtme, (Foreign Policy) ai tha se Serbia i ishte “thellësisht mirënjohëse” SHBA-së. Përpjekjet e Serbisë për tu afruar me Shtetet e Bashkuara është një prirje që mund të vihet re lehtësisht nga kushdo që dëshiron, thjesht duke ndjekur programet politike të mëngjesit në kanalet televizive serbe apo duke i hedhur një sy faqeve të para të gazetave të përditshme serbe më popullore pro-pushtet, të cilat po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen ndaj angazhimit (reciprok) midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Edhe shenjat e tjera janë të shumta. Vuçiç mbështeti një kompromis jetik ndërmjet të gjithë aktorëve në Bosnje dhe Hercegovinë për formimin e qeverisë së re dhe miratimin e planit reformativ për forcat e armatosura në bashkëpunim me NATO-n. Ai dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë angazhuar në një afrim historik midis dy kombeve. Serbia po zbaton fazën e dytë të Planit Individual të Veprimit për Partneritet me NATO-n dhe po forcon angazhimin e saj me anëtarët e krahut lindor të NATO-s. Në fillim të këtij muaji, Navy Seals i SHBA zhvilloi ushtrime të përbashkëta dhe stërviti homologët e saj serbë, në afërsi të Beogradit. Në Serbi mbahen rregullisht parada paqësore krenarie nga homoseksualët (Gay Pride Parade) të udhëhequra nga zyrtarë të lartë të qeverisë dhe Vuçiç i referohet shpesh nevojës që Serbia t’i kuptojë dhe të mos përsërisë gabimet e së shkuarës. Këto mund të përmenden vetëm si disa nga zhvillimet e shumta pozitive në Serbi.

Në të njëjtën kohë, Serbia po i merr parasush paralajmërimet e SHBA-së në lidhje me blerjen e armëve ruse, dhe Vuçiç është angazhuar të ndryshojë furnizuesit e armëve të vendit, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe një nga aleatët më të afërt të Amerikës, Izraelin. Megjithë presionin në rritje të Rusisë dhe operacionet hibride në Serbi, Beogradi refuzoi t’i jepte status diplomatik të ashtuquajturës Qendra Humanitare Serbo-Ruse në qytetin jugor serb, Nish.

E pse po përpiqet Serbia të marrë drejtimin për nga Shtetet e Bashkuara? Një prej arsyeve është padyshim të bindë Uashingtonin të ndihmojë dhe të ndërmjetësojë një zgjidhje të ekuilibruar, politikisht të arritshme dhe të qëndrueshme për mosmarrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës. Për më tepër, Serbia e vitit 2020 dëshiron dhe meriton të trajtohet si e tillë, në vend që të konsiderohet përjetësisht si Serbia e vitit 1999, çfarë, për fat të keq, vazhdon të jetë rasti në Kosovë dhe në disa  vende të Perëndimit, sidomos në mesin e atyre që kanë punuar në Ballkan që nga vitet 1990 dhe të cilët duket se kanë ngecur në këtë dekadë kur bëhet fjalë për rekomandimet mbi politikat.

Nën pretekstin e multikulturalizmit, këta individë janë kundër çdo marrëveshje shumëdimensionale, gjithëpërfshirëse ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, e cila potencialisht përfshin rregullime të vijës administrative (kufirit), duke dështuar ose refuzuar të pranojnë se një marrëveshje e tillë do ta ankoronte Serbinë në Perëndim. Kundërshtimi i tyre për rregullime të pajtuara reciprokisht në kufirin administrativ bazohet në argumentin se kjo lloj zgjidhjeje do të bënte që pakica serbe në Kosovë të përbëhej vetëm nga ata që jetojnë në jug të lumit Ibar, çfarë do i detyronte ata të largohen nga Kosova. Por pakica serbe e Kosovës, më së shumti, qëndroi me vendosmëri aty edhe pas dhunës në shkallë të gjerë që e shënjestroi në vitin 2004, e cila rezultoi në vdekje serbësh dhe shkatërrimin e dhjetëra kishave ortodokse serbe. Nëse këto ngjarje nuk kanë shkaktuar eksod masiv, atëherë përse do ta shkaktojë një marrëveshje paqësore e pranuar reciprokisht dhe që me shumë mundësi jep garancinë e sigurisë dhe ofron lidhje institucionale midis serbëve në veri të Kosovës dhe enklavave serbe në jug?

Pas një marrëveshjeje të tillë, si Serbia edhe Kosova do të mbeten multietnike. Vetëm në Serbi ka më shumë se njëzet këshilla kombëtar të pakicave që merren me çështje gjuhësore dhe kulturore dhe që organizojnë zgjedhje të rregullta në institucionet e tyre. Pjesa e vogël e territorit të Kosovës – rreth 10 përqind – që mund të jetë një prej elementeve të një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse  i intereson gjithashtu të dyja palëve, për shkak të burimeve që ekzistojnë atje, përfshirë minierën e Trepçës dhe sistemin e furnizimit me ujë të Gazivodes. Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës në 2008 u klasifikua si një “rast unik” në mesin e atyre që e mbështetën këtë veprim. Nëse mosmarrëveshja Kosovë-Serbi ka qenë një rast unik, atëherë ajo mbetet edhe sot një çështje unike, që kërkon një zgjidhje unike, e cila mund dhe duhet të përfshijë menaxhimin e përbashkët të burimeve në një mënyrë që i detyron Serbinë dhe Kosovën të bashkëpunojnë teksa bëjnë progres.

Për më tepër, një nga tre komunat e vogla në veri të Kosovës që mund të jenë pjesë e një marrëveshjeje, Leposavic, është vendndodhja e një prej bazave të forcave paqeruajtëse të KFOR-it. Në rast të një marrëveshjeje në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, e cila autorizoi misionin e udhëhequr nga NATO në Kosovë në 1999 dhe mbetet në fuqi edhe sot, një pjesë e trupave të KFOR-it do të mbeteshin të vendosura në një territor të kontrolluar nga Beogradi. Prania e tyre do të shërbente për të ulur ndikimin negativ të Rusisë dhe aktorëve të tjerë jo-demokratikë në Serbi, ndërsa do i jepte Serbisë mundësinë  të qëndronte ushtarakisht asnjanëse, nëse kjo do ishte zgjedhja e saj.

Sipas të dërguarit special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer, çdo marrëveshje duhet të jetë “e shitshme” (e pranueshme ) për popullin, si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. Megjithatë, në Serbi, sondazhet tregojnë se jo më shumë se një e treta e popullsisë mbështet një marrëveshje me kompromis shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse. Për Vuçiçin, kjo është një vështirësi shumë e madhe për t’u kaluar, sidomos teksa ka përballë operacionet hibride agresive të Rusisë në Serbi, për të cilat rrallë flitet. Një prej arsyeve të kësaj është se Vuçiç nuk mundet të përkufizojë dhe identifikojë haptazi aktivitetet e Rusisë me emrin e vet. Kjo do të bënte që Kremlini t’i aktivizonte edhe më fort mbështetësit e tij dhe makinerinë propagandistike të Serbisë kundër Vuçiçit, duke e përshkallëzuar më tej narracionin se Vuçiç është një tradhtar sepse kërkon kompromis për Kosovën.

Ndonjëherë, një nga këta mbështetës është Kisha Ortodokse Serbe, e cila kinse nuk kontrollohet nga Vuçiçi autokrat dhe i gjithëpushteshëm. Si në rastin e pamundësisë së tij për të sfiduar publikisht Rusinë, Vuçiç, për shkak të autoritetit dhe ndikimit në vend të Kishës Ortodokse Serbe, nuk mund të flasë hapur mbi se si kisha vë pengesa dhe kufizon mundësitë e tij për të arritur një marrëveshje mbi Kosovën. Por kisha padyshim që e bën këtë. Kisha Ortodokse Serbe po ndjek interesat e veta në Kosovë dhe nganjëherë së bashku me ato të Rusisë, në vend të interesave të një shumice multietnike të Serbisë, e cila kërkon të anëtarësohet në BE.

Mjerisht, përveç kishës, elitat politike në Kosovë dhe ata individë në Perëndim të cilët po përpiqen të delegjitimizojnë të dërguarin e posaçëm të presidentit (amerikan) për bisedimet e paqes midis Serbisë dhe Kosovës, Ambasadorin Richard Grenell, dhe përpjekjet e tanishme të Shteteve të Bashkuara për të gjetur një kompromis të përhershëm gjithashtu po ndihmojnë Rusinë në ndjekjen e objektivave të saja shkatërrues, domethënë, për të mbajtur status quo-në. Kjo është ajo që Kremlini dëshiron më shumë se gjithçka tjetër. Statusi quo, i cili i jep Rusisë shumë më tepër kontroll dhe ndikim sesa, përndryshe do të kishte; i mundëson Moskës të vazhdojë të shantazhojë Vuçiçin mbi Kosovën, duke e penguar atë të kritikojë Moskën dhe të heqë të vetmen pengesë reale që ekziston midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç ka autoritetin, mbështetjen popullore dhe vendosmërinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe shumëdimensionale midis Serbisë dhe Kosovës. Fatkeqësisht, kjo nuk mund të thuhet për opozitën politike të Serbisë. Shumica e figurave të saj kanë lidhje shumë më të ngushta me Rusinë dhe Kishën Ortodokse Serbe në krahasim me Vuçiçin, dhe Moska do të preferonte t’i shihte ato në pushtet, pjesërisht sepse ata janë kategorikisht kundër çdo marrëveshjeje të mundshme midis Serbisë dhe Kosovës. Për Kremlinin, ato janë një garanci shumë më e madhe për (mbajtjen e) status quo-së krahasimisht me Vuçiç, i cili mbështet marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë veçse verbalisht, por në të njëjtën kohë po përpiqet të zgjidhë Kosovën, çfarë do ta privonte Rusinë nga ndikimi dhe kontrolli i saj mbi Serbinë.

Falë aftësive të tyre të jashtëzakonshme, Grenell dhe kolegët e tij duket se i kuptojnë të gjitha këto. Është e qartë se ata nuk duan ta humbasin këtë mundësi të momentit për të zgjidhur menjëherë një nga mosmarrëveshjet më të vështira në botë, të ringjallin aleancën e Amerikës me Serbinë dhe të pastrojnë Ballkanin nga prania shkatërrimtare e Rusisë.

*Autorja është drejtore e Qendrës së Studimeve Euro-Atlantike në Beograd, Serbi.

Burimi: The National Interest/ Përktheu: Argumentum

Related- Posts

POLITIKË

Hoxha takim me ish-presidentin Hollande: Franca, rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

24 Qershor, 2026
POLITIKË

Kryeministri Rama pret Ambasadorin e Turqisë, z. Erciyes: Në fokus partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi ekonomik

24 Qershor, 2026
POLITIKË

Balla pret të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut: Gjuha shqipe nuk negociohet

24 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

A mund të mbijetojë politikisht “Bibi” pas përmbysjes historike të Trumpit?

24 Qershor, 2026

Hoxha takim me ish-presidentin Hollande: Franca, rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

24 Qershor, 2026

Kryeministri Rama pret Ambasadorin e Turqisë, z. Erciyes: Në fokus partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi ekonomik

24 Qershor, 2026

Merz mbledh E5 në Berlin para Samitit të NATO-s: Ukraina, Irani dhe mbrojtja evropiane në fokus.

24 Qershor, 2026

Dokumenti/ Trump zgjat edhe për një vit emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

24 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.