Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim zhvilloi sot një takim me kreun e KED-së, Ardian Dvorani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane tha se me rëndësi është pavarësia, integriteti dhe efikasiteti i institucioneve të drejtësisë.
“U takova me gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Shqipëri. Ne duhet ta kthejmë historinë në drejtim të drejtësisë”, shkruan ambasadorja.
Ky takim vjen në një kohë kur situata është e trazuar pas akuzave të presidentit Ilir Meta, i cili ka kërkuar largimin e Dvoranit nga drejtimi i KED, me pretendimin se i ka përfunduar mandati.
Në fakt për tej këtij lajmi ky takim është një mesazh i qartë ndaj presidentit të vendit për të ndaluar sulmet ndaj kreut të KED.
Meta prej javësh është në një përplasje me Dvoranin.
Por ky nuk ishte një mesazh vetëm për Presidentin.
Në qarqet mediatike ka nisur të artikulohet fakti se afrimi mes Ramës dhe Metës do të bwjë kurban kreun e KED.
Pra, sipas asaj që flitet mediatikisht Rama do të heq nga KED Dvoranin.
Informacion ky që sigurisht i ka shkuar dhe Ambasadës Amerikane, e cila sot me takimin me Dvoranin përveç mesazh ndaj Metës ka dhe një paralajmërim për Ramën./ h.e
Argumentum